Ja pse disa persona nuk e besojnë ekzistencën e Koronavirusit - Mix

×
Hyrja
Profili

Ja pse disa persona nuk e besojnë ekzistencën e Koronavirusit

Ja pse disa persona nuk e besojnë ekzistencën e Koronavirusit

· 1 · 325

  • Postime: 21592

ne: 10-09-2020, 00:00:11
 

Studimet shkencore thonë se njerëzit i peshojnë ndryshe kostot e menjëhershme me ato që vijnë më vonë

Përgatitjet tona (si shtet dhe komunitet) të pamjaftueshme për një pandemi, pavarësisht një sërë treguesish se ajo do të vinte dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për t’ju rikthyer normalitetit, megjithëse provat e qarta historike tregojnë se duke bërë këtë, thjesht e zgjasim më shumë pandeminë, duke bërë që situata të vazhdojë të jetë anormale për një kohë më të gjatë.

Truri ynë ka edhe një problem tjetër gjatë pandemisë. Ne kemi evoluar për t’u marrë me “rreziqe të qarta dhe të pranishme”. Evolucioni nuk na përgatiti për t’u përballur me një rrezik të padukshëm, që ndonjëherë i shfaq simptomat më vonë dhe herë të tjera, nuk shfaq asnjë.

Për më tepër, pasojat e infektimit me coronavirus nuk janë absolute dhe nuk përhapen në mënyrë të barabartë në gjithë popullsinë. Madje, statistikat tregojnë se probabiliteti aktual i vdekjes nuk është shumë i lartë, kështu që ne e hedhim poshtë atë pasojë që nuk vlen për ne – fenomen ky, i njohur si “zbritje e mundësisë”.

Mungesa e simptomave të menjëhershme dhe probabiliteti (relativisht) i ulët i vdekjes do të thotë që truri ynë nuk e merr kërcënimin aq seriozisht sa duhet.

Përtej kësaj, kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi ndërkombëtare, siç janë pandemitë, ne presim që të mbështetemi te shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore për të na treguar faktet, dhe tek qeveria për të siguruar udhëheqjen dhe ndihmën e duhur.

Pa udhëzime të qarta nga qeveria, shumë prej nesh do të kontrollohen nga dëshira individuale për “shpërblime” të menjëhershme: kënaqësia e një feste ose mbledhja shoqërore, ndjenja e normalitetit nga një hundë dhe gojë e pambuluar. Kështu, injorohen pasojat e mundshme që do të shfaqen më vonë.

Të kuptuarit se si truri ynë funksionon, mund të na ndihmojë të jemi më efektiv në përpjekjet tona për të luftuar coronavirusin dhe për të bërë zgjedhje më racionale. Të gjithë duhet të përqendrohemi më shumë në efektet ose shpërblimet afatgjata për sjelljen tonë sesa në efektet ose kënaqësitë afatshkurtra të veprimeve të caktuara.

Kjo analizë u realizua nga Edward Wasserman, profesor i shkencave psikologjike dhe i studimit të trurit në Universitetin e Iowa-s dhe Thomas Zentall, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kentucky-t./rd.al

Temat e fundit