Misteri i biçikletës që u “gëlltit” nga pema - Mix

×
Hyrja
Profili

Misteri i biçikletës që u “gëlltit” nga pema

Misteri i biçikletës që u “gëlltit” nga pema

· 1 · 384

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-01-2013, 07:50:57
Pamja e biçikletës që çuditërisht ndodhet brenda trungut të një peme mbetet një nga misteret më të bukura të natyrës dhe mrekullive që mund të krijojë ajo. Bëhet fjalë për një histori të çuditshme, por më se të vërtetë. Biçikleta në fjalë rreth 60 vjet më parë i përkiste një djaloshi të vogël të quajtur Don Puz, i cili jetonte bashkë me të ëmën në ishullin Vashon në Washington. Në vitin 1954 djaloshi u kthye në shtëpi pa biçikletën e tij dhe i tha të ëmës se e kishte humbur pasi e kishte lënë pranë një peme dhe nuk e kishte gjetur më.

Vetëm dekada më vonë, nëna e tij zbuloi se si biçikleta e djalit të saj të vogël ishte ‘gëlltitur’ nga një pemë dhe tashmë gjendej pothuaj një metër lart tokës. Mesa duket, pema duke e u rritur, e kishte mbështjellë me trungun e saj biçikletën, e cila tashmë gjendet çuditërisht brenda ‘barkut’ të pemës.



(gazeta-Shqip)

Temat e fundit