×

Në Fier ndodh çudia, cjapi bën qumësht

Në Fier ndodh çudia, cjapi bën qumësht

· 1 · 156

  • Postime: 21081
InfoZ
ne: 24-06-2020, 23:05:58

Një dukuri e rrallë është konstatuar në Fier, ku është zbuluar një cjap që bën qumësht.

Prej vitesh siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurre se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës.

Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvëndësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht.

“ Që vitin e parë e parë se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pash se kishte qumësht”, është shpehur Vlashi.

Anomali apo bekim askush nuk di ta thotë por dukuria megjithëse shumë e rrallë, nuk është e panjohur. Përgjatë një viti Frederik Vlashi kërkoi të mësonte se cfarë po ndodhte me cjapin e vetëm të tufës.

Por askush, madje edhe veterinerët nuk e morën seriozisht dyshimin e tij. Në fund vendosi ta milte, madje përpara kameras

“Për të tjerë që gjasme që kishin më shumë përvojë se mua më thanë se ishte e pabesueshme. Dhe më të moshuar se unë të cilët theksuar se një rast i tillë ishte i pamundur, dhe për këtë i besova vetes dhe e shtrydha”, ka thënë ai.

Laktacioni mashkullor siç njihet ndryshe nuk e ka penguar cjapin 2 vjecar në Fier të riprodhohet.

“Ky është babai i dy brezave sivjet”.

Është një sasi e vogël krahasuar me qumështin që merret zakonisht nga dhitë por me përberje më të trashë

“Ky është një qumësht që ka vlera të larta, ky qumësht është i barabartë me 1 litër nga qumështi i zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera fermeri.

Qumështi i dhive ka vlera të larta kurative falë nivelit të ulët të yndyrës. E njeta mund të thuhet edhe për qumështin e cjapit në Fier apo në vende të tjera të botës ku janë shfaqur anomali të tilla./ ABC
 

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani pas stërvitjes

Nisur nga InfoZRubrika Fitness

Postimi i fundit 04-06-2020, 07:47:14
nga InfoZ
qumesht pana ne anglisht

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:35:26
nga InfoZ
qumesht dallendyshe

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:22:27
nga InfoZ
lajmi i fundit ne fier

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:01:35
nga InfoZ
Ne Luginen e Presheves po ndodh spastrim etnik i shqiptareve

Nisur nga M A XRubrika Lugina e Presheves

Postimi i fundit 15-05-2020, 20:26:54
nga M A X