×

Policia Rrugore

Policia Rrugore

· 11 · 188

  • Postime: 21520
InfoZ
ne: 07-04-2020, 13:38:50
 

“Covid-19” – Lëvizja e kontrolluar me mjet!
Në këtë hapësirë qytetarët mund të vetëdeklarojnë lëvizjen me mjet për vajtje-ardhje në punë, të aplikojnë për lëvizje mjeti personal, të aplikojnë për lëvizje mjeti\mjetesh biznesi dhe të gjurmojnë statusin e aplikimit të tyre (nëse është në shqyrtim, pranuar apo refuzuar).
Adresa per te plotesuar formularin per vetedeklarim apo autorizim levizje nga qeveria shqiptare. http://autorizime.asp.gov.al/apply

  • Postime: 21520
InfoZ
#1 ne: 07-04-2020, 13:44:19
Ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave Nr. 3, datë 15.3.2020 – “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

AKT NORMATIV
Nr. 3, datë 15.3.2020
PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË
KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA
COVID-19
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Objekti dhe subjektet
Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren ndaj
personave fizikë/juridikë apo individë, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht vendbanimit të tyre, të
cilët shkelin rregullat, vendimet, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë
gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Neni 2
Qëllimi
Ky akt normativ ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të
vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë
territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të
shkaktuar nga COVID-19.

Neni 3
Masat e veçanta administrative
1. Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa
autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij
aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë
sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe
ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.
2. Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si
aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo
të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë
milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
3. Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të
urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë
duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen
nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin
dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij
rregulli.
4. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:
a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij
nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase
ose të huaja apo ndërkombëtare;
b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk
vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë
parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19;
c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet
kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;
ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet
kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.
5. Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin
aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në
masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën
1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu
shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
6. Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e
mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit,
qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me
gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e
veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për
mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000
000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë
6-mujore.
8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e
autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet
mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë
vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet
edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
9. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë
një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur
grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi
dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe
mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
10. Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit
shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta
ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve.
Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast
përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
11. Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të
transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga
organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me
bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.
12. Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave,
pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të
tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet
sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e
hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre,
dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000
(njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e
veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio
televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu
shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit
nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.
14. Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e
barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me
gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000
(pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë
së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
15. Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me
shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente,
dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në
masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e
të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
16. Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër
të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private
spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e
mbështetës.
Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në
rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të
shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast,
personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e
strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës,
shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast
përsëritjeje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë
dhjetëvjeçare.

Neni 4
Organet kompetente për dhënien e masave administrative
1. Të drejtën e dhënies së masave administrative, sipas përcaktimeve të nenit 3, të këtij akti
normativ, e ka organi kompetent sipas fushës së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e
Shtetit.
2. Për rastet e përcaktuara në nenin 3, të këtij akti normativ, nuk jepet e njëjta masë
administrative njëkohësisht nga dy ose më shumë organe kompetente. Në këto raste zbatohet
masa e dhënë nga organi që ka konstatuar i pari shkeljen.
3. Gjobat e dhëna, sipas këtij akti normativ, përbëjnë titull ekzekutiv dhe modeli i tyre
përcaktohet nga organi kompetent sipas fushës së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e
Shtetit.
4. Gjobat e mbledhura, sipas këtij akti normativ, derdhen 100% në buxhetin e shtetit.
5. Shqyrtimi dhe dhënia e masave administrative bëhen në përputhje me parashikimet e Kodit
të Procedurave Administrative.

Neni 5
Vendimmarrja nga organet kolegjiale
Marrja e vendimeve nga organet kolegjiale, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së infeksionit të
shkaktuar nga COVID-19, realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Neni 6
Kohëzgjatja dhe zbatimi
1. Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e
infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
2. Zbatimi i këtij akti normativ, për kohëzgjatjen e periudhës së infeksionit të shkaktuar nga
COVID-19, ka përparësi ndaj dispozitave të akteve të tjera lidhur me masat administrative.
3. Në çdo rast, ky akt normativ nuk përjashton aplikimin e legjislacionit në fuqi për
parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive apo akte të tjera ligjore, për aq kohë sa nuk
janë në kundërshtim me dispozitat e këtij akti.
Neni 7
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Eli
#2 ne: 07-04-2020, 21:09:12
Sikur te zbatohej ne cdo rast keshtu sic thuhet ne aktin normativ hmmmmm: Ndonjeher ndodh qe pergjigja nuk vjen ose jepet leja edhe ne rruge policia te ve gjobe :(
Lori
#3 ne: 07-04-2020, 21:37:15
Rregullat jane respektuar nga pjesa me e madhe e njerezve. Por ka dhe nga ata njerez te cilet nuk e marrin shume seriozisht situaten. Ndersa per sa i perket lejes , un sa here aplikoj per leje te e Albania me vjen sms . nuk e di un skam pasur probleme me kete pjese!!!
Eli
#4 ne: 07-04-2020, 21:44:15
Ne shumicen e rasteve mund te ndodh keshtu sic thoni ju por normalisht ka dhe raste perjashtimore sepse e kam fjalen per raste konkrete.
Lori
#5 ne: 07-04-2020, 21:56:08
Mund te kete pasur dhe ndonje rast si psh ne ditet e para kur serveri i e Albania nuk i perballonte te gjitha aplikimet per leje, por eshte dhe leja qe mund te cosh sms dhe vjen pergjigja pas nje dite. Kjo eshte per ata njerez qe nuk kan internet, apo nuk dine te perdorin e Albania.
Eli
#6 ne: 07-04-2020, 22:07:43
Keni te drejte jo te gjithe dine te perdorin e-albanian po si i behet kur kane dicka urgjente edhe nuk presin dot 24 ore per pergjigjen me sms
Lori
#7 ne: 07-04-2020, 22:16:39
Po mire nese me te vertete eshte situate emergjente!!  edhe ai polici qe mund ta ndaloje e kupton situaten qe eshte me te vertete emergjente dhe nuk i ve gjobe, apo penalizime.
Eli
#8 ne: 07-04-2020, 22:20:49
Sikur te ishte vertet keshtu sic thoni ju hmmmmm: Sa mire do ishte!
Lori
#9 ne: 07-04-2020, 22:28:44
Po mire dhe ai polici apo policja qe ve gjoben eshte njeri si gjithe te tjeret. Normale qe do ta kuptoje situaten, por ama kur realiteti eshte ndryshe ketu ndryshojne gjerat.

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 10-04-2020, 11:05:16
Policia e Shtetit njofton se vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 49 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht: shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse është konstatuar gjatë pasdites së djeshme, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit; shtetasi M. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin motor, pa lejen përkatëse të drejtimit. Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 397 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Ndërkohë, në Durrës është proceduar penalisht shtetasi K. M., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të karantinës dhe ka tentuar të vjedhë në një lokal.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në Berat është gjobitur me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi S. R., 35 vjeç, i cili ishte kthyer para 10 ditësh nga Greqia dhe i ishte komunikuar që të vetëkarantinohej, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në të gjithë vendin është konstatuar 1 lokal i hapur dhe ndaj administratorit është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Lapsi.al