×

Shqiptarët dhe besytnitë

Shqiptarët dhe besytnitë

· 3 · 259

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-04-2020, 11:54:23
Shqiptarët dhe besytnitë/ Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer, ja frika që ato kanë

Shqiptarët kanë zakonet dhe traditat e tyre që i unifikojnë, të cilat sigurisht i përcjellin ato nga njëri-brez tek tjetri. Ndër vite dhe periudha të ndryshme, kanë ekzistuar edhe besytnitë, të cilat për një pjesë të shqiptarëve janë qesharake dhe për një pjesë kanë një rëndësi të veçantë për sa kohë u është  thënë nga nëna apo gjyshja.  Nga disa intervista të kryera në terren nga “Shekulli” pikërisht mbi këtë gjë, mund të themi se të gjithë ata që u pyetën kanë dëgjuar njëherë të vetme në jetën e tyre mbi një besytni. Por sa i besojnë ato? Sa i respektojnë? Nga kush i kanë dëgjuar për herë të parë? Si i shpjegojnë këto zakone? Sidorela është në vitin e dytë të masterit në fakultetin filologjik në degën Histori. Vajza nga Vlora tregon për ne se është e njohur me shumë nga besytnitë, madje disa prej tyre i respekton ose i “ruhet” apo tregohet e kujdesshme. “Po kam dëgjuar shumë nga besytnitë. Kryesisht i kam dëgjuar nga gjyshja dhe nga mami. Në shtëpinë tonë në Vlorë mund të them se respektohen psh thërrimet e bukës nuk i nxjerrim asnjëherë jashtë sepse mendohet që ikën kismeti i shtëpisë. Ka shumë besytni të cilat unë i di siç është thyerja e pasqyrës, për të cilën jam kujdesur të mos ndodhë (qesh). Është edhe një tjetër nëse thyen një gotë duhet patjetër të thyhen edhe dy të tjera, ditëve të marta nuk duhet të bësh punë dore, apo thonjtë të mos priten pasdite vonë dhe në darkë. Ndonjëherë më ndodh të mos i respektoj për shkak të kushteve, por duke qenë se mami dhe gjyshja i përmendin gjithmonë, unë jam mësuar me faktin e të mos bërit të disa veprimeve”, tha Sidorela. Disa nga të pyeturit tanë janë nën rrjedhën e vrullshme  të jetës, e për pasojë respektimi i tyre ka ardhur duke u zbehur.

Ata shprehen se më parë i kanë respektuar. “Po di shumë nga besytnitë që të parët tanë, kryesisht gjyshja dhe mami, na e linin me porosi të veçantë të mos i bënim. Dikur, diku në moshën 18 apo 20 vjeç i kam respektuar duke mos bërë apo bërë një veprim të caktuar, tashmë nuk i bëj më. Ndoshta sepse prej dy vitesh jetoj jashtë dhe respektimi i tyre ka ardhur duke u zbehur”, thotë Rudina.  Ndërkohë shumica kanë dëgjuar mbi besytnitë, por që nuk i besojnë aspak. E nga ana tjetër në familjen e tyre është dikush që i këshillon të mos bëj një veprim të caktuar të cilët mendojnë së mund të sjell ters apo fatkeqësi.  “Kam dëgjuar shumë nga besytnitë, por nuk i besoj. Po më ka ndodhur të më thyhet pasqyra, kam qenë në vitin e parë të shkollës së lartë, të themi 19 vjeç. Sot jam 31 vjeç por nuk mendoj se thyerja e pasqyrës ka ndikuar në këtë gjë. Shpesh dëgjoj nga gjyshja që nuk duhet të presë thonjtë natën, por që unë e bëj. Gjithashtu kam dëgjuar në familjen time që të mos shkunden troshat (thërrimet) natën jashtë. Këtë të fundit e respekton mami, por jo unë”, thotë Eva.  Këto zakone të hershme të rinjve të sotme iu duken shumë të çuditshme dhe jo me ndonjë kuptim të caktuar.  “Kam dëgjuar për pasqyrën e thyer, macen e zezë, thërrimet e bukës. Në shtëpinë tonë nuk i nxjerrim jashtë thërrimet por jo prej besytnisë.  Gjyshet gjithmonë i kemi dëgjuar për prerjen e thonjve të martën. Gjyshja më thoshte shpesh të mos i presë sepse është keq. Kur e pyesja përse të mos e bëj. Më thoshte sepse kështu më kanë thënë më hërët edhe mua”, thotë Alberti, 18 vjeç. Nga ana tjetër Xhuljan i cili është vetëm 17 vjeç shprehet se nuk ka dëgjuar dhe i duken të çuditshme.  “E dëgjoj ndonjëherë, por jo se i zbatoj. Më duken shumë qesharake dhe nuk i besoj këtyre gjërave” , thotë njëra nga vajzat e pyetura.

Disa nga besytnitë që shqiptarët besojnë me rreptësi

Ndonëse jetojmë në një kohë kur modernizimi teknologjik evoluan çdo ditë, njerëzit akoma vazhdojnë të besojnë në disa besytni të cilat duket se i kanë të trashëguara “gojarisht” nga brezat e mëparshëm. Më poshtë po rendisim disa nga besytnitë më të dëgjuara të cilat shqiptarët ende i besojnë.

Kur macja e zezë  të pret rrugën

Nëse një mace e zezë ju pret rrugën, pra del para jush, atëherë duhet menjëherë të ndryshoni drejtim apo të ktheheni. Sipas asaj që është përcjelli ndër breza në popull, diçka e tillë është një shenjë fatkeqësie. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

Pasqyra e thyer

Vajzat beqare e dinë dhe e njohin shumë mirë këtë frazë. Mendohet se pasqyra e thyer sjell gjëra të këqija në jetë, por përkatësisht vajzat apo djemtë duhet të presin edhe shtatë vite të tjera për t’u martuar që nga momenti që u është thyer pasqyra.

E marta e zezë

Mendohet se e martja është dita kur Zoti e krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve dhe flokëve

Kjo mund të konsiderohet edhe si besytnia më e çuditshme. Nuk është mirë që thonjtë e duarve dhe të këmbës të priten menjëherë. Thuhet se nëse ndodh kjo, atëherë dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës ose do të ketë dasmë dhe vdekje në një ditë. gjithashtu prerja e flokëve në mbrëmje nuk është mirë pasi sjell fatkeqësi.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Patkoi i kalit

Patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në mënyrë të drejtë, pasi ndryshe pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Lemza

Jo nuk bëhet fjalë për këngën e të madhes Vaçe Zela.  Çdo kush mund të shprehet se nëse keni lemzë dikush tjetër po ju përmend.  Por,  kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Interesante/ Predikuesit e fesë që gëzojnë popullaritet në hapësirën online

Gjithmonë  jemi mësuar se në rrjetet sociale janë më të ndjekur personat që janë të shoë biz-it apo të politikës. Por, nuk ndodh gjithmonë kështu! Ndodh që edhe personalitete të ndryshme të fesë kanë një popullaritet në hapësirën online. Ata kanë ditur që t’i japin vetes një mundësi, nga njëra anë duke qenë bashkëkkohorë duke pasur një profil nga Facebook, Instagram apo ëeb site, e nga ana tjetër duke dhënë këshilla të ndryshme për besimtarët.

Imami Elvis Naçi është një nga figurat më të ndjekura në vendin tonë, kryesisht në rrjetet sociale. Aktualisht ai ka 423 mijë njerëz në Facebook dhe kjo vetëm falë predikimeve të tij në hapësirën online.

Akil Pano ndonëse nuk gëzon popullaritet në rrjetet sociale, ai ka një ëeb sit të tijin ku citon Biblen dhe jem këshilla të ndryshme.

Por një fënomen i tillë ku persona të ndryshëm të fushës së fesë kanë popullaritet pasi shfrytëzojnë hapësirën online për të qenë pranë ndjekësve dhe besimtarëve.

Pastori i Justin Bieber do t’ju befasojë. Ka më shumë se 500 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, në të cilin publikon foto nga jeta e tij familjare, fëmijet dhe gruan ose jep intervista për Oprah.

Brunilda Gorovelli
Shekulli
Eli
#1 ne: 15-04-2020, 11:58:21
Nuk besoj shume ne besytni nqs dicka eshte e thene te behet do te behet, pavaresisht i zbaton ose jo keto rregulla!

  • Postime: 7054
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 17-04-2020, 07:17:07
Moshat e reja po largohen gjithmonë e me shume nga besytnit, shumë s'ka dini kuptimin 😂.
Gjithsesi mua personalisht me ka mbetur ajo puna e thonjve. Kurre nuk i pres naten😬
 

Kush jane shqiptaret me te famshem?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:48:53
nga M A X
Kush ishin shqiptaret e Pakistani?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:46:13
nga M A X
Shqiptaret me te ndjekur ne Instagram

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-05-2020, 15:07:02
nga Wedlock
Shqiptaret per kushtetuten

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 03-03-2020, 13:20:47
nga SteriOtipi B
Dy shqiptaret e arta te xhudos

Nisur nga M A XRubrika Sporti

Postimi i fundit 11-02-2020, 10:40:22
nga M A X