Shkoder, Përdorimi i biçikletave, tradita që mban pastër qytetin - Mix

×
Hyrja
Profili

Shkoder, Përdorimi i biçikletave, tradita që mban pastër qytetin

Shkoder, Përdorimi i biçikletave, tradita që mban pastër qytetin

· 2 · 1396

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-07-2010, 08:23:52
Jeta është si biçikleta, duhet t’u japësh këmbëve që të mbash eukilibrin. Më mirë se kujtdo, kjo filozofi u shkon për shtat shkodranëve. Mjeti në fjalë është pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Një fakt që e pohojnë të gjithë ata që e kanë vizituar të pakëtn një herë qytetin verior.
 


"Për mua është mjet komunikimi, nuk eci dot në këmbë, kam që në shkollë të mesme që e përdor. Kam 27 vjet që i hipi biçikletës, kryej çdo punë me të"
Nuk të krijon stres në parkim dhe as probleme në trafik, madje përdorimi i saj nuk varet nga çmimi i karburanteve. Një stil që është adoptuar më së miri edhe nga të huajt që ndodhen në Shkodër.

Ishte pikërisht mania e një të huaji që solli biçikletën e parë në rrugët e Shkodrës. Historia e saj daton në vitin 1907. Ish-konsulli suedez ne atë kohë, ne vend të automobilit zgjodhi të lëvizte me biçikletë. Edhe pse fillimisht u pa me skepticizëm nga vendasit, biçikleta u bë më pas një nga mjetet më të pereferuara për shkodranët. Nga vitet 50 e mbrapa, modelet që pasuan ishin nga më të ndryshmet.

Sot në rrugët e Shkodrës mund të thuhet se biçikletat janë zot i rrugëve. Përdorimi i tyre, përveçse një trashëgimi e vlefshme, e ka ruajtur qytetin nga gazrat e automjeteve, duke e bërë një shembull që nuk na kujton vetëm Amsterdamin apo qytete të tjera të Kinës së largët.

TV KLAN
« Editimi i fundit: 16-10-2020, 14:42:25 nga M A X »

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 16-10-2020, 14:43:17
 

Bicikletat e para ne Shqiperi ne qytetin e Shkodres. Foto nga Marubi.

Temat e fundit