×

KOMENT NDAJ ''MJAFT ME''

KOMENT NDAJ ''MJAFT ME''

· 1 · 625

  • Postime: 71
  • Gjinia: Mashkull
prof.lulzim
ne: 02-05-2011, 15:31:26
NJË KUNDËRPËGJIGJE,QË TË MOS MANIPULOHEMI!!!

Nga LULZIM Z. HAMIDI


      Së pari përshëndes autorin e shkrimit të lartëshënuar për aftësitë e tij e të shprehurit me shkrim!Kjo ska diskutim ,përvec disa gabimeve teknike.!Në të vërtetë përalla e këtillë do të mund të vlerësohej edhe me note më të lartë sikur përmbajtja e saj,duke u referuar se a kemi te bejme me te verteta ,gjys te verteta ,genjeshtra dhe dëshira ,( kurse shkruhet në kohën kur cdokush mundohet te shkruaj gabimet e tjetrit,apo të etiketoje me dezinformata kundërshtarin) do të shprehte realitetin egzistues e jo dicka që nuk është e vërtetë,apo së paku është 70% gënjeshtër.Lehtë eshtë të shkruash një koncept kur nuk nuk shërbehesh me fakte, ose lehtë është të bëjshë një ushtrim me shkrim kur tema është e lire dhe sa më shumë të shkruash aq më lartë vlerësohesh, ose lehtë është të shkruash gjysëm të vërteta dhe gënjeshtra kur nuk je në rrjedha ose nuk je I njohur me situaten  dhe shprehja e deshirave , gjithashtu eshte pune e lehte.Ironia është një karakteristikë e njerëzve,edhepse nuk e kanë të gjithë , por ata që e kanë shumë lehtë mund te perceptohen e vecanërisht në këtë shkrim.
‘[’Gjatë funksionimit të A.A. si politikan, ai ka bërë një sërë gafesh politike, por edhe gabime trashanike të cilat jo vetëm që zbehën luftën e vitit 2001, por dalë nga dal e bënë atë të pavlefshme’’- Nëse kjo është një tezë atëherë duhet të vërtetohet,pasi nuk është vërtetuar atehere nuk mund Lufta e 2001. dalëngadalë të bëhet e pavlefshme ,por teza e zotëriut të nderuar nuk vlen sepse.NUK MUND TË BËHET IDENTIFIKIMI I LUFTËS ME NJË PERSON SIÇ ËSHTË  ALI AHMETI,KUR LUFTËN E BËNË BIJTË DHE BIJAT SHQIPTARE TË KËTIJ REGJIONI.Kjo vetëm mun të vërtetojë të vërtetën e hidhur të një numri të madh të individëve të cilët për përfitime individuale janë të gatshëm që të mos respektojnë vlerat kombëtare,e një ndër ata vlera është edhe Revolucioni ynë I 2001.Kemi edhe shembuj tjerë nga historia të cilat së pari janë shpallur si antivlera,(përsëri në bazë të ideologjisë,interesave individuale dhe grupore) dhe më vonë të njëjtat të mundohen të rehabilitohen ,normalisht në rrethana tjera.
** Lejoj që ushtarët e UÇK-së të burgosen, të vriten dhe të anashkalohen tërësisht nga pushteti. Gati 10 vite pas përfundimit të luftës, edhe pse ka qenë dy herë në pushtet 2002-2006 dhe 2008-2011, nuk arriti që të rregulloj institucionalisht statusin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Ai në disa deklarata pat thënë se një pjesë e tyre janë të punësuar. Besoj, por çka u bë me familjet e dëshmorëve dhe invalidët që nuk i përkasin BDI-së? Ata duhet të vuajn vetëm pse nuk janë anëtar të saj?! Jo, zotëri A.A. Që të gjith ish luftëtarët të jenë të barabart, është dashur që të rregullohet institucionalisht, ligjërisht, statusi i tyre, e jo në baza partiake.**
Pajtohem pjesërisht se statusi I një numri të madh të luftëtarëve të lirisë nuk u është zgjidhur ,që nuk don të thotë se nuk ka pasë tentativa për tu zgjidhur,por për shkaqe të ndryshme individuale,finansiare ,arsimore ata vullnetarisht nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre,ose ka pase pengesa institucionale,por duke marë parasysh se në vitin 2001. duke u bazuar në fakte shkencore ndodhi një Revolucion  I popullit shqiptar në këtë vend ku na jetojmë, dhe përsëri duke u referuar fakteve shkencore Revolucionet asnjëherë nuk mund të harohen derisa të kryejnë misionin pse janë bëre, kurdo krejt plani Revolucionar do të realizohet.Revoluci onet ose më mirë me thënë post –Revolucionet kanë dy fazat e tyre kryesore.E para është faza e realizimit të synimeve revolucionare që kryhen ne periudhën afatshkurte dhe faza post-Revolucionare që eshtë afatgjate dhe vepron derisa të plotësohen të gjitha  ndryshimet rrënjësore në shoqërinë ku na jetojmë.Ne jemi në fazën e dytë dhe duke qenë të vetëdijshëm se jetojmë në një shtet ku kemi marëdhënie të papastruara shqiptaro –maqedone,per shkak të opcioneve të ndryshme të komuniteteve rreth regullimit të ardhshëm të këtij shteti kjo fazë vazhdon.Di kush mund mos e perceptojë por ajo është aty,vepron…por së paku dikush duhet të jetë aty, që proceset e definuara ti shpejtojë apo së paku të shihet se dikush qëndron pas Revolucionit.

Dhe mos e zgjas shumë,pikat e permendura në ushtrimin tënd me shkrim vetëm do ti ndaj sipas grupeve,kurse ty pastaj cfleto literaturë dhe analizo ku ke thënë të pavërtetë , ku ia ke qëlluar  dhe ku ke pasë dëshirë që të jetë ashtu siÇ don ty!!!


1. Maqedonishtja nga klasa e parë,
2.Stimulimi për fëmijën e tret vetëm në komunat maqedonase,
3. Enciklopedia,
Tri pikat e lartëshënuara nuk janë pjesë e legjislativës egzistuese,dy të parat të rrëzuara nga gjygji kushtetues ,bile pika 2. tani  vlen per tere teritorin,kurse Enciklopedia eshte nje dëshirë e dikujt që të egzistojë,dhe shkak I ndarjeve edhe më të mëdha në mes shqiptarëve dhe maqedonasve.Si freskim I kujteses ne kemi Enciklopedinë e Nijazi Muhamedit.
12. Asnjë investim i huaj në zonat shqiptare,
13. Anashkalim total i kulturës shqiptare në të gjitha aspektet,
14. Ndërtimi i banesave ushtarake, ku do të vendosen ushtar maqedonas në viset shqiptare (kolonizim i ngadalshëm),
Pikat 12,13,14 , janë mendime kuturu të dhëna ,vetëm të mbushet faqja dhe të plotësohen gjysëm të vërtetat dhe të pavërtetat.

4.Shkupi 2014,
10. Mbi 400 administrator të punësuar pa vende pune,
16. Ndërtimi i kishës në kala
Këto tri pika unë personalisht I përkrah dhe I konsideroj aritje positive.Shkupi 2014.na ka ndërtuar dy objekte madhështore në pjesën tone të Shkupit,dhe njëra do të jetë Parlamenti I Iliridës,kurse tjetri do të jetë Qeveria (nëse fiton opcioni I ndarjes)! .Disa nga përmendoret që nuk do ti kemi për qejf, Vardari është afër.
Administratorët, or burë po ata janë bijtë tanë,tëhollat me të cilat paguhen janë një pjesë e yna ,PSE të vjen rrende të marin një rrogë derisa të sistematizohen nëpër vende të punës,edhepse një numër I madh I tyre kanë filluar të punojnë.
Njëherë deklarova për objektin në kala,** pasi nuk dihet se Çështë ,ne do ti bashkangjesim një minare dhe skemi pse mërzitemi!**

Rreth koalicioneve mund të të them se në politikë është Çdo gjë e mundur, edhe unë sikur të meresha me spekulime do të të thosha se pas zgjedhjeve do të ketë koalicion PDSH- RDK.!!!?

 

Pa koment

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 29-11-2019, 14:06:50
nga M A X
Rrahje ne Banket - Restorant (shqiptarët) PA KOMENT

Nisur nga V@GαβθηDRubrika Diskutime

Postimi i fundit 01-07-2013, 18:51:20
nga Gerti1
Rama batuta ne takimet e PS - pa koment

Nisur nga V@GαβθηDRubrika Forumi Politik

Postimi i fundit 19-04-2013, 15:27:59
nga erlehta
Si të editoni një koment të publikuar në Facebook

Nisur nga M A XRubrika Guida & Tutoriale

Postimi i fundit 21-03-2011, 14:06:43
nga M A X
Belen Rodriguez…. foto që nuk kanë nevojë për koment

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 10-09-2010, 01:15:55
nga ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ