×

 Si të mbroni shëndetin kur qëndroni gjatë para kompjuterit

· 1 · 22

 Si të mbroni shëndetin kur qëndroni gjatë para kompjuterit

· 1 · 22

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 11-04-2019, 21:13:50
    Kompjuteri tashmë është një pajisje teknologjike e cila është e lidhur ngushtë me punën në kohët e sotme. Përdorimi i tij shpesh sjell probleme të ndryshme shëndetësore.

    Është e rëndësishme që të kujdesemi në mënyrë që të shmangim dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe një mori çështjesh të tjera, përpiquni të bëni këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuaj.

    Disa nga këshillat që ju vijnë në ndihmë të gjithë përdoruesve të kompjuterit janë: Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

    Qëndroni të hidratuar: Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

    Vendosni alarm: Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

    Shmangni ashensorin: Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

    Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

    Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.

    Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20:20:¬20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda. /RD.al