×

Çfarë duhet veshur (femra dhe meshkuj) në një takim të parë?

· 94 · 6658

Çfarë duhet veshur (femra dhe meshkuj) në një takim të parë?

· 94 · 6658

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 01-10-2010, 11:28:06
Të vendosësh së çfarë duhet veshur në një takim të parë është e vështirë por shumë e rëndësishme. Çdo kush bën gjykime të shpejta, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme, pasi veshja ka një impakt masiv në takime të para. Njihuni me rregulla që vlejnë për një ditë të tillë

Këshilla për femra

Të zgjedhësh se çfarë të veshësh në një takim të parë është e vështirë për faktin se njohja me personin është e pakët. Ju nuk e dini se çfarë i pëlqejnë ose jo atij. Ja disa këshilla të vlefshme.

Vini sa më pak bizhu. Nëse janë të tepërta iu bëjnë të dukeni e ngarkuar dhe jo elegante.

Mos u ngarkoni me make up. Sa më pak të vini aq më mirë është.

Shmangni vënien e thonjve fallso të cilat nuk ngjanë aspak estetikë. Edhe pse mund të jenë figurantë ato përdoren për mbrëmje apo raste të veçanta.

Shmangni gjithashtu llakun në flokë. Thjesht nuk do të dukeni mirë.

Mos harroni të hidhni pak parfum. Ai duhet të jetë sa më i lehtë. Nëse do të ishte i rëndë, personi përballë nuk do të ndihej rehat.

Nuk duhet të visheni shumë trendy. Edhe pse idetë tuaja mund të jenë në relevancë me stilet e fundit të modës, kjo nuk mund të jetë e njëjtë për partnerin tuaj. Mund të gjykoheni.

Mos prisni të visheni në momentin e fundit. Kjo ka për t’iu konfuzuar shumë dhe është gjëja e fundit që iu duhet pikërisht këtë ditë.

Nëse skuqeni nga alkooli, i cili mund t’iu shkaktojë reaksion atëherë iu sugjerohet të vini fondatinë në nuancë jeshile.

Pra është e rënëdësishme të visheni jo vetëm bukur por mbi të gjitha në mënyrë elegante dhe të thjeshtë. Duhet të prezantoheni me idetë tuaja me tepër se sa me veshjet, që në këto raste janë gabimisht të ekzagjeruara.


Këshilla për meshkuj


Se çfarë duhet veshur në një takim të parë mund të jetë akoma më e vështirë për meshkujt. Stili dhe moda sigurisht që konsiderohen më tepër nga vajzat por kjo nuk do të thotë që djemtë duhet të qëndrojnë indiferent. Ja disa këshilla veçanërisht për djemtë.

Nëse nuk ndiheni rehat me idenë e kostumit atëherë mos zgjidhni atë. Pasi nuk do të ndiheshit rehat dhe vetvetja. Kjo do të krijonte përshtypjen se sikleti juaj shkaktohet nga takimi dhe jo kostumi.

Mos konsumoni veshje që bëjnë për të qeshur. Edhe aksesorët nuk duhen përdorur shumë në këto raste. Byzylykët me emra janë gjithmonë qesharakë.

Mos vishni rroba të cilat mund të jenë shumë të vogla ose të mëdha në masë. Përdorni veshje të cilat iu rrinë vërtet mirë dhe në masë. Nëse nuk jeni të sigurt kur i blini pyesni shitësen nëse ia vlejnë apo jo. Një mendim i dytë nuk do ishte asnjëherë i pavlerë.

Edhe përdorimi i aftershave do ishte në masë.

Përdorni deodorant antidjersë i cili duhet të jetë gjithmonë i përdorshëm nga ju.

Mund të vishni sandale nëse keni këmbë të mira nëse jo mund t’i shmangni.

Mos u përpiqni të impresiononi vajzën me të cilën po dilni përmes ideve të modës, veçanërisht kur nuk keni asnjë ide. Mos harro se mund të dinë më shumë se ty.

Tatutë dhe idetë që krijohen për to janë të ndryshme. Disa mund t’i pëlqejnë disa të tjera jo. Në takimin e parë është mirë që t’i mbuloni ato.

Mos harroni të komplimentoni partneren tuaj rreth veshjes së saj. Femrat dëshirojnë të vlerësohen dhe komplimentohen.

Revista Shqip

  • Postime: 3115
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#1 ne: 01-10-2010, 11:30:03
Gjeja qe urrej une eshte parfumi!!!!

Kam alergji ndaj Parfumit!

Po cduhet te veshin nudistet ne takimin e pare? ^o)

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#2 ne: 01-10-2010, 11:40:00

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 01-10-2010, 11:41:55

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#4 ne: 01-10-2010, 11:42:47

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#5 ne: 01-10-2010, 11:44:41
:X

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#6 ne: 01-10-2010, 11:45:47

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#7 ne: 01-10-2010, 11:55:15
booh personalisht sdo pispillosesha asnjehere per takim te pare por do shkoja ashtu sic jam ne jeten e perditshme e pastert e rregullt e thjeshte, fundja po qe se ai qe do krijoj 1 lidhje ne te ardhmen do me vleresoje vetem per mini e taka te larta le te pirdhet sme behet vone hic :d

  • Postime: 3115
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#8 ne: 01-10-2010, 11:58:30
Shej, te mbeshtes mendimin lol....
Nje here kam shkuar ne takim me tuta, se ashtu dihesha rahat lol...

Po ate pyetjen si pergjigje njeri? hmmmmm:

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#9 ne: 01-10-2010, 12:00:02


Po cduhet te veshin nudistet ne takimin e pare? ^o)

nje gjethe fiku mire do ishte :P LOL

  • Postime: 234
  • Gjinia: Mashkull
alegri
#10 ne: 01-10-2010, 16:50:10

  • Postime: 165
  • Gjinia: Femer
shkodrane
#11 ne: 02-10-2010, 13:00:06
me mir me vesh tuta keshtu ik vrap po nuk te pelqen mremja............. .. :P
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#12 ne: 02-10-2010, 15:43:43
fundja po qe se ai qe do krijoj 1 lidhje ne te ardhmen do me vleresoje vetem per mini e taka te larta le te pirdhet sme behet vone hic :d

LOL

Te bashkangjitem ne mendim! :d

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#13 ne: 02-10-2010, 17:24:35
Une kshu do vishesha...  ;)


  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#14 ne: 02-10-2010, 21:47:05
Një këshillë nga unë për femrat: Vishni fund ose fustan, jo pantallona.

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#15 ne: 02-10-2010, 23:29:05
Një këshillë nga unë për femrat: Vishni fund ose fustan, jo pantallona.

Yes.. :)

  • Postime: 1215
* AηesSa *
#16 ne: 02-10-2010, 23:39:34
trenerka loool thjeshtesia esht me mire :)

  • Postime: 1436
  • Gjinia: Mashkull
DiniL
#17 ne: 02-10-2010, 23:59:51
I bashkangjitem keshilles se Syrgjynit.
Dhe do shtoja qe eshte shume e rendesishme te vishni shapka :P
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#18 ne: 03-10-2010, 12:15:01
Nje keshille per meshkujt: Mos vishni kepuce te bardha me maje e corape te zeza.

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#19 ne: 03-10-2010, 14:11:22
Nje keshille per meshkujt: Mos vishni kepuce te bardha me maje e corape te zeza.

Dhe e kunderta...kepuce te zeza dhe çorape te bardha LOL

  • Postime: 1503
  • Gjinia: Femer
TATU
#20 ne: 03-10-2010, 14:14:45
Dhe e kunderta...kepuce te zeza dhe çorape te bardha LOL

sidomos ato corapet e bardha  :D :D

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#21 ne: 03-10-2010, 14:20:25
Honest do e refuzoje kete tipin!?  :D :D

  • Postime: 1503
  • Gjinia: Femer
TATU
#22 ne: 03-10-2010, 15:05:20
Honest do e refuzoje kete tipin!?  :D :D



jo se i ka me viza corapet  :D....do refuzoja ndonje qe ka te shkruajtur " Adidas " apo "Nike "  LOL

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#23 ne: 03-10-2010, 15:46:42
si corapet e ima kto

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#24 ne: 04-10-2010, 14:47:30