×

Dieta dhe takat shkaktojnë celulit

Dieta dhe takat shkaktojnë celulit

· 2 · 479

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 01-08-2012, 19:51:54
Celuliti është një problem estetik për miliona gra në botë. Tashmë përveç, trajtimeve estetike dhe mjekësore, ekspertët kanë zbuluar edhe një aleat më tepër për ta luftuar dietën. Ekspertët shpjegojnë se për të luftuar insufiçencën venoze dhe akumulimin e dhjamit, që krijojnë një gjendje inflamatore negative, duhet të ndiqet një dietë e përshtatshme. Bëhet fjalë për ulje të marrjes së sasisë së karbohidrateve, duke vepruar në disa stade.

Fillimisht përdoret një ushqyerje e bazuar në konsumimin vetëm të frutave dhe perimeve të grira. Vijohet me eliminimin të paktën për një javë të gluteinës (pjesa proteinike të grurit) nga të gjitha ushqimet, për të krijuar më pas një raport acid-bazik në 40-60%. Praktikisht bëhet fjalë për një ushqyerje të përbërë në 40% nga ushqimet acide (proteinat shtazore dhe karbohidratet) dhe 60% nga alkalizant (fruta, perime e bishtajore).

Kësaj diete i përshtaten integratorë të veçantë që ndikojnë në pakësimin e aciditetit. Në fund mos harroni të hidratoheni me të paktën 2 litra ujë në ditë, por tregoni kujdes: jo vetëm ujë. Bëhet fjalë për një strategji ushqimore e bazuar në kontrollin e aciditetit dhe uljen e inflamacionit të lokalizuar në startet dhjamore dhe në pastrimin e organizmit.

Aktiviteti fizik ka një rol mjaft të rëndësishëm, sidomos nëse bëhet një stërvitje mikse të llojit aerobik-anaerobik, sidomos në fazat fillestare të celulitit (edema e fibroza). Këshilla e fundit: në palestër mos bëni asnjë ushtrim izometrik (bllokojnë qarkullimin e gjakut,në vend që ta stimulojnë) dhe kujdes në përdorimin e takave të larta (kompromentojnë posturën dhe favorizojnë celulitin).

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#1 ne: 02-08-2012, 10:17:36
se mos jam star hollivudi une qe te kem probleme me celulitin
 

Dieta verore

Nisur nga M A X

Postimi i fundit 10-06-2005, 02:44:41
nga M A X
Dieta e pranveres!

Nisur nga erlehta

Postimi i fundit 04-03-2007, 08:10:05
nga Elegance
Dieta te ndryshme per t'u dobesuar dhe per te mbajtur trupin ne forme

Nisur nga guest8255

Postimi i fundit 13-01-2012, 11:15:07
nga Shej
Dieta sipas grupit te gjakut!

Nisur nga Shej

Postimi i fundit 22-03-2009, 18:31:03
nga Shej
Dieta për t'u dobësuar pa mundim

Nisur nga M A X

Postimi i fundit 22-11-2010, 10:47:34
nga ßåßy ღ