×

Disa dieta të rrezikshme!

· 2 · 470

Disa dieta të rrezikshme!

· 2 · 470

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 10-03-2011, 21:56:51
Keni provuar dieta sipas grupit të gjakut, dietën e Atkinsonit, dietën me lakër, çdo ditë keni provuar kaloritë, jeni ndier keq dhe pa vullnet, por nuk ia keni dalë të largoni kilogramët e tepërt. Pyeteni pse? Shkaku i efektit jo-jo, por edhe nga mënyra e ushqimit që më shumë ju sjell dëm se sa dobi Nëse keni vendosur të humbni në peshë, zgjidheni me kujdes dietën, ngase disa prej tyre mund të jua dëmtojnë shëndetin.

Dietat pa yndyrë
Në dietat me pak yndyrë janë të ndaluara yndyrat me prejardhje bimore dhe shtazore, përpos arrave, peshkut të detit, mishit, vajit, ndërsa ushqimi bazohet në pemë dhe perime të gatuara. Sipas autorëve, për një javë mund të humbni deri në katër kilogramë.

Pse janë të dëmshme?
Atëherë kur konsumi ditor bien nën 19 për qind, niveli i kolesterolit të mirë, që mbron zemrën dhe enët e gjakut nga arterioskleroza, bie në gjak. Mungesa e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 sjell deri te çrregullimet urogenitale, e nganjëherë edhe deri te steriliteti. Këto aminoacide e shpejtojnë absorbimin e vitaminave A, D, E dhe K, që ndihmojnë krijimin e yndyrës në trupin tonë. Sasia optimale e yndyrës në bazë ditore do të duhej të ishte e sasisë rreth 35 për qind nga konsumi i përgjithshëm ditor i kalorive.

Cila është më efikasja?
Dietat më efikase janë ato në të cilat keni pesë shujta të balancuara. Dallimi ndërmjet shujtës kryesore dhe zamrës nuk do të duhej të ishte më i pakët se tri orë. Atëherë organizmi i mban yndyrat, që ngadalëson metabolizmin dhe sjell deri te mbipesha. Pra, konsumoni pak e shpesh dhe sa më shumë pemë dhe perime, pulë, peshk, oriz, bukë të zezë… Mund të konsumoni pothuajse gjithçka, por në sasi të kufizuara.

[Dietat ekspres
Njerëzit për këto dieta zakonisht përcaktohen para pushimeve verore, martesës apo ndonjë ngjarjeje tjetër të rëndësishme dhe shpresojnë se për pesë ditë do të humbin shumë kilogramë. Në këso dieta, të cilat zakonisht zgjasin pesë ditë, konsumi i kalorive është aq i zvogëluar sa që më parë mund të flisni për urinë. Mendoni… E dini edhe ju që vezët për kafjall, 100 gramë mish apo perime për drekë dhe një lëng për darkë nuk mjaftojnë për një funksionim normal të organizmit.

Pse janë të dëmshme?
 Një vuajtje si kjo nga uria sjell deri te ligështimi, kokëdhimbja, mundimi dhe mbyllja. Është pak e mundur që do të jeni të lumtur derisa e aplikoni këtë dietë, edhe nëse ia dilni të qëndroni në fustanin tuaj të preferuar. Mbani mend, sa më e shkurtër dhe restriktive të jetë dieta, rreziku për kthimin e kilogramëve është më i madh.

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#1 ne: 11-03-2011, 13:03:51
une i qendroje mendimit se dietat jane gati gati te gjitha te rrezikshme, e vetmja rruge e mire per te mbajtur trupin ne forme eshte sporti ose me shkurt vrapi ne natyre (se here here dhe vrapi ne pista ne ambjente te mbyllura s'eshte efektive)


une kete mendoje se keshtu kam vepruar per vete ;)