×

Disa sekrete se si të humbisni peshë shpejt

· 2 · 191

Disa sekrete se si të humbisni peshë shpejt

· 2 · 191

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 15-02-2012, 11:28:41
Dietologët na rrëfejnë disa sekrete që do t’ju ndihmojnë të digjni shpejt disa kilogramë dhe të arrini në peshën e dëshiruar.

1. Çaji jeshil dhe ushqimet pikante
Nga disa kërkime është arritur në konkluzionin që nëse kombinoni çajin e gjelbër edhe gjatë vakteve që hani ushqime me piper të zi, ushqimi juaj do të tretet 13% më shpejt.

2. Përdorni enë me ngjyra në frigorifer
 Nëse përdorni pjata të kuqe dhe jeshile për të ruajtur ushqimin tuaj, do të jetë më e lehtë për ju të humbisni disa kilogram. Arsyeja? Oreksi do t’ju humbasë sepse pjatat me ngjyra ju ulin dëshirën për të ngrënë.

3. Vetëm dy ditë në javë mbani dietë
 Për arsye misterioze dietologët na këshillojnë që nëse mbani vetëm dy ditë në javë dietë, do të jetë shumë më mirë.

4. Bëj ecje të gjata
Është shumë mirë nëse preferoni të bëni ecje të gjata, pasi ecja ju ndihmon në tretjen e ushqimit dhe do të ndjeheni shumë më mirë nëse i vini të gjithë muskujt në lëvizje.

(LajmeShqip.com)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22181
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 11-06-2019, 01:41:39
Çaji i zi, një aleat për të humbur peshë
 

Meritë e faktit që modifikon bakteret e zorrëve, duke rritur metabolizmin. Kështu thuhet në një studim të universitetit të Los Angeles, publikuar në European Journal of Nutrition.

Sipas studimit, si çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin por në dy mënyra të ndryshme. Në çajin jeshil është polifenoli, substanca të njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthitur prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.

Megjithatë, si gjithmonë, nëse përfshini në dietë çajin duhet të jetë në kontroll të plotë mjekësor. Sepse disa filxhan çaji na bëjnë mirë, por sasia e madhe na bën keq.

Top Channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super