×

Gjendet ilaçi shpëtimtarë për tullacët?

· 1 · 255

Gjendet ilaçi shpëtimtarë për tullacët?

· 1 · 255

  • Postime: 22566
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-02-2011, 16:59:16
Duket që në horizont është ilaçi i cili do të mund të ndikonte në rritjen e sërishme të flokëve. Është zbuluar krejt rastësisht dhe minjtë dikur "tullacë" pas tre muajve përsëri kanë fituar qime të shkëlqyera.

Shkencëtarët besojnë se rastësisht kanë gjetur ilaçin i cili shëron tullacërinë, ndërsa ilaçi do të mund të gjendet në treg madje për pesë vite.

Testimet laboratorike në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles në të cilat është shfrytëzuar astressin-B kanë treguar rezultate “befasuese” vetëm pas pesë ditëve.

Zbulimi ishte i rastësishëm, përkatësisht vetëm efekt anësor i testimit me të cilin është dëshiruar të shihet se a mundet astressin-B të ndalojë problemet e lukthit të shkaktuara nga stresi.

Pasi që testimi është kryer në minj, duhen testime të tjera shtesë në njerëz. Nëse gjithçka kalon pa efekte të rrezikshme anësore, ky lloj trajtimi mund të miratohet për rreth pesë vjet.

Përveç që do të duhej t’u ndihmonte meshkujve tullacë, ilaçi mund të zgjidhë edhe problemin e femrave dhe meshkujve të sëmurë nga alopecia.

Tre muaj pas shërimit minjtë dikur “tullacë” nuk janë dalluar nga të shëndetshmit, sepse të gjithë kanë fituar qime të shkëlqyera.

Dr. Million Mulugeta rezultatet e ekipit të vet i konsideron “të pabesueshme” dhe shton: “Kjo do të hapte mundësi të ndryshme për shërim të tullacërisë tek njerëzit.” /Albeu