×

Historiku i make-up, nga shekulli i kaluar në ditët e sotme

· 1 · 265

Historiku i make-up, nga shekulli i kaluar në ditët e sotme

· 1 · 265

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 28-09-2012, 17:20:32
Që në fillim të antikitetit make-up ka qenë aleati numër një i femrave, dhe vijon të jetë edhe në ditët e sotme.
 
Ishte viti 1909, kur u shfaqën për herë të parë shtëpitë e mëdha kozmetike, mes të cilave L’Oreal dhe Elizabeth Arden, që prezantuan një stil që karakterizohej nga buzët në formë qershie dhe sytë me dritë-hije, raporton noa.al.
 
Modeli i një dive “sensuale”, vijoi të qëndrojë në modë edhe për shumë kohë deri në fund të viteve ’50, kur u shfaq në modë një tjetër stil, ai me sytë në formën e maces, në pjesën e sipërme të të cilëve aplikohej peneli, stili perfekt i Audrey Hepburn.
 
Nëse ndalemi tek vitet ’70, make-up sërish vijon të mbetet një ndër aleatët kryesorë femëror, dhe e veçanta e kësaj periudhe ishte përdorimi i ngjyrave të ndryshme për lyerjen e syve si dhe qerpikët tepër të gjatë, ku për arritjen e këtij qëllimi filloi të praktikoheshin qerpikët false.
 
Në plan të parë qëndronin buzët, të cilat nuk lyheshin më me buzëkuq në ngjyrë lejla, por preferoheshin ngjyra të tjera.
 
Vitet ‘90, në fakt shënojnë rikthimin e natyrales, ku truku është më i lehtë dhe fytyra e femrës është më e thjeshtë, sytë janë të lyera me ngjyra të nuancës së tokës, ndërsa buzët me buzëkuq kafe dhe të kuq, tendencë kjo e cila vijon të qëndrojë edhe në ditët e sotme.
 
b.gj/noa.al