×

Ja pse ju bien flokët

· 1 · 491

Ja pse ju bien flokët

· 1 · 491

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 02-10-2012, 13:16:07
Zakonisht mund të bien rreth 100-150 flokë në ditë, por me ndryshimin e stinës, mesataren e ulët të lagështirës, erën dhe ushqyerjen e paekuilibruar, ky fenomen mund të shtohet.

Duke pohuar se kjo është një situatë kalimtare dhe stinore, specialistët theksojnë se flokët e rënë zëvendësohen gjatë stinës së dimrit pas ambientimit të trupit me të ftohtin.

Rënia e flokëve mund të lidhet edhe me faktorët gjenetikë, por ekzistojnë dhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë, shkruan Femina

Këto janë sëmundjet e gjëndrave tiroidale, shtatzënia, periudha pas menopauses, diabeti, mungesa e hekurit, biotinës, proteinave, zinkut, çrregullime të ushqyerjes si dietat me kalori të kufizuara, kontraceptivët, disa ilaçe me dozë të lartë të vitaminës A, anemia, ndërhyrjet kirurgjikale, kanceri, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet infektive, stresi, boja e flokëve dhe permanenti.

Krahas kësaj edhe piastrimi i shpeshtë dhe mbledhja e fortë ndikon në rënien e flokëve.

(e.m/dukagjini/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super