×

Ka përfunduar Java e Modës, Kosova Fashion Week 2011

· 2 · 832

Ka përfunduar Java e Modës, Kosova Fashion Week 2011

· 2 · 832

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
ne: 26-04-2011, 08:43:12
Per pese nete me radhë, Java e Modës u dha mundesinë me te mire kreatorëve qe t’i prezantojnë punimet e tyre dhe ti shesin ato njëkohësisht

Ne nje skenë nga ato qe jemi mësuar ti shohim vetëm ne evenimentet botërore te modës me nje audience qe per pese nete me radhë mbushi sheshin 21 dhe ne pranin e shumë te ftuarve specialë u zhvillua java e modes e cila per nga niveli i organizimit dhe kohëzgjatjes cilësohet si spektakli me i madh i modes ne Kosove dhe me gjere.

Evenimenti tashme tradicional Kosova Fashion Week qe mban vulen e agjencionit Gecjan Fashion Group në Kosovë dhe televizionit 21, mblodhi ne sheshin 21 dizajnerat me te mire shqiptarë dhe butilët me ekskluzivë ne vend.

Ne nje performance te shkëlqyer te modeleve te përzgjedhura me kujdes dhe nen prezencen e nje audience qe nuk i kurseu duartrokitjet per asnje çast, Java e Modës beri edhe kete vite qe femra shqiptare te kete nje adrese ku do te mund te zgjedh veshjen e saj per rastet special veshje te cilat mbajnë logon e kreatorëve me te mire shqiptare si dhe butiqeve me te perzgjedhura ne Kosove.

Nuk munguan edhe kengetaret qe e shoqeruan gjdo nate javen e modes, Genta Ismaili, Dafina Zeqiri, Blero, Adelina Tahiri, Hekuran Krasniqi, Argjentina Ramosaj, Linda Halimi, Adrian Gaxha dhe Lori u përkujdesën per te pranishmit qe ishin prezent per 5 nete me rradhe ne Kosova fashion week 2011 si dhe per teleshikuesit qe do ta ndjekin kete eveniment perms nje transmetimi maratonik ne radiotelevizionin 21 se shpejti

Kryefjala e javes e Kosova Fashion Week 2011, ishte moda e fundit ne vendin tone e per ta sjelle ate ne pasarelen e javes se modes u prezantuan: Qenda e modes Si-fashion, nje bashkëpunim i agjencionit te modes Gecjan Fashion Group dhe kreatores me te mire shqiptare Suzana Susuri, SI-fashion ishte edhe sponsor gjeneral i javes se modes, pastaj me kreacionet e tyre u prezantuan edhe institute i modes Burgo nga Shqiperija, butiku Z-outlet, shtëpia e modës Tabja, Ilirida, butiku Flurimi, shtëpia e modës Menakon, Bushi fashion, butiku Delux, Emsy, Bora Fashion, Epos Design, Mentori center si dhe salloni i bukurisë Fama i cili u perkujdes per dukjen e vajzave gjat Kosova fashion week.

Vlen te theksohet fakti qe per tu prezantuar ne javën e modës kanë aplikuar mbi 100 kreatore,shtepi te modes dhe butiqe ekskluzive, gje qe sipas organizatorëve te ketij evenimenti e ben javen e modes te vetem adrese qe kreatorët shqiptarë e shohin per ti prezantuar punimet e tyre.

“Nje interesim i tille si nga ana e atyre qe deshirojne te prezantohen ne javen e modes si nga modelet qe aplikojnë per te sfiluar ne kete eveniment qe edhe kete vite ishte mbi 500 vajza konkurrente, po ashtu shikuar edhe nga audience qe ishte pjese e javes se modes per 5 nete me rradhe, na bejn te ndjehemi te sigurt dhe te vendosur ne rrugen e nisur drejt avancimit te vlerave te kreatorëve tane si dhe ngritjen e nivelit te spektakleve te modes ne vendin tone”, u shprehen organizatoret e keti evenimenti.

Java e modes u permbyll me nje mbremje artistike me këngëtare e te ftuar te shumte ku me kengete e tyre te pranishmit ne këtë after party te jave se modes i argëtuan Labinot Tahiri-Labi, Argjentina Ramosaj, Hekuran Krasniqi, Lori dhe Njomza Hyseni.(NOA)

dhe ia disa foto me poshte nga sfilatat:

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#1 ne: 26-04-2011, 08:43:52
.