×

Keshtu dalin pefekt fotot ne bikini

· 2 · 10

Keshtu dalin pefekt fotot ne bikini

· 2 · 10

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-06-2019, 15:37:30
 

Duhet pranuar që në kohën e rrjeteve shoqërore, fotot janë tashmë një pjesë e rëndësishme e pushimeve. Me ardhjen e verës, të gjithë fillojnë të postojnë foto nga plazhet, por shumë përsërisin të njëjtat gabime. Këto janë 12 nga gabimet më të zakonshme që bëhen me fotot e plazhit.

Kujdes me pozicionin. Pozicioni i gabuar bën që të duket barku i dhjamur dhe qafa e zhdukur. Mjafton të drejtoni shpinën, pa u kërrusur, dhe pamja do të jetë më elegante. Kjo vlen jo vetëm për në foto.
Mos mbështetni nëpër objekte. Kur mbështetni kokën te dora, dukeni të lodhur. Por nëse mbani trupin te pesha e dorës, në pozicion gjysmë-shtrirë, me gjunjët bashkuar e njërin krah pak të përkulur, poza nis të duket më e hijshme.
Sa më afër gjoksit të jenë këmbët, aq më shumë e prishin imazhin e trupit. Pozicioni gjysmë shtrirë është i duhuri për një pozë elegante.
Pozicionet ulur rrallë do të duken mirë. Pozicion gjysmë shtrirë është gjithnjë më i duhur për foto plazhi.
Këmbët të drejtuara nga kamera. Ky pozicion bën që këmbët të duken të shkurtra. Sërish, një kthim pak anash do t’ju nxjerrë më mirë.
Pozicioni ushtarak. Fotoja e parë e tregon trupin me kënde e cepa, dhe gjunjët zhduken fare. Duke u kthyer pak vihen në pah format, dhe këmbët duken më të gjata e më të dobëta.
Në gjunjë. Kjo pozë mund të bëjë të zhduket beli dhe pjesa e poshtme e këmbëve. Kthimi i këmbëve me gjysmë rrotullim tregon të gjitha format.
Kur mjekra është shumë afër me ujin, qafa zhduket dhe proporcionet e fytyrës nuk duken qartë. Mjekra duhet të rrijë të paktën 10 deri në 15 centimetra jashtë ujit.
Fokusohuni te fytyra. I njëjti pozicion mund të duket keq kur fotoja nuk fokusohet te fytyra.
Pamja nga lart nuk e jep të saktë strukturën e fytyrës, pasi zhduket qafa dhe çdo gjë duket e rëndë. Fotoja duhet bërë në nivelin e syve dhe qafa duhet të duket qartë.
Kur gjunjët janë drejt me kamerën, trupi duket i shkurtër dhe gjymtyrën në disproporcion. Një kthim në gjysmë harku bën që të tregohen format më mirë. Kur këmbët janë drejt, krijohet imazhi i një këmbe të vetme e të shtrembër. Kur një këmbë mbahet më lart se tjetra, pamja është shumë më e hijshme. /top channel
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-06-2019, 15:40:20
















  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super