×

Minifundet !

· 100 · 30341

Minifundet !

· 100 · 30341

  • Postime: 5966
SmiLey
#50 ne: 10-05-2007, 17:23:57
Ke te drejtë qe Moda s'ka dalë nga Shqipëria apo nga Tirana veçanërisht, por nga ato qytete qe permende ti. Megjithatë, me dukesh pak e ashper me këtë postimin tënd, se pavarësisht se ti vete nuk banon ne Shqipëri, i përket Rinise Shqiptare dhe qe të thuash qe Rinia Shqiptare s'ditka me duket pak paradoksale - mendimi im ky, mos e merr për keq.

Unë shpreha atë qe kam pare me sytë qe kam. S'marr asnjë gjë për keq, dont you worry :)
Por juve ju duket gjithmonë sikur unë komentoj ashper, sikurse kam folur me te drejtë dhe për sjelljen jo te hijshme te rinise atje... dhe ju me pas jeni kundervene se gjoja nuk sillet aq keq, nuk vishet me pa-finese.. etj. Por ama po të kisha cituar shumë shkrime qe vertiten nëpër forum, ku diku thoni diçka tjetër e me pas kur del ndonjë lajm gazetash, ama c'vini komentoni për ato... jo po si janë katandisur kështu, jo po si arsyetojne e sillen kështu ;)
Unë i qëndroj një tablloje përshkrimi, s'di ta ndryshoj sipas artikullit, ok?
Po, unë jam rritur, dhe jam edukuar një pjesë te mirë ne atë vend, but let me tell you this... edhe kur kam qenë nxenese e studente ne atë vend, njerëz deri tek mësues me kishin zili e me shihnin me endje sesi vishesha e sa pastër kujdesesha për vetveten... s'kam vesh ndonjë xhinse me thek si te alabakeve qe vishnin gocat atëherë vetëm me josh meshkujt, s'kam vesh ato tutat e shpifura ngjyra-ngjyra si gabelt... por isha me tepër ne stil si vajzë kolegji (nëse me kupton c'dua te them). E pastër, dhe mjaft e rregull ne atë qe vishja.

Gjithashtu nuk është e vërtetë qe sajohen me mallin e vjetër, stock. Të paktën ata e ato qe njoh unë nuk veprojnë aspak kështu Jojo:. Vajzat qe njoh unë dhe shoqet qe kam ne Tiranë e ndjekin Moden - po flas Moden Evropiane, atë me tendenca Parisiane apo Italiane. :) Ato vishen gjithmonë shumë bukur e me gusto, ke qejf t'i shikosh.

Sajohen qe ç'ke me te! Nuk e di sa herë shkon ne Shqipëri, dhe nëse ke dal dyqaneve? A nuk e ke vënë re se përveç nja 4-5 dyqane me numerim ne te gjithë Tiranen, te tjerat pothuajse kanë te njëjtin mall turk, grek apo kinez? A nuk e ke vënë re qe është mall skarco dhe mbi të gjitha way out of fashion?
Kam dashur te bleja një pale sandale m.q.s. kur shkova papritmas një shoqja ime u fejua (pa patur mundësinë te informohesha me pare qe nga UK), ty mbase te duket absurde.... por pa ekzagjerim kam dal 3 ditë plot, kryq e terthor nëpër te gjithë Tiranen te bleja një pale sandale verore për fustanin tim... and guess what?! I find NOTHING! Ndoshta jam shumë picky, por di qe kam një shije mjaft te holle (dhe ata qe me njohin personalisht e dinë këtë). S'gjeja sepse le një herë qe i kishin me taka shumë te larta, por të gjitha tepër te renduara me gura, me punime dhe për me tepër hiç fine :S
U detyrova dhe i kam vesh me shapka me take disi te ulet, por dhe këto i kisha nga këtu.

Unë e di qe ka femra qe mbahen dhe qe vishen mirë atje, por janë shumë te pakta. Kam jetuar edhe jetoj akoma ne mes te Tiranës, atje ku bëhen pasarelat e modës (d.m.th. tek Bllokui famshem), edhe o e bëjnë moden atje gocat, o s'e bëjnë gjekundi tjetër ... mua 2-3 mund te me pëlqenin, edhe te me besosh... ato qe mbahen dhe bien ne sy, janë femra qe me te vertete kane gusto apo qe kane pare botë me sy, dhe qe rrobat nuk i blejne të gjitha nëpër butiqet e Tiranës por diku gjetke... si Viene, Rome a Bari, apo dhe Athine :)

Këtu te kenaqin sytë pasarelat ne përgjithësi siç permende edhe ti Fashion TV, por le të themi atë qe është, gjysma e veshjeve nëpër to janë shumë dramatike dhe komike, s'mund t'i veshesh jashtë qoftë edhe me ndonjë sebep shumë special. ;)

Shiko, sikurse hyn ne dyqan dhe nuk te pëlqen gjithçka sa shet, ashtu është dhe me stilistet qe shfaqin modelet e tyre dhe qe ne i shohim ne Fashion TV. Unë nuk thashë, as nenkuptova se çfarë shihet e jepet ne këtë kanal, medoemos është për t'u veshur për çdo person... do ishte budallek :O
Por aty ka plot veshje mjaft te bukura, punime e prerje, ku njeriu dhe pse s'ka mundësi t'i blej... merr një ide se çfarë është ne mode, dhe se çfarë mund t'i shkoj ATIJ/ASAJ (jo modeles) me shumë pershtat ;)
Unë dhe Lekë te kisha për te blere gjithë fustanet e Valentinos, me sinqeritet te them qe s'do t'ia bleja të gjitha... sepse jo të gjitha i pershtaten tipit apo gustos time. Besoj se jam treguar shumë e qartë tani! :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#51 ne: 10-05-2007, 17:51:08
Po shume e qarte ishe treguar. Jam dakort me ty qe ka plot qe vishen sikur eshte karnavale apo shume me lajle-lule dhe malli persa i perket cilesise ne pergjithesi eshte me i mire gjetke si ne ato qytetet Evropiane qe permende ti, por edhe ne Amerike e ne Kanada. Sidomos ketu ne USA nese i blen gjerat edhe neper butika disi te mira e jo aq te lira, malli eshte aq cilesor sa s'e ke idene. Jo me kot une bej plot shopping tek bebe, Express, The Limited, Banana Republic, Gap, Marciano, Jessica McClinctock, White House/ Black Market, Ann Taylor si edhe (njeqike me pak) tek Cache & Macy's --- per veshjet fantastike qe kane, kane qejf duart qe t'i kapin ato materialet e tyre, ta ndieje trupi mendafshin e tyre, te provoje stilet e tyre me tendenca Parisiane sidomos persa i perket bebe, Marciano & Cache, por edhe veshje cilesore per perdite si nga Gap apo The Limited. ;) (Mund t'i gjesh websitat e ketyre dyqaneve online, e dashur, ose beji google keto marka/butika nese je kurioze apo te kesh idene se ku i blej gjerat une. ;))

Une habitem me ato qe ndodhin atje, pra veprimet qe bejne njerezit (vrasje, vetevrasje, grabitje, prostitucion - keto vertet me shokojne e me terrorizojne se fundja ate vend e kam kombin tim dhe prej andej kam ardhur) dhe zakonisht per keto flas me cudi, jam pakez e ashper ne kuptimin e kritikes konstruktive te fjales, etj. Keto gjera te keqija qe vazhdojne te ndodhin ne Shqiperi me habisin, sikurse jam habitur kur kam vajtur ne Shqiperi per here te pare pas disa vjetesh qe kisha ketu sepse te rinjte e ndiqnin shume Moden dhe (gjithmone sipas mendimit tim) visheshin me lezet e me gusto, apo sic u shkonte apo u rrinte mire, por edhe kishte perjashtime, si jo! Tek rruga "Myslym Shyri" psh gjen disa dyqane me gjera fantastike, dhe atje kam blere edhe une ndonje veshje apo sandale per veten (me vjen keq ta pohoj por do jesh ca si shume picky si tip, ne lidhje me mos-gjetjen e sandaleve qe kerkoje, per 3 dite qe kerkove hahaha). Megjithate, sikurse the edhe ti une dallohesha gjithnje ne veshje nga Shqiptaret e atjeshem, jo se isha jashte Modes apo se ndiqja ndonje mode tjeter ta zeme, por thjesht dukesha ne pergjithesi me stilin tim qe jetoja jashte, gjithashtu dalloheshin edhe veshjet (ne shumicen e rasteve), sikurse edhe kepucet, sandalet, etj.

Nejse se po bejme gazeta sot edhe ti edhe une bashke. Te kujtohet kur po beje shaka me heret qe "sexy" eshte emri yt i dyte dhe "drop-dead gorgeous" eshte i treti, ne te vertete (jo me shaka) Fashion Icon apo Fashion Plate eshte nick-name apo pseudonimi im qe ma kane dhene mua shoqet, si te Shqiperise, edhe te Amerikes. Prandaj mendoj une jam edhe kaq opinionuese ndaj gjerave qe kane te bejne me Moden, une. ;) Dhe, meqe ra fjala, edhe pse fizikisht zor se te njoh kam pershtypjen se je si Sexy (kete s'e mohoj asnje cike, asnje here, ti je tip seksi moj femer dhe nese ta mohon ndonjeri kete qenka 200% qorr/e), ashtu edhe Drop-Dead Gorgeous SmiLey. (Ta mban te me dergosh nje foto?! LOL)

:puth :lule nga E.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#52 ne: 11-05-2007, 16:16:20
Une nuk i lexova fije per pe postimet tuaja se vallahi paskeni shkrujt shume por pergjithsisht bashkohem disi me Smiley-n

Me c'fare kam pare une ne tirane me koka jane ato qe veshin rroba te mira si cilesi dhe te kombinuara plotesisht me shije......
Kur del ne xhiro ne Tirane mund te ta zene syrin shume vajza sepse ne jemi Shqipetare jemi te bukura vet :D Por jo nga veshja e tyre ...
Pergjithsisht Shqiptaret nuk kursejne te blejne rrobat e trupit , por malli qe shitet ne dyqanet e Shqiperise mos ma krahasoni me mallrat qe shiten ketu ......
Konkretisht u futa ne nje dyqan qe eshte andej nga blloku ka nje tabel te madhe Mallra amerikane Gap etj etj ........Te shikosh ca kishte brenda ato bluzat qe ketu shiten ne Clerance me 5-15 $ atje me nga 60-70 $ bluzja
Me u habit njeriu shkret nje kanatjere pambuku nga Gap bente 30 Mije lek qe as ne Gap nuk e blen aq
Atje shiten mallrat skandaloze nga Rainbow apo Rave Girl gjera qe njerzit i gjejne ketu shume me ulje  (imagjino aq te lira i gjejne sa nxjerrin edhe bileten e avjonit por edhe fitim te majme )
Per te mos filluar nga mallrat Turke ........
E bukur per to eshte nese eshte dekolte ...e bukur per to eshte nese vetem modelin e ka si te modes ...e bukur per to eshte te jet e ngusht dhe flashi ...
Ato veshin c'fare kane se nuk mund ti veme dot faj plotesisht ...sepse edhe djemve u pelqen ti shikojne ashtu.....
Por te mos flasim per te bukuren dhe per cilesoren ne Shqiperi.....se nuk egziston ...
Dhe dakort them ka dhe femra qe te mebtet vertet syri por jane me kokrra vetem ato qe e bejne pazarin ne Itali apo diku tjeter....Jo ne shqiperi .....
Sepse te jemi realist shumica e shqiptareve nuk i shikojne dot dyqanet e butiket ne shqiperi dhe jo me te blejne dicka aty ...
Mua me duhej nje fustan kur isha ne Tr para 2 vjeteve dhe nga nuk kam kerkuar nuk gjeta asgje te fisme te mire dhe te bukur ....harroje cmimin me erdhi gjynah te harxhoja parate
Ama te gjithe dine te vishen bukur se paraja te bo as ne shume gjera por puna eshte qe jane te kufizuar ne mode ....
Te pakten nje te mire e kane ne shqiperi ...ja bejne qefin vetes  ....dhe e mbajne veten ...as floket nuk pertojne ti bejne as thonjte ...nuk i mbetet gje mangut
Ndonjehere mendoj se ndoshta ato nuk kane kete mode qe kemi ne por e shijojne ate qe kane me shume se ne .........

P.S Per te gjitha keto qe thashe futini vet nga nje Minifund nga prapa se tema per ato ben fjale meduket :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#53 ne: 12-05-2007, 04:40:01
Shyqyr qe fole ne ti mi Lise, se ju duket sikur po ekzagjerojme gjërat :P

Elegance, unë po kerkoja sandale për fustanin tim, e jo te komshiut. Edhe derisa kërkon diçka matchy, sigurisht qe dhe zgjidhja perkufizohet ne baze te fustanit, apo s'është kështu ;)
Tani, s'e di për çfarë dyqanesh më flet tek Myslym Shyri mi goc, se atje përveç Geraldines qe shet fustane nusesh e Geox qe shet këpucë italiane (por qe ta mat koken me fije peri, se 250 euro bënin një pale sandale aty) te tjerat janë - merre me long se mishi maroi LOL Le njëherë qe ishin shumica te gjithë me majuc ne këto dyqane qe thu ti.... moda e përpara 2 vjetësh por dhe ikelit, jo lekure, për të mos folur për punimet koti qe kishin sipër apo taken aspak te fisme. Unë kerkoja diçka me te sofistikuar e me fine se këto, ndaj mos u habit ti ;)
Në Tiran 5 dyqane me numerim janë te mira, njeri qe quhet Rocococco dhe është mu tek Blloku (i cili është i vetmi qe mua me pëlqen dhe me te vërtetë mund te gjesh diçka te hajrit atje), një është përballë Drejtorise se Tiranës, një tjetër mu në fund te pallateve moskate tek rruga e Tajvanit përballë (d.m.th. icik me poshtëë Pergoles), një afër Carlsberg-ut, e nja 2 te tjera janë tek ETC-ja (European Trade Center). Të gjitha këto qe përmenda cmimet i kanë me Euro, edhe te me besosh, s'janë aspak te lira... unë futesha dhe habitesha sepse ne Londer, qe tek e fundit e dinë te gjithë qe është një nga kryeqytetet me te shtrenjta ne botë, por ama për një kanatiere te paguash 120 euro, mua s'më kanë lënë mend... se këtu firmë te mirë edhe e gjen për £50. Atje 3 herë qe kam qenë, vetëm një pale pantallona si model francez kam blere, e s'kam harxhu pak për to, jo, por me pelqyen shumë dhe nga inati qe s'bleva asigjo gjekundi i mora :d

Sa për ato brandet qe me tregove, s'ditke gjo me sa shoh, por disa prej tyre i kena dhe ne ne UK, por unë pëlqej firma te tjera me shumë :)

Hajt kalofshi te gjithë një fundjave te këndshme, qofshi me minifunde apo me fustane :P :lule :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#54 ne: 13-05-2007, 06:45:47
Po se mos ketej nga jetojme ne neper Evrope plasen te gjitha femrat duke ndjekur moden....keto ta shpifin vetem me ato brima te cpuara neper hunde e neper goje..e mos te flasim se vishen pa pike shije..lajle lujle..Femrat shqiptare kudo qe jane kujdesen jashtezakonisht per veshjen e tyre..mundohen me ato leke qe kane te bleje dicka qe ja vlen dhe jo si femrat evropiane apo te botes nje jeshile nje e kuqe nje portokalli..skane pike shije ne veshje.

Moden ne bote e ndjekin ato qe merrem me te apo qe ja kane haberin..po ato te thjeshtat as qe e vrasin mendjen ci ze dora ne mengjes ato veshin...

Femrat shqiptare ne Shqiperi me pelqejne(pavarisht se vishen vend e pa vend me veshje pak jo te pershtatshme per ambjentit)por tregojne kujdes per veshjet..ka lezet vishen e paster..keto me canta te zhgryera kur shkojme te hame dreke ketu studentet ne Gjermani fiuu e hedhin canten ne toke pa pike meraku !

Ne kurse te gjuhes qe kam njohur..ka pasur shume te huaj angelz amerikan franzez cte duash..dhe te nje gjelle ishin..nuk tregon kujdes per veshjet !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#55 ne: 14-05-2007, 22:48:36
Po se mos këtej nga jetojme ne nëpër Evrope plasen të gjitha femrat duke ndjekur moden....këto ta shpifin vetëm me ato brima te cpuara nëpër hunde e nëpër goje..e mos të flasim se vishen pa pikë shije..lajle lujle..Femrat shqiptare kudo qe janë kujdesen jashtezakonisht për veshjen e tyre..mundohen me ato Lekë qe kanë te bleje diçka qe ja vlen dhe jo si femrat evropiane apo te botës një jeshile një e kuqe një portokalli..skane pikë shije ne veshje.


Te drejte ke per veshjet qe bejn jane skandal fare nuk dine me u veshur,pavarsisht se vishen te thjeshta keto blejn disa gjera qe te neve as te harixhijt nuk i marrim  :D Cdo femer qe vishet bukur neper shtetet europiane eshte o shqiptare ose boshnjake.
Shqiptaret edhe pse nuk e kane buxhetin me te mire se europianet per rrobe shpenzojn shume,nuk i bejn leket Vodka,birre,wiski etj etj
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#56 ne: 16-05-2007, 09:44:59
Minifune te bukura me pelqejne shume
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#57 ne: 16-05-2007, 09:48:24
edhe keto shume te bukura sidomos ky i fundit i kuq
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#58 ne: 16-05-2007, 18:51:20
Shume te bukura keto minifundet. Une rralle vesh minifunde,sepse edhe une si Lisa jam tip qe leviz shume dhe nuk ndjehem rehat me minifund  :D Me pelqejne shume ato te Baby Phat jane fantastike fare  :-[
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#59 ne: 22-05-2007, 12:50:19
une ketu shoh vetem kembet. ;).se nga minifundet nuk marr vesh gje :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#60 ne: 22-05-2007, 14:02:17
Ja dhe keto te tjerat.Une kam nje si ai i bardhi dhe nje si ai i ziu me rrip,po nuk i kam veshur asnjehere deri tani LOL i mbaj per bukuri ne garderobe LOL  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#61 ne: 22-05-2007, 14:09:24
Hajde, ka lezet tema e Mini-fundeve! Une te Shtunen qe kaloi per My Birthday Party vesha nje mini-fustan. Ishte shume mini ama (ky qe kam ne avatar), ngjyre floriri. Te te behet qejfi lepurushe, se ta kemi mbushur temen me minifunde dhe kembe (une per vete kam vendosur te miat njehere). Tani, nga fundet qe ke vendosur ti me poshte, me pelqejne me shume ai i pari ngjyre bezhe/khaki, i treti hot pink, dhe i katerti qe este si nje grixho xhins. ;)

Dreqi ta marre une kaq shume i pelqej minifundet dhe me shkojne, saqe edhe kur u martova, nje nga fustanet qe nderroi nusja :P ishte fustan i bardhe mini (fustan nuseje ama, sec kujtuat ju! LOL)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#62 ne: 22-05-2007, 20:55:18
o eleganca po ti diku ke thene qe nuk je e martuar .....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#63 ne: 23-05-2007, 01:34:33
Une spo e nxjerr ate minifundit qe kam veshur sot se me del kofsha per selamet..kofshe e bardhe e vogel..sa te terbohen demat ketej me mire po rru suste :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#64 ne: 23-05-2007, 14:45:27
Unë s'po e nxjerr atë minifundit qe kam veshur sot se me del kofsha për selamet..kofshe e bardhe e vogël..sa te terbohen demat këtej me mirë po rru suste :D
pse moj kush te tha te nxjerresh minifundin,hajde nxjerr ato kofshet se me kane thene qe i ke te mira :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#65 ne: 23-05-2007, 15:17:09
2 minifunde për plazh :P



  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#66 ne: 23-05-2007, 19:05:05
une e kam nje si ky i fundit me roze i joti Smiley po identik fare vetem se ne vend te rozes eshte blu me pika te bardha .....dhe ka si pantallona te shkurtra fare poshte ...
Une e kam nga Nike dhe e kam bler kur luaj tenis ....me rri shume bukur
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#67 ne: 23-05-2007, 21:16:12
o eleganca po ti diku ke thënë qe nuk je e martuar .....

Une nuk e kam thene kurre kete gje. E kam mbajtur sekret statusin tim si e martuar, ne fillim, kur kam hyre ne forum, pra as e kam pohuar dhe as e kam mohuar, Nejse...


P.S. Lise, me pelqen shume avatari i ri. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#68 ne: 24-05-2007, 13:28:49
2 minifunde për plazh :P




Citim nga: wiliams

link=topic=37251.msg508077#msg508077 date=1179924327
pse moj kush te tha te nxjerresh minifundin,hajde nxjerr ato kofshet se me kanë thënë qe i ke te mira :D

Fundet te bukur te dy,ai i pari me pelqeu me shume !

Wili,kofshet e mia lale i shef vetem njeri se jo per gje per te i kam,i kam te vogla po ama te bukura na marshalla LOL LOL

Lere kur i prek,spo vazhdoj me se do dal nga tema e minifundeve.

Une pelqej vetem minifunde xhins te vesh,jane sportiv i vesh ne vere me shapka verore apo atlete,dhe vdes ti vesh cik te ngushte pas vitheve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#69 ne: 24-05-2007, 14:11:31


Wili,kofshet e mia lale i shef vetëm njeri se jo për gjë për te i kam,i kam te vogla po ama te bukura na marshalla LOL LOL

Lere kur i prek,s'po vazhdoj me se do dal ...lakuriq :-[ :-[
....hahahahahaaa shpirt je Capkene (jo per mua moj por per ate them..) :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#70 ne: 10-10-2008, 01:07:26
Vdes per mini.. :) :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#71 ne: 10-10-2008, 16:13:15
Edhe une vdes per minifunde...kur i vesh ne pune...gezohen cunat e punes dhe me falin cdo lloj gabimi  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#72 ne: 14-10-2008, 19:50:48
Na moj gra, cbeni keshtu se i cmendet burrat e botes LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#73 ne: 25-08-2010, 10:10:13
Keta jane disa qe i kam une..dhe i adhuroj.. :)







  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#74 ne: 25-08-2010, 10:11:16
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super