×

Ngjyra e bardhë në mode këtë pranvere

· 3 · 443

Ngjyra e bardhë në mode këtë pranvere

· 3 · 443

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 26-03-2011, 22:06:20
Ngjyra e bardhë është pjesë e pashmangshme e secilës stinë dhe do të ngjyrosë edhe kësaj pranvere të gjithë stilet e veshjes, prej asaj të kohës së lirë, nëpunës apo të mbrëmjes.
“Ralph Lauren”, “Derek Lam”, “Tibi” dhe “H&M” janë vetëm disa prej shtëpive të modës, të cilat kanë prezantuar vizionet e tyre të bardhësisë në veshje. Në kombinim me dantellë, theka dhe palosje, veshja e bardhë është zgjedhje e përsosur për dalje romantike, në të cilën doni që të dukeni të rafinuara dhe të thjeshta.
Ajo vjen në të gjitha nuancat, prej së bardhës së kristaltë deri te variantet më të “ndotura” të saj. Pjesë kryesore të veshjes së një femre që njeh modën do të jenë bluzat e bardha, tunikat, fustanet dhe pantallonat në kombinim me aksesorët e modës përsëri me ngjyrë të bardhë, sikurse janë çantat e vogla.

Për çdo ditë
Veçanërisht në trend janë pantallonat e bardha nga materiali i lehtë, me bel të gjatë dhe këmbë të gjera, sikur edhe këpucët që u ngjajnë atyre të balerinave.

Për dalje
Fustani prej liri në dy shtresa, dantella e qepur ose lidhja angleze, madje edhe fustani i vogël i zi në version të bardhë, janë absolutisht hit i stilit. Setrat e shkurtra ose ato paksa të gjata, do të plotësojnë bluzën ose pantallonat elegante.

Të brendshmet, të bardha
Rregulli i parë i veshjes nën veshje të bardhë është të vishni të brendshme të bardha ose që kanë ngjyrën e lëkurës, sepse ndryshe mund të dukeni vulgare dhe të pashije. Sandalet dhe këpucët e bardha duhet të pastrohen rregullisht, sepse njollat në to i bëjnë ato sikur tepër të vjetruara.

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 30-03-2011, 21:38:08
Nuk pashe bardhesi te H&M. Fustanet e veres  do te fshijne rruget, tamam model harixhofkash ( sa kisha pa e perdore kete fjale :D)

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#2 ne: 31-03-2011, 11:45:40
une e adhuroj si ngjyre + me shkon shume...

per mua ska rendesi tendenca e vesh gjithmone :D