×

Ngjyrat më të popullarizuara për thonjtë

· 2 · 203

Ngjyrat më të popullarizuara për thonjtë

· 2 · 203

  • Postime: 22563
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-05-2011, 00:22:46
Kjo pranverë dhe verë, së paku nëse bëhet fjalë për nuancat e popullarizuara të ngjyrave për thonj, do të jetë shumë e llojllojshme, e gjallë dhe e pastër.

Ngjyra e hirit është shumë në trend këtë sezon. E zeza është zëvendësuar me tone tjera të errëta, jo vetëm për manikyr dhe makijazh, por edhe në tesha dhe veshje të brendshme.

Ngjyrat e errëta shndritëse, e metalit ose gri e errët dhe variacionet e argjendta, janë shumë të popullarizuara. Sa i përket kombinimit të ngjyrave- gri e errët dhe e kaltra janë të efektshme.

E kuqja klasike sërish është kthyer, duke përcjellë ngjyrën e portokalltë dhe atë rozë. Të tria ngjyrat janë të popullarizuara në plotësimin e kombinimeve te buzëkuqit dhe manikyrit.
Burimi: Telegrafi Estetike

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 17-05-2011, 07:58:40
Te zezen e pelqej gjithashtu dhe te kuqen, rozen rralle me shume e perdori ne te brendshme dhe buzekuq.....portoka llin e urrejjj.

Per thonjte..gjithmone perdori dark colors.