×

Orare të gabuara dhe shtim në peshë

· 2 · 598

Orare të gabuara dhe shtim në peshë

· 2 · 598

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 04-09-2012, 10:52:01
Fundjavë e shfrenuar duke konsumuar orar e pa orar, turnet e punës dhe një çrregullim i plotë.
 
Përveç kujdesjes, dietës dhe aktivitetit fizik një rol kyç në kontrollin e peshës duhet ti kushtohet ritmit biologjik të ushqyerjes.
 
Shkencëtarët besojnë se prishja e rutinës së gjumit dhe ushqimi në orare të ndryshme çojnë në shtim në peshë.
 
Studimi në fjalë i zhvilluar nga Universiteti i Aberdeen u publikua në Bio-Essays, ku theksohet se fjetja dhe ushqyerja me orar si dhe gjumi në ambient plotësisht të errët ndihmon për të ruajtur formën fizike.
 
Në një cikël gjumi siç raporton noa.al gjithë qelizat e trupit njerëzor bien në qetësi ashtu si dhe hormonet që kontrollojnë metabolizmin.
 
Studiuesja Cathy Wyse shpjegon se në vitet e fundit ritmet kanë ndryshuar shumë dhe se sforcimi për të ruajtur orën biologjike bëhet më i madh, çka çon në çrregullime të metabolizmit dhe mbipeshë.

Në eksperimentet e bëra tregohet se ndryshimi i orareve çon në ndryshimin e geneve në mëlçi duke çuar në prodhimin e yndyrave dhe glukozës.
 
Theksohet se kur ndiqet ritmi i rregullt i ushqyerjes dhe gjumi sipas orës biologjike, atëherë ruhet formë më e mirë trupore.
 
a.y/noa.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 07-09-2012, 22:40:47
Shkencëtarët besojnë se prishja e rutinës së gjumit dhe ushqimi në orare të ndryshme çojnë në shtim në peshë.
 

Nuk besoj ne kete teori. ^o)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super