×

Për një fytyrë pa puçrra

· 2 · 335

Për një fytyrë pa puçrra

· 2 · 335

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
ne: 07-04-2011, 08:44:37
Për një fytyrë pa puçrra

 Gjatë prekjes së fytyrës, bakteret nga sipërfaqja e lëkurës depërtojnë në shtresa më të thella. Më thellë, më pas ndikojnë që infeksionet të përkeqësohen dhe që aknet të zgjerohen.

Nëse nuk i shtoni kujdes fytyrës, paratë që i keni shpenzuar mund të jenë para të hedhura, ngase do të jetë shumë e vështirë të shmangni puçrrat. Akneve u duhet kohë për t’u shfaqur, në të kundërtën do të shkaktojnë shenja, të cilat më pas është shumë e vështirë për t’i larguar.

Për të parandaluar “operimin” nëpër fytyrën tuaj, zieni disa komprese sterile në ujë të ngrohtë dhe i vendosni në fytyrë për të hapur rrudhat. Më pas shtoni përbërësit për tharje, të cilat do të eliminojnë bakteret dhe i leni të qëndrojnë ashtu gjatë gjithë natës.

Lotët artificialë zbusin të skuqurat e syve, por edhe të fytyrës, prandaj në këtë mënyrë do të mbulojnë aknet. Para se të përdorni diçka nga këta përbërës, detyrimisht duhet të konsultoheni me dermatologun. Pasi që lëkura ta thajë përbërësin, aplikoni korrektor me ndikim antibakterial. Këtë duhet ta bëni në mënyrën më të sigurt të mundshme.

Në vend të pilingut të vrazhdë – sheqer

Shprehitë e këqija: Shumë shpesh ndodh që nga dëshira që lëkura të duket më e shkëlqyer dhe më e butë, përdorim piling i cili është mjaft i vrazhdë.

Pilingu me qeliza të ashpra dhe të mëdha mund të largojë sipërfaqen e lëkurës e cila e bën atë të shkëlqejë.

Zgjedhja më e mirë: Për një lëkurë të butë, më të mira janë kremrat e natës me retinol, e në vend të pilingut të vrazhdë përdorni një përzierje të sheqerit me vajin e jojobës.

Pudra nuk është e mirë për mbrojtje nga dielli.

Shprehitë e këqija: Nuk duhet të mbështeteni në pudër, kur është fjala për mbrojtjen nga rrezet e diellit.

Rreziku për lëkurën: Kremi është i vetmi i cili na e mbron lëkurën, ngadalëson plakjen e saj, parandalon shfaqjen e rrudhave dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Zgjedhja: Nën bazën e pudrës vendosni një shtresë të kremit të hidratuar për fytyrë me faktorë mjaft të lartë mbrojtës.

 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22181
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 27-05-2019, 17:29:28
Pse Shfaqen Puçrrat në Fytyrë, dhe si të Shpëtojmë nga Tortura e Tyre
 

Si të rritur, ne kemi privilegjin të votojmë, të drejtojmë makinë dhe shumë e shumë gjëra të tjera serioze +18.

Dhe praseprapë, na duhet akoma të përballemi me puçrrat që dalin në fytyrë edhe pse ia kemi lënë targat adoleshencës.

Në fakt, puçrra fytyrës nuk është se u shfaqen vetëm adoleshentëve.

Rreth 80 për qind e të rinjve dhe të rriturve midis moshës 11 dhe 30 vjeç vuajnë nga shpërthimet e akneve; ka edhe disa njerëz në të dyzetat e tyre dhe pesëdhjetat shenja të mjaftueshme për t’dalluar këto spote.

Puçrrat e fytyrës shfaqen te të rriturit, por kjo nuk do të thotë se duhet të vuani.

Çfarë sinjali dërgon trupi nëpërmjet puçrrave të fytyrës?

Sipas Doris Day, një dermatologe e certifikuar e specializuar në trajtimet me lazer, dermatologji kozmetike dhe kirurgjikale, çrregullimet e lëkurës së fytyrës vijnë zakonisht si rezultat i prishjes së drejtpeshimit hormonal.

Day, e specializuar në fushën e dermatologjisë kozmetike, rekomandon që të shkoni tek një dermatolog për të kuptuar më mirë llojin tuaj të lëkurës dhe mënyrën se si reagon.

“Një shumëllojshmëri e trajtimeve mund të funksionojnë, duke përfshirë kontraceptivë hormonalë, aldaktone dhe ilaçe të zakonshme, të tilla si peroksid benzoili, antibiotikë lokalë ose oralë dhe retinoide”, thotë ajo.

Takimi me një ekspert siguron që ju të merrni medikamentet e sakta për lëkurën tuaj-përndryshe trajtimi mund të jetë një lojë provo-testo-gabo-korrigjo që të çon në acarim të mëtejshëm.

“Ka shumë hulumtime aktive mbi aknet, duke parë efektet e mundshme të ushqimit, mosbalancimin hormonal, lloje të ndryshme të baktereve, si dhe trajtime për të ndihmuar në shmangien e shpërthimeve dhe trajtimin e shpërthimeve”, thotë Day.

Një studim i tillë zbuloi se puçrra ishte një problem i vazhdueshëm për njerëz të të gjitha moshave, por gratë duket qartë se janë më të prekura për shkak të mosbalancimit të hormoneve.

Ushqimi dhe dieta gjithashtu mund të luajnë një rol kyç. Disa kërkime sugjerojnë që acidet yndyrore esenciale si vajrat e omega-3 të peshkut mund të ndihmojnë në balancimin e vajrave të lëkurës dhe të lehtësojnë puçrrat, ndërkohë që ushqimet me glycemic të lartë si bukë të bardhë, patate të skuqura dhe gjërat me sheqer në mëngjes mund të çekuilibrojnë hormonet dhe të çojnë në më shumë shpërthime puçrrash.
http://supershendeti.com/2019/05/pse-shfaqen-pucrrat-ne-fytyra-dhe-si-te-shpetojme-nga-tortura-e-tyra/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super