×

Përse plaket fytyra tek femrat?

· 3 · 383

Përse plaket fytyra tek femrat?

· 3 · 383

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 13-02-2011, 22:05:01
Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur. Edhe lëkura jote mendon kështu. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve.

Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak (pra më pak ushqim) për qelizat. Pasojat kryesore janë mos hidratimi, skuqja dhe kapilarët e kuq që fillojnë të evidentohen. I ftohti bëhet një armik kritik sidomos mbas të 40-ve. Plakja e një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falëndero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të ADN-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të kontraktuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës.

Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk. Specialistët këshillojnë përdorimin e produkteve antioksidues dhe hidratantë dhe trajtimet të zgjidhen sipas moshës tuaj. Por mbas të 30-ve një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.

  • Postime: 165
  • Gjinia: Femer
shkodrane
#1 ne: 14-02-2011, 11:23:48
shkurt un them se fajin e kan burrat ^o)

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#2 ne: 14-02-2011, 11:38:07
une mendoj se ndikon shume stresi dhe cigarja, edhe pse shume goca qe e pine s'dua ta pranojne por e verteta eshte qe s'te bejne mire per lekuren :)