×

Stine e re...vetulla te reja.

· 4 · 980

Stine e re...vetulla te reja.

· 4 · 980

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 03-04-2009, 22:46:13
Dy lapsa për t’i rregulluar, një xhel për t’i krehur, një furçë për t’i bërë të dendura dhe të plota: është gjithçka që të duhet për të krijuar dy harqe perfekte mbi sy dhe për t’i dhuruar vështrimit personalitet dhe pak mister.

Lamtumirë vetullave të holla. Nëse dëshiron të jesh në modë, objektivi për stinën e re është t’i bësh të duken të rritura në mënyrë që të vizatojnë në hark natyral. Grimi i vjeshtës frymëzohet nga look-u i diveve të viteve ’60, e para ndër të gjitha, Audrey Hepburn. Edhe shumë yje të Hollivudit që nga Nicole Kidman tek Penélope Cruz e kanë përqafuar fort tendencën e re. Kanë filluar të shfaqen me vetulla të dendura, jo shumë të harkuara, natyrale në pamje, edhe pse në fakt janë shumë të kuruara. Sepse vetullat të japin karakter dhe shprehin personalitet. Le të shohim teknikat për të pasur dy harqe të dendur dhe perfektë.

Bëj matjet
Vetullat e plota nuk do të thotë vetulla të egra. Prandaj, mos shpreso të braktisësh njëherë e mirë pincetën: duhet ta përdorësh gjithsesi. Por vetëm për të formuar harkun natyral, jo për ta ndryshuar rrënjësisht. Para se të fillosh të rrallosh vetullat, është e rëndësishme të përkufizosh dimensionet, që duhet të jenë në harmoni me të gjitha tiparet e fytyrës. Për të krijuar pesën parësore të harkut, imagjino një linjë që, duke filluar nga flegra e hundës, ngjitet drejt rrënjës së hundës. Për të saktësuar gjatësinë, linja nga e njëjta pikë nisjes duhet të shkojë drejt tëmthave, duke prekur bishtin e syrit. Një mënyrë e thjeshtë për të bërë këtë matje është të marrësh dy lapsa dhe t’i përdorësh si vizore: mbahen të bashkuar pranë vrimës së hundës dhe hapen në qoshe, në mënyrë që të kalojnë në pikat e treguara. Për të përcaktuar pikën më të lartë të harkut, shiko drejt dhe imagjino një vizë, që gjithmonë nga vrima e hundës, ngjitet derisa takon qerpikun duke përshkuar mes për mes beben e syrit.

Provo formën
Lëvizja e parë pasi të kesh bërë matjet, është të maskosh me një laps të bardhë ose bezhë, qimet e çrregullta që duhet të hiqen. Në këtë mënyrë arrin të krijosh një ide për rezultatin final. Mund të bëhen edhe korrigjimet e nevojshme. Harku nuk duhet të jetë shumë i sforcuar ose i ekzagjeruar, ndryshe humbet ekuilibri i fytyrës. Për t’i dhënë një pamje të rregullt vetullave pa i holluar, duhet të eliminohen të gjitha qimet që duken pak të izoluara, si nën hark si sipër tij, në zonën drejt tëmthave. Zona e fillimit, pranë hundës, në fakt duhet lënë natyrale: hiqen vetëm qimet e rritura përgjysmë.

Përdor pincetën
Mënyra më e mirë për të hequr vetullat është përdorimi i pincetës. Më mirë ta shmang përdorimin e strishave, sepse rrezikon të dëmtosh formën e harkut. Dhe mos provo të heqësh vetullat para se të bësh trukun, sepse lëkura skuqet. Më mirë lëre për në darkë, para se të shkosh në shtrat. Kështu lëkura ka kohë për t’u rikuperuar. Kur heq vetullat, tendose mirë lëkurën me gishta dhe hiqe qimen me një veprim, gjithmonë në drejtim të rritjes. Sepse qimet tentojnë të rriten në drejtimin në të cilin janë shkulur. Dhe në fund dezinfekto mirë pincetën me alkool.

Shto volumin
Nëse vetullat nuk janë të dendura në mënyrë natyrale, mund të rregullohen me truk. Përdoret një laps specifik me dy tonalitete më të çelura, duke iu përshtatur ngjyrës së vetullave, dhe në zonën ku janë më të rralla bëhen vijëzime me laps në drejtim të qimeve. Më pas shumohen me një furçë. Për ta parë më të plotë zonën pranë hundës, përdoret një hijezues pa shkëlqim, që jep një efekt plotësie më natyral sesa lapsi. Për ta shpërndarë, mund të përdoret një penel në mënyrë të tërthortë. Kalo një vel të hollë pluhuri edhe në zonën ku ke vizatuar, kështu truku i lapsit zgjat më shumë dhe u jep vetullave një pamje të sfumuar dhe jo të vizatuar. Dhe në fund përdor një xhel specifik, që ruan rregullsinë e vetullës dhe fikson ngjyrën.

Korrigjo defektet
Vetullat e dendura nuk janë vetëm në modë. Ato të ndihmojnë edhe për të zvogëluar disa defekte të vogla. Falë dendësisë të tyre, shkurtojnë një ballë shumë të lartë dhe nxjerrin më në pah sytë më formë të futur. Për ta bërë më proporcionale një fytyrë të gjatë, duhet t’i krehësh në mënyrë që kulmi i harkut të spostohet drejt tëmthave dhe duhet të zgjatet paksa bishti. Nëse fytyra është e shkurtër dhe jo me formë të rregullt, krihet pjesa qendrore drejt lartësisë për të theksuar harkun dhe shkurtohen ekstremitetet. Në të gjitha rastet, për të kompletuar korrigjimin, vendos një sasi të bollshme rimeli si në qerpikët e sipërm si në ata të poshtmit.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 05-04-2009, 22:47:14


Jo te gjitheve u shkojne vetullat e trasha.
E kur dicka nuk te pershtatet, nuk eshte e thene ta besh domosdoshmerisht vetem per faktin se eshte ne mode.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 08-06-2019, 15:10:22
Truke të thjeshta për vetulla më të trasha
Nëse ke vetulla të holla dhe do që t’i rregullosh, ka disa mënyra për të arritur rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që një pjesë të fajit për gjendjen e vetullave tuaja e ka gjenetika, por asgjë nuk është e pamundur, kështu që edhe për ju ka shpresë. Vetullat e trasha janë trend sot dhe duhet të kujdeseni për to si për çdo tipar tjetër të fytyrës nëse doni të shkëlqeni.

-Përdorni serum për vetullat ( Serumi ndihmon në rritjen e qimeve, i bën qimet më të trasha dhe më të dendura).
-Mos i hiqni shpesh. Mund të duket e çuditshme, por nuk duhet t’iu pastroni vetullat sapo dalin dy qimet e para. Lërini të mbushen që të keni mundësi t’ju jepni formë.
-Përdorni laps ose xhel që mbush vetullat për të dhënë efektin e dëshiruar, sidomos kur bëni grim të bukur.
-Nëse keni para mjaftueshëm, provoni ‘microblading’. Është zgjidhja e duhur dhe afatgjatë. /Lapsi.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 08-06-2019, 16:09:15
Shyqyr qe kam lesh dhe te mbushura :D..se ate microblading I hate . Sa me thjeshte aq me mire
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super