×

Thinjat së shpejti mund t’i takojnë së kaluarës

· 3 · 635

Thinjat së shpejti mund t’i takojnë së kaluarës

· 3 · 635

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 24-06-2011, 23:15:52
Shkencëtarët kanë arritur te rrënja e flokut të thinjur, duke krijuar mundësinë që flokët të ruajnë shkëlqimin e rinisë edhe në moshën e vjetër.

Pas një varg eksperimentesh, ata kanë identifikuar një proteinë të quajtur “wnt”, e cila doli të jetë vitale për prodhimin e ngjyrës në flokë.

Ky zbulim i madh rrit perspektivën e ilaçeve, losioneve apo shamponeve, të cilat rrisin nivelin e wnt-së, dhe ua kthejnë flokëve të thinjura ngjyrën e tyre natyrale.

Ky trajtim do t’i kursejë femrat në një moshë të caktuar nga nevoja për të bërë vizita të pafundme te floktari për të mbuluar rrënjët e thinjura të flokëve.

Pa dyshim, që do të jetë i popullarizuar edhe për meshkujt e moshës së mesme, të etur për të rifituar pamjen rinore.

Hulumtuesit amerikanë përshkruajnë një varg eksperimentesh, të cilat nxjerrin në pah që wnt-ja është çelësi i mbajtjes së ngjyrës origjinale të flokëve.

Shkencëtarët kanë treguar që proteina nxit një varg reaksionesh zinxhirë që çojnë tek ajo që qelizat burimore ose “amë” në skalpin e kokës të piqen dhe të prodhojnë pigmentin që ia jep flokut ngjyrën.

Një zinxhir i ngjashëm i reaksioneve ndodh në skalpin e njeriut, mirëpo hulumtuesit nga Qendra mjekësore e Universitetit Langone të New Yorkut, duhet akoma të hulumtojnë për defektet në sistem të cilat i bëjnë flokët e njerëzve të thinjura.

Wnt-ja është po ashtu vitale për rritjen e flokëve, duke sugjeruar se një trajtim që i mban flokët të errësuar, do të kishte përparësi shtesë edhe në ndalimin e pakësimit të tyre.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se wnt-ja është po ashtu përgjegjëse për prodhimin e folikulës së flokëve të reja.

Është menduar se folikulat, këto struktura të vogla përgjegjëse për rritjen e flokëve, gjithmonë kanë qenë të formuara para lindjes, dhe vdekja e tyre graduale ka çuar deri te qerosja.

Mirëpo, wnt-ja mund të mos jetë shkaku i vetëm për t’u fajësuar për flokët e thinjura, ku hulumtimi britanik drejton gishtin te përdorimi i tepruar i zbardhuesit te flokët.

Studimi i Bradford University ka zbuluar se trajtimi i shpeshtë i flokëve me trajtues të shpejtë në trupat tanë çon te shtresimi i rrezikshëm i niveleve të larta të peroksidit të hidrogjenit në flokët tanë dhe bllokimin e prodhimit të pigmenteve.

Hulumtuesit thonë se gratë e reja të cilat përdorin ngjyrat e bazuara në peroksidin e hidrogjenit për t’i çelur flokët nuk duhej të brengosen domosdo. Ndonëse te femrat më të vjetra, procesi i bërjes bionde mund të përshpejtojë procesin e zbardhjes së flokjeve.

Mendohet se gjenetika kontrollon nëse dhe kur një person do të zbardhet, megjithëse stresi, alkooli, pirja e duhanit dhe dietat e dobëta mendohet se e përshpejtojnë procesin.

Shumica e britanikëve vërejnë flokun e parë të thinjur rreth moshës 25-vjeçare.

  • Postime: 22268
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 04-10-2011, 10:04:15
Ilaç i ri që ndalon thinjen


Është zbuluar medikamenti i ri që ndalon thinjen e flokëve.

Ekspertët e firmës L’Oreal kanë bërë të ditur se nëse ilaçi do të merret çdo ditë do të bëjë që flokët tuaj të mos ndryshojnë kurrë ngjyrën e tyre natyrale.

Gjithashtu ata premtojnë se medikamenti nuk do të jetë i shtrenjtë dhe do të jetë tërësisht natyral sepse ka në përbërje një ekstrakt frutor.

Bruno Bernard, shefi i L’Oreal për flokët, theksoi: “Njerëzit duhet të marrin pilulën përditë dhe medikamenti funksionon sa nuk janë zbardhur flokët.”

L’Oreal ka më shumë se një dekadë që po punon për këtë ilaç dhe ka bërë të ditur se nuk do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2015. /top channel

  • Postime: 22268
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 09-06-2019, 21:04:23
Çfarë e shkakton zbardhjen e flokëve dhe si ta eliminoni
 

A e keni ditur që mund ta ngadalësoni zbardhjen e flokëve dhe ta ktheni ngjyrën e tyre natyrale? Mjekësia tradicionale kineze, konstaton që rrënjët fshihen në shëndetin e gjakut dhe të veshkave. Për këtë shkak rekomandohet shmangia e produkteve të qumështit, mishit dhe kripës.

Nëse ju janë zbardhur flokët pra kohe kjo mund të tregojë disfunksionin e gjëndrës tiroide, mungesën e vitaminave B5, B6 dhe B12, apo aneminë. Mungesa e vitaminave të përmendura mund të tregojë numër të madh bakteresh në zorrë.

Mungesa e vitaminës A, zinkut dhe bakrit mund të çojë në rënie të imunitetit, dobësim të gjakut, ndërsa në disa raste edhe në pikën në tru.

Për këtë shkak rekomandohet që rregullisht të konsumoni lëng nga bari i grurit i cili na jep një sërë përparësish:
– Pastron gjakun
– Rigjeneron lëkurën dhe ia kthen shkëlqimin
– Flokëve ua kthen ngjyrën natyrale dhe i pengon të zbardhen.

Lëngu nga bari i grurit
Nevojiten: 30 ml lëng bari të grurit, 1 gotë pemë të grira sipas dëshirës (kivi, mollë, qershi, etj), një gotë lëng limoni, 1 lugë e vogël mjaltë, pak ujë.

Aplikimi: Të gjithë përbërësit qitni në blender, përzieni dhe pini këtë lëng dy herë në ditë.
Efekt të njëjtë ka edhe tretja kundër flokëve të bardha e cila merret gjatë 40 ditëve (tri herë në ditë, gjysmë ore para ngrënies).

Nevojiten: 1 kg mjaltë natyral (shtëpiake), 200 g fara liri, 3 thelpinj hudhre, 4 limonë të mëdhenj.

Përgatitja: Limonëve hiqjani lëvoren dhe qitni në blender, farat e lirit bluani dhe shtoni limonin, hudhrën pastrojeni dhe qiteni në blender dhe të gjitha bluani deri sa të bëhen tretje e butë.

Pastaj shtoni mjaltin dhe bashkoni të gjitha mirë. Farat qitni në një kavanoz dhe merrni tri herë në ditë nga një lugë të vogël gjatë 40 ditëve. Pos që flokëve do t’ia ktheni ngjyrën natyrale, do të përmirësoni edhe imunitetin.

Për të ndikuar si duhet lëngu dhe tretja, mos konsumoni alkool dhe duhan