×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Monique
« ne: 26-03-2019, 22:51:44 »

E o e ja tani do vete te blej nja 10 kg vazeline lol
Postuar nga: erlehta
« ne: 26-03-2019, 22:20:24 »

Bli Loreal ti bli,  shih cben vazelina 😁
Postuar nga: Monique
« ne: 26-03-2019, 22:12:53 »

Si se paskam dite LOL
Une e dija qe perdorej per tjeter gje lol
Postuar nga: erlehta
« ne: 26-03-2019, 20:24:45 »

Dashka provuar😁
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 03-06-2013, 14:00:57 »

Vazelina është fantastike për gjithçka, që nga shkëlqimi i buzëve deri te pastrimi i zonave delikate të lëkurës së fytyrës.
Vazelina është baza e shumë kremrave, por a e keni ditur që vazelinën mund ta përdorni edhe për gjërat në vijim?

Redukton skuqjen e puçrrave
 Vendos pakëz vazelinë mbi puçërr dhe kjo do të ndihmojë që skuqja të zhduket menjëherë.

Pastron grimin
 Përdor vazelinë për të hequr “make up”-in e syve në çast. Merr pak vazelinë dhe masazho butësisht me të zonën e qepallave, por sigurohu t’u biesh siper edhe qerpikëve. Pastaj merr një pambuk të lagur dhe fshije vazelinën. Ajo zakonisht nuk i irriton sytë, por për siguri ruaj masën.

Vetulla të përkryera
 Nëse i keni vetullat të ashpra, përkatësisht qimet që vazhdimisht lëvizin dhe i bëjnë vetullat e juaja të duken të shprishura, lyeni me një shtresë shumë e hollë të vazelinës dhe vetullat tuaja do të jenë të bindur.

Buzët e plasaritura
 Vendos vazelinë në buzë dhe më pas, duke përdorur furçën personale të dhëmbëve, masazho, për buzë më të buta dhe të lëmuara. Bëje këtë çdo dy ditë dhe do të shpëtosh përgjithmonë nga buzët e ashpra.

Qerpikët të gjatë dhe të bukur
 Nëse dëshironi që qerpikët tuaja të jenë të gjata dhe të rregulluara, përdorni një furçë për qerpikë (të maskarës) të vjetër të cilën së pari duhet ta keni larë mirë nga gjurmët e vjetra të ngjyrës dhe lyeni qerpikët me furçë në të cilën keni vendosur një shtresë të hollë të vazelinës. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me radhë, dhe ndryshimi është i garantuar.

Pas depilimit
 Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lëreni që të thith. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

Thembrat e buta
 Vazelina është i mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, dhe në qoftë se ju e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhje e duhur për ju. Një këshillë, kur i lyeni këmbët vishini edhe çorapet në mënyrë që të qëndroj vazelina sa më shumë në lëkurë.

Majat e flokëve të plasaritura
 Nëse flokët tuaj janë të gatshme për një prerje flokësh dhe ju dëshironi që të lëshoni dhe nuk dëshironi që ndryshoni gjatësinë, vazelinë është zgjidhje. Lyeni majat e flokëve me vazelinë, me të cilën do të mbuloni majat e plasaritura, ndërsa të përgatiteni për një model të ri të flokëve.

Aroma e parfumit qëndron më shumë
 Para se të spërkasni parfumin tuaj të preferuar, vendin ku do të vendosni parfumin lyeni së pari me pak vazelinë. Parfumi nuk do të zhduket aq shpejt si më parë.   

/Telegrafi/