.......


Këtë xhaketen e bardhe nga bebe unë e bleva edhe këtë si fustan/tunic prej mendafshi poshtë dua ta blej. Ehhh unë tek bebe mbetem për jave. Edhe Arden B, Limited & Express me pëlqejnë ama. Mesa shoh unë Kristaline kemi shije te ngjashme ne veshje, ose me saktë na pëlqejnë te njëjtat gjëra.

Kjo xhaketa këtu sipër është yll meqë ra fjala, para 4 ditesh e bleva. Rri aq shumë bukur ne trup, sa. Ahhh mezi pres ta vesh ne një okazion special. Them ta vesh mbi ndonjë fustan te lehtë pranvere me sandale ose wedgies ose nga ato me taka si kon, me taka druri, sandalet te jenë me ngjyrë ama si p.sh. portokalli, gurkali, terkuaz, jeshile apo te verdha.

I kam ne kokë si ide sandalet, kam disa te tilla si këto e ku i dihet për ditelindje blej edhe ndonjë pale te tjera.

Atë ditë qe bleva këtë xhaketen e bardhe, bleva edhe një pardesy te holle medafshi (Trech Coat) nga bebe, gjithashtu.
T'I GEZOJ RROBAT E REJA!
ME SHENDET E ME FAT!!!