×

~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

· 36 · 21268

~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

· 36 · 21268

  • Postime: 1108
  • Gjinia: Femer
Borebardha
ne: 07-10-2005, 17:32:05
8 sekrete për të qenë e bukur  

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.

  • Postime: 213
  • Gjinia: Femer
ParisNOTheHilton
#1 ne: 08-10-2005, 16:17:20
borebardha, po ne te bukura jemi vete mi!
haha, jk. jane te verteta ato qe ke shkruar, I agree with you

  • Postime: 403
  • Gjinia: Femer
iNa :)
#2 ne: 08-10-2005, 16:31:07
Ohhh i feel relaxed just by reading this.... :)

  • Postime: 2279
  • Gjinia: Femer
LinaVL
#3 ne: 09-10-2005, 15:16:45
Un per vete bei # 1, 3, 4 te mengjesit.
Edhe per ne darke bei vetem # 1. ;)
Capkenja
#4 ne: 17-11-2005, 11:01:27
Aha me kete alarmin, une nje te bjere e me ke ne kembe ze vrap te zeme autobusin se iku ora e pare e leksioneve,

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#5 ne: 18-05-2007, 16:01:36
8 sekrete për te qenë e bukur ....hmmmmm

1- Beni një gjume te plotë dhe te mirë ....shkurt nga 8 ore gjume :D

2 - Kur zgjohemi ne mëngjes nuk ka asgjë me te mirë se sapuni 15 leksh  :D  ( mundohuni qe sapuni i fytyres tuaj te mos perbaj alkol por Benzoyl Peroxide...te gjitha sapunrat qe perdor une kane 10% te kesaj substance .....)

3 - Lani dhembet çdo mëngjes ...po patet dhenmbe te shtrembura veni tela se nuk është gjo muhabeti :D

4 - ushqehuni mirë ne orar .....hani shumë bylmetra dhe fruta

5 - Krifni floket (po ju doli koha) edhe lyejini se kanë fillu me ju dalë thinjat ...(mundesisht jo te kuqe ose jeshile :D)

6 - Gjeja me jo estetike janë thonjt e piset dhe te parregullt (totalisht jua prishin bukurine

7 - Vishuni bukur dhe thjesht .....te rregullt

8 - Sex (mos e lini pasdore) :D
« Editimi i fundit: 20-05-2007, 06:24:14 nga Lisa »

  • Postime: 3
zhizhi
#6 ne: 05-07-2007, 22:27:45
po moj borbardha keshilla te mira   po se ndegjove fare alarmin    e te del gjumi vone ske kohe ti lash fytyren e leje me  te gjitha ato  te tjerat      apo te zurri puna me punen ekrevatit me burrin  hahah   e disponuar je per tere diten

  • Postime: 94
  • Gjinia: Femer
Elated
#7 ne: 08-08-2007, 21:56:15
Re: ~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

Titulli me artikullin nuk ka kuptim!

Materiali ka te bëj me shendetin(duhet të kishe shtuar dhe vegetables).

Premton, çfarë ke postuar, te funksionoj? d.m.th. ti bëj te bukura femrat? Pastaj si/çfarë consideron ti te bukur?

Fiskultura/aktive, healthy diet, gjume & ujë (2lt min) ;)

  • Postime: 3
sonja
#8 ne: 24-11-2007, 12:32:40
vishuni sipas modes dhe ruani pastertine
lenndi
#9 ne: 26-12-2007, 01:25:25
per te qen e bukur duhesh tkesh trup tbukr mendoj un ashtu :(

  • Postime: 3
bizelja
#10 ne: 05-02-2008, 13:45:25
Jam shume dakort me borebardhen.
DOONA
#11 ne: 20-03-2008, 17:27:33
PER TE QEN E BUKUR DUHET ME VUJT E MIR ME DASHT NJERIN QASHTU QYSH ASHT PA 100 MARIFTEE hmmmmm:

  • Postime: 3
fiorela
#12 ne: 30-04-2008, 21:25:42

mendoj se per te qene e bukur ndikojne shume faktore.1.duhet te kesh lekure te paster 2.te kesh floke te rregulluar 3.te kesh 1trup ne form4.te vishesh bukur
ezmerja
#13 ne: 29-05-2008, 15:24:25
mendoj se jane keshilla te vlehsme edhe pse shpeshhere pertojme vallaj duhet me i be
ezmerja ;)

  • Postime: 91
  • Gjinia: Femer
Dallga
#14 ne: 05-07-2008, 15:30:14
Te ishte aq e lehte thua, do kisha fituar Miss Bota une  :P

  • Postime: 108
  • Gjinia: Femer
Diamanta11
#15 ne: 14-08-2008, 02:41:53
1-Të eleminosh stresin dhe të jesh aktive!

2-Të ruash linjat e trupit dhe te meresh me fiskulture!

3-Të kujdesesh për lekuren dhe për floket dhe thonjt!

4-Të vishesh  bukur


5-Të përdorësh make-up qe te përshtatet!

6-Të ushqehesh mirë.me prodhime organike!

7-te flesh 7-8ore dhe të kesh një pune qe te pëlqen,sepse inflyencn për gjendjen tënde shpriterore.dua te them mos te mungoj buzeqeshja!

8-Çdo gjë te jet e pastër ne trupin tënd!
Emira
#16 ne: 14-08-2008, 15:25:41
Te jeshe e natyrshme dhe te besh nje jete sa me aktive, te kesh stilin tend autentik ne veshje, mendoj une.
Nuk i honeps dot ato femra qe kane 24 ore ne dite 10 kg make-up ne fytyre, iiiiiiii!!!Kot fare me duken...Pa pike bukurie...

Po, edhe te fleshe gjume e te besh sport nuk eshte keq ama ...

Po per bukurine mendore nuk paska asnje keshille??!!

E c´ja vlen te filloshe nje bisede me nje trup dhe fytyre perfekte qe jane bosh???

 hmmmmm: :(

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#17 ne: 14-08-2008, 15:27:02
Ia mbeshtes mendimin parafoleses :D
Emira
#18 ne: 14-08-2008, 16:26:10
Hapni rrugen aty se paska ardhur ky cuni inteligjent. Gezohem qe te "shoh"

Kisha edhe dicka mbi temen e bukurise, pasi njoh fatkeqesisht shume njerez, femra ne pergjithesi, te cilet nga mengjesi ne darke e konsiderojne jeten si konkurs bukurie (fizike)dhe detyrimisht fokusohen pa fund mbas vetes se tyre duke harruar mjedisin qe i rrethon, njerezit me te cilet kane te bejne...
Nuk me duket as normale dhe as dicka qe duhet kopjuar...

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#19 ne: 14-08-2008, 16:28:22
Po eshte shume e drejte kjo qe thua Emira por fshatarsia ngelet fshataresi :)se ndryshojme dot kete 70-dhjestshen % e popullisse fshatare
Emira
#20 ne: 14-08-2008, 16:39:00
A thua valle te jene fshataret ato qe e bejne kete gje??
Nuk di c´te te them, njoh plot vajza metropolesh qe jetojne nen kete tension fatal...dmth, ekzistojne ashtu si trupa...e harrojne jeten...e cila te fal plot bukuri pa fund...

  • Postime: 108
  • Gjinia: Femer
Diamanta11
#21 ne: 14-08-2008, 19:09:04
 S'ka tema tema te tjera ky forumi, ;) per menyren si jetojme.apo nivelin e inteligjences dhe prejardhjen nga e kemi, qe ju i diskutoni te gjithe tek kto 8 pikat e bukuris,  tek estetika :P

  • Postime: 108
  • Gjinia: Femer
Diamanta11
#22 ne: 15-08-2008, 01:04:12
si fytyre e njohur me dukesh moj cuce :D

d.m.th. mënyra sesi shkruan se ku te kam pare ?



Une hera e pare qe shkruaj ectevdeksha :P Po me bere kurioze me ke ngjaj???
Emira
#23 ne: 15-08-2008, 15:50:25
S'ka tema tema te tjera ky forumi, ;) për mënyrën si jetojme.apo nivelin e inteligjences dhe prejardhjen nga e kemi, qe ju i diskutoni te gjithë tek këto 8 pikat e bukuris,  tek estetika :P

te jap pjeserisht te drejte...tema te tjera ka, po nuk po shoh te kete aktivitet aty...
pastaj, perceptimi i bukurise eshte i shumeanshem...

  • Postime: 18294
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#24 ne: 21-08-2008, 16:03:04
Po është shumë e drejtë kjo qe thua Emira por fshatarsia ngelet fshataresi :)se ndryshojmë dot këtë 70-dhjestshen % e popullisse fshatare
Ska pune fshati apo qyteti ketu..bukurine ta fal zoti njesoj ;)