×

~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

· 36 · 21222

~ 8 sekrete për të qenë e bukur ~

· 36 · 21222

  • Postime: 377
  • Gjinia: Femer
Dor!na
#25 ne: 21-08-2008, 19:33:32
1-Të eleminosh stresin dhe të jesh aktive!

hmmm si ta eliminosh se?? tash kur do filloj me studimet dhe 9 muaj ne stres do jem.. di ndonje dicka se cka duhet te bejme kunder stresit??
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 108
  • Gjinia: Femer
Diamanta11
#26 ne: 23-08-2008, 03:15:09
hmmm si ta eliminosh se?? tash kur do filloj me studimet dhe 9 muaj ne stres do jem.. di ndonjë diçka se çka duhet te bëjmë kundër stresit??


Duhet te programosh kohen!meso sistematikisht.mos abuzo ne perdorimin e kohes.MOs fli shume  :D  vetem 7 ore.Redukto daljet dhe vizitat.bisedat e kota neper cel.Pushimet mbaruan, haroi argetimet.Kujdes me forumin  :D  :P edhe me telenovelat  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
gejla
#27 ne: 09-03-2009, 14:09:40
  shume flm per keshilat.tani i kam lexuar,mendoj se jane shum te vleshme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2
Sofi001
#28 ne: 13-03-2009, 18:30:16
Ne radhe te pare per te qene e bukur dhe per ta ruajtur bukurine duhet qe ne mosh te re nje vajze te kujdeset te mos mare peshe ne trup me shume nga cduhet. Se me vone duke kaluar vitet kjo gje veshtresohet akoma me shume.Kjo gje me ka ndodhur mua dhe kam disa vjet qe po luftoj te bie ne peshe.per fat te mire njoha tani se fundi njendermarje HERBALIFE QE MERET ME USHQIMIN EDREJTE (kushjeton ne Amerike mund te kete degjuar per HERBALIFE) dhe kam humbur per nje muaj egjysem 7 Kg.Prandaj kujdes peshen e trupit ne qofte doni te jeni dhe te dukeni e bukur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#29 ne: 14-03-2009, 15:55:34
per fat te mire njoha tani se fundi njendermarje HERBALIFE QE MERET ME USHQIMIN EDREJTE (kushjeton ne Amerike mund te kete degjuar per HERBALIFE) dhe kam humbur per nje muaj egjysem 7 Kg.

Ma merr mendja se ketu permendet nje pervoje vetjake, jo nje keshille profesionale.

Per te gjithe: gjithmone keshillohuni me mjekun tuaj perpara se te perdorni nje produkt te caktuar per qellime mjekesore, perfshire ketu humbjen e peshes!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#30 ne: 14-03-2009, 20:54:49
Pata lexuar nje here nje studim ku kritikoheshte Herbalife dhe efektet anesore te cilet i shkakton. Tek nje numer i madh i femrave te cilet kane perdor produktet e tyre per heqjen e peshes jane verejte probleme me melqine, tek disa madje edhe cregullime ne ritmin e zemres. Jam shume e rezervuar ndaj ketyre preparateve madje i keshilloj gjith femrat te konsulltohen me mjekun para se te experimentojne me preparatet te cilet reklamohen neper media.

Pervec asaj, humbja e madhe e peshes mbrenda nje kohes se shkurte s'eshte aspak e shendoshe per organizmin! 
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#31 ne: 14-03-2009, 21:05:33
une nuk i di 8 sekretet e nuk kam rregulla por po ndaj me ju ato qe bej vete :

1. Palester
2. Ushqim i shendetshem me shume vitamina proteina e me pak sheqerna e karboidrate por jo se mbaj djete ha shume normal vetem thjesht kujdesem qe mos i nderthur proteinat me karboidratet/sheqernat
3. Trajtim te trupit fytyres ne qendra te specializuara aty ku jetoj
4. kremin se perdor shume sado bio jane prape ngelen kimikate,perdor vajin e ullirit e limonin gjithmone ne darke para se te bej dushin i jep fytyres shkelqim dhe e ushqen pa mase
5. Perdor make up te thjeshte ne fytyre pa e egzagjeruar por asnjehere nuk dal nga shtepia  pa te
6. Floket - thone jane gjysma e bukurise te 1 femer gjithmone i kam ne qender te vemendjes e kujdesem per to. Perdor maske 1 here ne jave per to dhe shkoj gjithmone te parukjerja ime e gjithmone i kam te rregullta por jo asnjehere te ekzagjeruara me modele....
7- manikyr pedikyr - femra duhet te kujdeset gjithmone sduhet ti harroje asnjehere

kaq per momentin keto me kujtohen do shkruaj prap po mu kujtua gje.... :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2
Sofi001
#32 ne: 14-03-2009, 22:30:15
Syrgjyn      Patjeter qe eshte nje pervoje vetejake dhe ne asnje menyre nuk eshte keshille profesionale. Dhe per sa i perket komunikimit me nje doktor para se te filloje te beje dikush nje diete kjo asqe nuk diskutohet eshte e vetekuptushme.Une per veten time para se te filloja menyre te ushqyeri me HERBALIFE pyeta ne radhe te pare patholog,me pas kardhiolog gjithashtu dhe gjinekolog sado qe mund te duket e pa besushme.Pergjigja e te tre doktoreve sado qe jane te specialiteteve te ndryshme ishte e njejte e pademshme e thote dhe vete fjala HERBALIFE = jete bimore ne shqip.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#33 ne: 14-03-2009, 23:16:53
Une nuk ju besoj ketyre Herbaleve..sme shkon ne mend ti perdor kurre.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 215
sandrina
#34 ne: 22-07-2010, 08:59:48
8 sekrete për të qenë e bukur  

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.

kete keshillen e frymemarrjes do e ndjek se sikur kam pak probleme :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#35 ne: 31-12-2013, 10:59:30
ne fillim duhet te vishesh nese je femer, perndryshe bukuria mishtore sado seksi te jete bajatet ne syte e ''tij'', dhe se dyti duhet te futesh ne radhe, te vishesh si gjithe te tjeret, pa truqe, paster dhe bukur,, kurse shemtia e trupit mashkullor nuk skadon kurre ne syte e ''saj'' edhe trupat-brezare-kodra, me organ te madh nuk e detyrojne dot ti adhuroje, por vazhdon te beje kaprico, pra eshte e bukur, e paparishikueshme, femer.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super