×

PoP Diva - Madonna

· 25 · 3206

PoP Diva - Madonna

· 25 · 3206

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 21-11-2006, 21:41:54
Pop - Diva Madonna kerkon serish te adoptoj nje femije, kesaj radhe nje vajze nga Malawia,e cila quhet Xhesika.
Kesaj radhe Madona duhet te perballet me nje cift tjeter i cili ka kerkuar gjithashtu te adoptoje kete femioje. Cifti ne fjale ka 7 vite qe jeton ne Malavi, ku ka adoptuar 4 femije.
Por per Xhesiken ende nuk ka perfunduar procesi se nen kujdestarin e kujt do te jete?
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 21-11-2006, 21:43:52
Nje foto e Madones me Xhesiken e vogel.

  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#2 ne: 08-04-2007, 14:31:50
 :)
Madona paska shprehur interesimin e saj qe Koncerti i saj i radhes te mbahet ne Tiran.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#3 ne: 08-04-2007, 14:36:28




  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6
alieni13
#4 ne: 20-04-2007, 08:44:22
ku bazohet ky lajm? eshte i vertete? Apo lloqe interneti? :engjell:

Mund te na tregosh pak linkun e lajmit, qe te vertetohet ky lajm?

Shume thnx
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#5 ne: 24-04-2007, 11:42:06

Ne qofse se vjen Madona e sheh aty lart e ke mundesh pak mall ta hjekesh me te apo Nostalgji?
Un nuk e pash ket lajm por e ndegjova ne radio, dhe mendova se esht raportu edhe npermjet GAzetave apo  inrnetit tung nje her, ne ardht mir po mos ardht mir se ashtu keshtu i kena do vade tona. qao
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#6 ne: 26-04-2007, 04:52:31
 :D nje genjeshter per 1 Prillin eshte edhe kjo.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 824
  • Gjinia: Femer
Amy
#7 ne: 26-04-2007, 07:32:09

me c'duket ne " gracken" e 1 Prillit te Elbinos se Albaniac-ut rane dhe gazetat e radiot qe nxituan te jepnin lajmin si te vertete ....  :P

http://albaniac.com/index.php?option=com_content&task=view&id=342&Itemid=37

ne jo pak raste kam pare se gazetat ja marrin lajmet Albaniac-ut dhe pak i hequr pike apo presje i vendosin ne faqet e tyre  :S....  s'dine te kopjojne vetem kengetaret.... !!!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#8 ne: 26-04-2007, 10:48:26
hahaah po eshte e vertet qe kjo ka qen genjeshtra e Elbinos por pak me vonese ke nxjer kete genjeshtren diku me 3/4 prill sepse ka qen shume i zene ato dite.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#9 ne: 02-05-2007, 12:12:35
cfar do me than kjo more genjeshtra realitet apo gazetarija genjeshter un jam pa diplom veq nejse ben pun edhe genjeshtra pa realitet tek ne;;;,,,???
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#10 ne: 14-11-2007, 03:37:39
madona se din ku i bie shqipria jo mo te shpreh interesimin e saj per te dhen koncert ne Tiran.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 07-07-2008, 16:23:05
madona se din ku i bie shqipria jo mo te shpreh interesimin e saj për te dhen koncert ne Tiran.

Sigurisht qe e di.
Thuhet qe Madonna sexin me te forte e ka perjetuar me nje shqiptar.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#12 ne: 07-07-2008, 16:30:32
Kohet e fundit çdo ditë është folur për një ndarje te sigurt te Mbretereshes se Muzikës, 44 vjecares Madonna nga bashkshorti i saj  39-vjecari Guy Ritchie. Ky lajm stermadhohej gjithmonë e me shumë ne faqet e "People". Nuk kanë munguar gjithashtu dhe thashethemi i radhes se Madonna ka tashmë një lidhje me New Yorker Baseballstar Alex Rodriguez.
Pop Diva ka duruar për një kohe dhe me në fund thotë STOP.
Pak dite me pare ka dale  para kamerave dhe  dhe ka hedhur poshte te gjitha thashethemet.
« Editimi i fundit: 08-07-2008, 17:39:49 nga erlehta »
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12
KandI
#13 ne: 22-07-2008, 22:48:40
Mesa duket mbretresha e popit Madona ka bere aksident me makinen e saj ne te dale te Los Angelos. Kete lajm e ka bere te ditur faqja gossip.com Policia ka thene se shkaku i aksidentit ishte gjendja e dehur e kengetares. Gjendja e saj nuk dihet ajo eshte derguar menjehere ne spital.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#14 ne: 20-08-2008, 18:05:47
Gjendja e saj eshte e ka vra kemben por do te vazhdoje koncertet qe i ka te planifikuara per ne Shtator ne London.. :)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6649
  • Gjinia: Femer
erlehta
#15 ne: 30-08-2008, 15:54:44
Nje dhurate e shtrenjte per yllin e popit.
Nje miliarder rus deshiron ti dhuroje  Madonnes nje vile me nje siperfaqe prej 326 km². Vila ndodhet ne brigjet e Adriatikut, ne Budva ( Mali i Zi)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#16 ne: 07-03-2009, 10:41:16
Rudhat ne fytyre nuk zhduken me pak palester dhe kujdesje per veten pasi mosha ndikon ne tkurrjen e fizikut dhe askush nuk mund te beje gje per kete, pervec…bisturise.

Kete me mire se kushdo e di Madonna, e cila ka kryer nje operacion plastik ne qafe per te hequr rudhat e moshes. Sipas tabloidit “Mirror”, nderhyrja i ka kushtuar 7 mije euro mbretereshes se pop-it. Kjo e ka bere kengetaren te duket si nje goce e re, pa asnje shenje ne pjesen poshte kokes.

Dora e mjekut u duk qarte gjate mbremjes se ndarjes se cmimeve Oscar, ku Madonna pozoi plot krenari para aparateve te shumte fotografike ne tapetin e kuq.

Ndoshta ky eshte nje ves i te gjithe njerezve te famshem te cilet hyjne ne kufirin e gjenerates se trete, por me siguri kjo nuk i ben pershtypje kengetares amerikane, e cila deshiron te duket perfekte ne syte e te dashurit Jesus por edhe publikut.

TCH
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#17 ne: 29-07-2011, 16:24:48
Filmi i Madonna, në Festivalin e Venecias

Filmi i Madonna-s mbi romancën e mbretit Edward VIII me amerikanen Wallis Simpson do të shfaqet premierë këtë vit në Festivalin e Filmit në Venecia.
Filmi “W.E”, të cilin këngëtarja e ka dirigjuar personalisht, do të transmetohet gjatë evenimentit nga datat 31 gusht në 10 shtator.

Aktorja britanike Andrea Riseborough interpreton zonjën Simpson, e cila vë përballë marrëdhënien e saj skandaloze me një romancë të përkohshme.

Gjithësej, 21 tituj do të garojnë për cmimin prestigjoz Luani i Artë. Mes tyre do të jenë edhe filma të regjisorëve të njohur si Roman Polanski. /top channel
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 16-08-2011, 17:06:26
Madona mbush 53

Ndërsa sot ka mbushur 53 vjeçe, Madona duket se vetëm për numrat nuk ka dëshirë të mendojë. Ditën e ditëlindjes së vet, mbretëresha e popit ka vendosur ta kalojë në praninë e të dashurit të vet 24-vjeçar, balerinit francez Brahim Zaibat.

Këngëtarja ka qenë në praninë edhe të fëmijëve të saj, të cilët kanë qenë duke luajtur në rërë, në kohën që çifti këmbente puthje e përqafime.


Madona me Jezusin

Madona dhe Zaibat u lidhën në shtator të vitit të kaluar pas një interpretimi rutinë të tij në Nju Jork. Ata u ndanë në maj, por fotot e sotme tregojnë për një rilidhje.

I pyetur për lidhjen me këngëtaren, Zaibat shprehet se “ajo është një grua si gjithë të tjerat. Është artiste e famshme botërore, por mbi të gjitha është grua”.

Para se të lidhej me kërcimtarin, Madona ishte e lidhur me modelin brazilian Jezus Luz, gjithashtu 24 vjeç.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 02-09-2011, 15:23:24
Metamorfoza e Madonës

Ylli i muzikës Madona gëzon një formë perfekte, pamje të freskët dhe ndryshimi i saj i ka habitur të gjithë në festivalin e 68-të të Venecias.

53-vjecarja kishte veshur një fustan të gjatë të mrekullueshëm, krijuar posacërisht nga stilisti italian Vionnet.

Pavarësisht se ishin orë mbrëmjeje, Madonna shoqëroi veshjen e saj me një palë syze të errëta me skelet të kuq, që kombinohej shumë bukur me fluturat e fustanit sensual.

Këngëtarja u shfaq më e re dhe më e freskët se kurrë në këtë event, duke cuditur të gjithë me atë që mediat e huaja e quajten si metamorfozën e saj. /top channel
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#20 ne: 02-09-2011, 15:28:37
E vecante ka per të mbetur gjithmone..
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#21 ne: 06-02-2012, 18:57:06
Kishte deklaruar se do të bënte “spektaklin më të madh në botë gjatë spektaklit më të madh në Tokë” dhe Madonna e mbajti fjalën.

Këngëtarja 53-vjeçare zhvilloi një performancë të shkëlqyer gjatë pushimit të ndeshjes finale të NFL Super Bowl mes New York Giants dhe New England Patriots.

Gjatë të gjithë paraqitjes së saj pati vetëm një rrëshkitje të vogël në skenë gjatë një lëvizjeje që e kreu me sukses herën e dytë që e provoi.

Madonna bëri për vete publikun me këngët e saj hit ‘Vogue’, ‘Like a Prayer’ dhe ‘Music’ si dhe me këngën më të re me titull ‘Give Me All Your Luvin’.

Këngëtarë të tjerë të ftuar për spektaklin e madh në mes të finales së shumëpritur nga të gjithë amerikanët ishin Nicki Minaj, grupi LMFAO dhe Cee Lo Green. /top channel
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#22 ne: 07-02-2012, 11:12:24
Cuditerisht ishte e votuar nje nga personat me te merzitshem te vitit qe kaloi. hmmmmm:
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18288
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#23 ne: 07-02-2012, 12:36:52
Ka qene e mire..ama i ka ardhe koha to retire now.. ^o)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#24 ne: 05-05-2019, 15:25:21
Mbretëresha e muzikës pop ka kaluar dy javë shumë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore.
 

Fillimisht ajo lançoi këngën e saj të parë të albumit “Madame X” në bashkëpunim me Maluma “Modellin” të cilën më pas e performuan live edhe në Billboard Music Awards.
Menjëherë pas këtij eventi Madonna nuk ka humbur kohë dhe ka lançuar hitin e saj të dytë që quhet “I Rise”. Kjo prurje është publikuar në të gjitha platformat digjitale dhe gjithashtu shoqërohet edhe me klip.
Albumi i 12 i karrierës së saj “Madame X” do të dalë në treg më 14 qershor dhe fansat e këngëtares e presin me padurim.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super