Fryma pro - feministe ne mesazhet e kengeve moderne - Muzikë Shqip

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fryma pro - feministe ne mesazhet e kengeve moderne

Fryma pro - feministe ne mesazhet e kengeve moderne

· 1 · 1456

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 04-10-2007, 20:41:37
“Ne Shqipëri femrat kanë pushtetin”. Ky është një përfundim i kohëve te fundit por, nuk ka dalë as nga ndonjë sondazh online, apo i ndërmarrë nga organizata të ndryshme, e po kështu nuk ka dalë as nga ndonjë institut statistikash. Mesazhi vjen nga tekstet e kengeve te muzikes moderne shqiptare. Këngë ku meshkujt ankohen se ndihen te tradhetuar,te mashtruar, te braktisur, te shkelur, te shfrytezuar, janë kthyer ne një tendence e tekst shkruesve. Kjo fryme feministe ndihet thuajse ne të gjitha këngët e sapopublikuara e ndoshta është një rrjedhim i drejtperdrejte i një faze pop-feministe qe po kalon shoqëria shqiptare. Pop-feminismi është një levizje veçantë qe lidhet me dëshirat e grave për autoritet. Këto femra janë autoritare dhe kërkojnë t’i kenë meshkujt nën vete duke i bërë te ndihen fajtore për gjithcka. Nëse do t’i referoheshim mesazheve qe leshojne këngëtare si Bleona Qerretit, Genta Ismajli, Ganja, Anila Mimani etj, ka gjasa qe ne Shqipëri pop-feminismi te jetë ne kulmin e saj,

Ne këngën “Hallall e ke”, Bleona Qerreti ia kthen me te njëjtën monedhe partnerit te saj. “Ti tani je një i huaj, unë njësoj do ta paguaj” thotë ajo. Me siguri një shoqate feministesh do ta kishte për nder nëse Bleona do t’i bashkohej rrethit të tyre. Ne disa raste ajo lëshon mesazhe bombe, te denja për një mazokiste. “Kam dëshirë qe ti të vuash, nate e ditë me ndiq nga pas, nga inati plas”. E grupit te kengetareve feministe mund t’i bashkohen edhe shumë te tjera si Leonora Poloska (kënga “shko dhe mos u kthe”), Genta Ismajli, (kënga “eksploziv"), Artushi (“femrat kanë pushtetin), Ganja, etj.

Por, këtë fenomen e kanë pranuar edhe kengetaret meshkujt qe nuk bëjnë asgjë për te kundershtuar, madje i nenshtrohen pervuajtshem fatit të tyre te keq. Shpeshehere kengetaret si Pirro Cako, Armend Rexhepagiqi, Shpat Kasapi, Ermal Fejzullau, Blero etj janë viktimat e ndonjë tradhtie, braktisjeje, mashtrimi, indiferentizmi etj etj. Kështu Ermal Fejzullahu, na bëri te gjithëve te qanim me tekstin e kenges “Për një dashuri”, ku ai braktiset na e dashura dhe madje e sheh me sytë e tij qe “ajo është e lumtur me një tjetër”. Mesazhet e kengeve, te japin përshtypjen se burrat shqiptare nuk janë ata maskilistet e tmershem te një shoqerie te prapambetur e me paragjykime.

Kështu Marco Masini, këngëtari italian ne këngën “bella stronza” vërtetë tradhtohet nga e dashura, por nuk i kursen edhe te sharat ndaj saj, ndërsa Shpat Kasapi ne një rast te tillë luan vetëm rolin e narratorit. Ne një prej kengeve te shumta kushtuar dashurisë (ku thuajse gjithmonë ai është viktima e një tradhtie) “ai është shumë i sigurtë qe ajo ia ka falur buzët tjeterkujt”. Po çfarë bën ai? Merr një poze aq melankolike duke treguar fatin e tij te keq sa te keput shpirtin. Një karakter me te fortë tregon Sinan Hoxha, qe ndonëse ndihet i tradhetuar e merr me te qeshur këtë histori. C’te beje Sinani “ajo është e bukur, kushedi sa çuna ka puthuar e si ai, sa janë mashtruar dhe ne lak kanë përfunduar”.

Idea e femrave fatale qe i bëjnë meshkujt te vuajne, është konsumuar edhe nga kengetaret e huaj, Beyonce Knowles, Amy Winehouse, Rihana. Ne këngën “Irrisistible”, Beyonce ia paketon me qejf të madh valixhet e te dashurit dhe e percjell pergjithmone duke i thënë se “ai nuk është i pazevendesueshe, madje mund te zevendesoje brenda një minute”. Rihana te “Unfaithful” e tradheton te dashurin me një tjetër dhe madje e di mirë për vuajtjet e mëdha qe po i shkakton, ajo ndihet një vrasese.

Dhe ashtu si shqiptarët idenë e te braktisurit nga e dashura e pranojnë edhe këngëtare mjaft seksi si Justin Timberlake “What goes around, comes around”, (ai kap ne flagrance tedashuren e tij duke shkembyer puthje pasionante me dike tjetër) apo Enrique Iglesias “Do you know” ku ca me keq se Justin ai një ditë te bukur e gjen veten te braktisur pa marrë asnjë shpjegim prej saj.

Këngë te tilla ka pasur dhe do të kete ne tregun e huaj muzikor. Por ne Shqipëri ato marrin një tjetër kuptim duke u bazuar te përhapja e madhe dhe ne te njëjtën kohe te kengetaret shqiptare (femra apo meshkuj). Fryme pro-feministe qe percjellin mesazhet e kengeve moderne ndoshta janë manifestimi me i mirë i emancipimit te gruas ne shoqërinë shqiptare. Ndoshta vërtetë për femrat kanë ardhur kohe te mira, ku ato mund te jetojne te pavarura e pa paragjykime jetën e tyre, te bëjnë zgjedhjet e veta te lira, e ndonjëherë te zgjedhin t’i braktisin partneret pa dhënë shumë shpjegime.


"Korrieri"

Temat e fundit