×

“Afër dhe Larg” , një ndër 5 klipet më të mira në Ballkan

“Afër dhe Larg” , një ndër 5 klipet më të mira në Ballkan

· 3 · 549

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-03-2012, 10:11:11
Klipi “afër dhe larg” i këngëtares Elvana Gjata është nominuar si një ndër 5 videoklipet më të mira të Ballkanit, për vitin 2011. Për herë të parë një këngëtare shqiptare do të konkurrojë me emrat më të njohur në Ballkan. Lajmin e ka bërë të ditur vet producenti i këngës, Flori Mumajesi në statusin e tij në Facebook. E duhet thënë se Elvana konkurron mes emrave të njohur të muzikës pop.

Mjafton të përmendim “1.000.000 Alexandra Stan feat. Carlprit, e cila verën e kaluar pushtoi të gjithë diskotekat e Evropës për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ky nominim. Krahas “Afër dhe Larg” Elvana Gjata, janë nominuar edhe Grad Bez, Ljudi Severina, Metak SaPosvetom, Lepa Brena, Fly to stay alive, Slaveya Nedelcheva Manga”, shton në statusin e tij Flori.

Videoklipi “Afër dhe Larg”, është realizuar verën e kaluar në ishullin San Torini në Greqi. Kënga u mirëprit dhe u pëlqye shumë nga publiku shqiptar.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)


Elvana Gjata - Afer dhe Larg (Official Video HD)

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 26-03-2012, 12:46:34
Kjo eshte e bukur ne surrat...kongen hera e pare qe e degj ktu..tekstin e paska me te bkr se klipin. :D

  • Postime: 22
  • Gjinia: Femer
Lorisa L
#2 ne: 28-03-2012, 17:13:36
"Afer dhe Larg" esht nominuar nga klipet me te mira ne Ballkan