Alketa Vejsiu ne festivalin e Sanremos - Muzika

×
Hyrja
Profili

Alketa Vejsiu ne festivalin e Sanremos

Alketa Vejsiu ne festivalin e Sanremos

· 4 · 384

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-02-2020, 23:07:13
Artistja shqiptare ka qene e ftuar si prezantuese ne festivalin italian te kenges ne Sanremo. Por sic duket performanca e saj nuk paska lene shije aq te mire.

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-02-2020, 23:09:09
 

Alketa Vjesiu nuk e çakërdisi publikun italian vetëm me të folurën supersonike, e cila në një moment e detyroi prezantuesin Amadeus t’i kujtojë se duhet që të prezantojnë edhe ndonjë këngë. Ajo u mundua të evokojë në skenën e Sanremos nostalgjinë e bregut përballë, që në Shqipëri po shuhet me shpejtësi.
Në monologun e gjatë dhe të recituar me shpejtësi, prezantuesja shqiptare u mundua të bëjë efekt: “Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret.” – tha Alketa duke evokuar fqinjin tonë si një pikë reference për shqiptarët.

Por fatkeqësisht, kjo Itali nostalgjike që kujton Vejsiu, tashmë ekziston vetëm në kujtesën e mbi 50 vjeçarëve.

Fqinji ynë e ka humbur dominimin kulturor në Shqipëri.

Italishtja nuk është më gjuha që flitet ngado, madje të rinjtë të shikojnë si një relike të çuditshme kur i pyet: “parli italiano”?

Shenjat e arkitekturës, aq të spikatur të fillim shekullit të kaluar, po zhduken përfundimisht nga kryeqyteti ynë dhe prishja e kompleksit përreth stadiumit dhe ajo e mundshme e Teatrit Kombëtar do t’i japin dërrmën atyre.

Tifozët e futbollit, për të cilët prezantuesja thoshte se bërtasin njësoj si italianët kur Azzurr-ët bëjnë gol në kupën e botës, nuk ndjekin më vetëm Juven apo Interin, por ato janë lënë pas nga Barcelona, Reali, M. City apo PSG-ja.

Filmat nuk presim më t’i shohim në Rai apo Rete 4, sepse më përpara i transmetojnë Digitalb apo Tring në anglisht, ndërsa më të kamurit i kanë parë me kohë në Netflix.

Edhe si tokë emigrimi, punësimi apo studimi, Italia nuk është më e preferuara e shqiptarëve të sotëm.

Prandaj Italia që Alketa skicoi në Sanremo, është Italia e një klisheje të harruar. Atë ne e përdorim si një relike të ruajtur me kujdes, sa herë që me të duam të impresionojmë italianët. Atë e përdor shpesh idhulli i Alketës, Edi Rama, sa herë shfaqet në TV-të e Romës, apo bashkëmoshatarët e brezit të tij, që duan të gjejnë një lidhje mes dy vendeve.

Por kjo Itali nuk është më Italia jonë. Ai është një vend që e idealizuam gjatë komunizmit, ashtu siç idealizon çdo i burgosur peisazhin e vetëm që shikon nga dritarja e burgut. Por kur u përplasëm me lirinë, me botën e hapur edhe Italia u ridimensionua në përmasat e saj reale.

Prandaj, imazhi që krijoi Alketa në monologun e Sanrremos, ishte një truk i gënjeshtërt për të emocionuar dhe bërë përshtypje tek italianët, por ai është shumë larg atij që sot shqiptarët kanë për vendin fqinjë.

©Lapsi.al

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 08-02-2020, 01:31:54
E çfarë do thoshte tjetër Alketa ?
Këto vërtetë janë fakte "dikur" por nuk hidhen poshtë.

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 08-02-2020, 14:40:51
Fakti që Alketa Vejsiu e ka humbur sensin e realitetit pas prezantimit që bëri në Sanrremo, po e përball atë me kritika të ashpra mes bashkatdhetarëve të saj. Deliri për ta barazuar suksesin e saj me një festë kombëtare në Shqipëri, pritshmëria për të pasur një telefonatë nga kryeministri, dëshira që u bë aq e madhe sat ë takohet edhe me Berluskonin e kanë bërë atë targetin e ironisë, talljeve dhe mosaprovimit.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar” than ë monologun e emisionit të tij Mustafa Nano.

“Italiani ka një fjalë që quhet Umiltà, (përulje). Elhaida Dani toi “The Voice” në Itali por nuk e çoi autovlerësimin në nivele të pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa tores duke na treguar përrallat e njeriut të parë në Henë. Njerëz, askush nuk xhelozohet, e aq më shume urren këtë vajze. Është sjellja e saj, arroganca e fshehur nën ato shprehjet standarde, mësimi përmendësh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi të gjitha mungesa e dinjitetit që mua personalisht “mi stanno sul atë që s’thuhet”. Pastaj, mbrëmë tha gënjeshtra për vendin e saj” shtoi gazetari shqiptar në Itali që punon për “Le Ienne”, Taulant Kopliku.

Ndërsa blogeri Olti Curri, gjithmonë kritik ndaj prezantueses shkroi: “Alketa keq mirë e mori të gjithë vëmendjen për vete. Hyrja e Alketës ishte e gjatë, u dënua’ nga asistentët e studios të cilët i thanë se u zgjat më shumë se 4 minuta, më shumë seç ishte dakordësia. Hyrja më trembi, ishte e dhunshme, nuk merret vëmendja në atë lloj mënyre, ishte e paedukuar. Dukej më shumë si e ftuar te ‘Opinioni’ që donte të merrte fjalën sesa te Sanremo. Siç e tha dhe vetë hyrja e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Nuk më pëlqeu fare, është stili i saj. Alketa edhe kur është e heshtur prapë flet shumë.”
Edhe prezantuesja dhe ish misi Hygerta Sako nuk e ka duruar dot fshirjen e historisë për të vënë në qendër veten. Alketa Vejsiu deklaroi në Sanrremo se në edicionin e fundit të “Festivali i Këngës”, për herë të parë i ishte besuar prezantimi dhe drejtimi artistik një femre, duke iu referuar në këtë mënyrë, vetes. Sako, e cila e ka prezantuar festivalin shqiptar plot këtër herë nuk është përmbajtur dot : “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, por unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot 4 herë”, ka shkruar Hygerta gjithë ironi.

Edhe për gazetaren Fatma Haxhiu, e cila ka relativizuar debatin bardh e zi rreth Alketës, suksesi i saj ka vetëm vlerën e diçkaje personale dhe jo të një krenarie kombëtare ashtu sikurse po na e paraqesin : « Ëndrrat dhe ambiciet janë personale. Alketa shkëlqeu, nderoi veten, arriti ëndrrën dhe kaq, të dyja skajet pastaj më duken njëlloj palidhje. Në 2020 këto përfaqësimet e një populli e një kombi më duken Zot na ruaj, shenjë inferioriteti, nuk e di sa u përlotën këta njerëzit e shtëpisë së Georgina-s se e kishte dhe sefte në skenë e televizor. Me një llaf, bëni e ç’bëni i keni për vete, as për popullin, as për Shqipërinë. Flisni në vetë të parë dhe për veten mos merrni përsipër përfaqësinë populiste dhe shijoni çdo gjë siç ju do qejfi…” shkruajti ajo gjatë një debate online me kolegen e saj Aulonën.

Pra, ndonëse shumë shqiptarë e kanë pëlqyer prezantimin e Alketës në Sanrremo dhe disa të tjerë kanë qenë më pak entuziastë për shkak të të folurit supersonik dhe të stonuarit në të kënduar, pothuajse të gjithë janë në një mendie se deliri, arrogance dhe vëtëkënaqësia e shprehur publikisht nga prezantuesja pas kësaj ngjarjeje i ka kaluar kufinjtë e normales. Aty ku Alketa me të vërtetë dështoi ishte në paftësinë për tu përmbajtur që duhet të ketë çdo njeri që arrin të realizojë ëndrrën e vet. Pikërisht për këtë i ka marrë edhe kritikat, ironitë dhe talljet më të mëdha.

©Lapsi.al

Temat e fundit