×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 21-09-2019, 23:24:31 »


 

Premiera e filmit ‘Maleficent 2’ do të dalë në kinema me 18 tetor të këtij viti. Ndërsa pak orë më parë u publikua dhe kolona zanore e këtij filmi. Kjo kolonë zanore e filmit të famshëm  i është besuar këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexhës. Ka qënë vetë këngëtarja që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku ka treguar për projektin e saj më të ri. “You Can’t Stop The Girl” titullohet kënga e zhanrit baladë, tematika e së cilës i përshtatet më së miri filmit ku në rol kryesor është Angelina Jolie. Kjo kolonë zanore shënon një tjetër sukses për këngëtaren, e cila tashmë është në kulmin e karrierës së saj.
Postuar nga: M A X
« ne: 19-09-2019, 17:37:57 »


 


Bebe Rexha është komentuar shpesh për të pasmet bombastike dhe lëvizjet provokuese që bën në video apo klipe muzikore. Në një prej postimeve në Instagram ku shfaqet duke bërë tëerk në avionin privat, nuk kanë munguar komentet.
“Je e sforcuar për të mbajt famën me b***”, ishte një ndër komentet, të cilës Bebe iu përgjigj.
Këngëtarja zgjodhi të komentonte në gjuhën shqipe duke i thënë: “Shko laj gomarin”.
Postuar nga: M A X
« ne: 17-06-2019, 10:45:06 »

Bebe Rexha shfaqet duke u argëtuar dhe vallëzuar me muzikë popullore shqipe
Bebe Rexha gjithmonë e ka vënë në pah lidhjen e saj me traditën shqiptare dhe këtë e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dhe intervistave të ndryshme.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e pëlqen shumë muzikën shqipe, e në veçanti atë popullore. Ajo nuk heq dorë nga vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare dhe e shijon këtë gjë sa herë që i jepet mundësia.

29-vjeçarja i ka publikuar disa video në InstaStory ku shfaqet duke vallëzuar me këngë popullore shqipe.

Ndryshe, Bebe Rexha, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, ka lindur në Brooklyn të New Yorkut nga prindër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia. /Telegrafi/ https://telegrafi.com/bebe-rexha-shfaqet-duke-u-argetuar-dhe-vallezuar-muzike-popullore-shqipe/
Postuar nga: M A X
« ne: 18-04-2019, 10:09:19 »

Postuar nga: M A X
« ne: 18-04-2019, 10:07:21 »

 


Bebe Rexha, njihet për komunikimin e drejtpërdrejtë që ka me fansat e saj, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpesh herë ajo ndan me ndjekësit mendimet dhe problemet që e shqetësojnë, gjë që e ka bërë dhe këtë herë, ku ka rrëfyer se vuan nga një çrregullim mendor.
Fillimisht në Twitter dhe më pas në Instagram, artistja ka treguar se prej kohësh vuante dhe ndihej e sëmurë dhe së fundmi është diagnostikaur si bipolare. Gjithashtu ajo ka premtuar se për gjendjen e saj do të flasë nëpërmjet krijimeve dhe muzikës. “Për një kohë të gjatë, nuk e kuptoja pse ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha kaq e pafuqishme që të dilja nga shtëpia dhe të isha e rrethaur nga njerëz dhe pse ndjeja shumë energji që nuk më linin të flija, nuk më lejonin që të punoja dhe të krijoja. Tani e di përse. Unë jam bipolare dhe nuk kam turp ta them. Kjo është e gjitha (Jam duke qarë tani). Albumi i rradhës do të jetë i preferuari im pasi nuk do të mbaj më asgjë të fshehtë. Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj që të më pranoni kështu si jam. Nuk dua të ndiheni keq për mua. Dua thjesht të më pranoni. Kaq ishte. Ju dua”- shkruan Bebe në postimet e saj.