×

“Cmenduri” për Beatles, një kopje albumi 15 mijë $

“Cmenduri” për Beatles, një kopje albumi 15 mijë $

· 4 · 1495

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 27-07-2012, 08:33:25
BRITANI- Albumi i grupit legjendar Thë “Beatles” është shitur në vlerën prej 14.999 dollarësh një koleksionisti privat. Sipas revistës britanike "New Musical Express" (NME), ankandi u zhvillua nga shtëpia e ankandeve "eBay".

Albumi "Introducing... The Beatles", i cili përmban këngët si "Love Me Do" dhe "PS, I Love You" është albumi i parë i "Beatles" i publikuar në Amerikë.

Albumi duhej të dilte në verën e vitit 1963, por për arsye ligjore, u botua në fillim të vitit 1964, vetëm 10 ditë para albumit të ri të katërshes së njohur - "Meet The Beatles".

Pas publikimit të "Introducing...The Beatles" në SHBA, shtëpia botuese "Vee-Jay Records", zbuloi se ka rreth gjashtë mijë kpje të shtypura të albumit, por jo edhe faqen e fundit, kështu që ata kanë përdorur koret ekzistuese me reklamat e shtypura për 25 botimet e tyre aktuale. Pikërisht ky version i albumit është i rrallë dhe për këtë arsye ka arritur të shitet me këtë çmim në "eBay".
(e.m/BalkanWeb)

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 28-08-2012, 10:15:35
Ekzagjerim, dakort Beatles ka qene nje risi e famsheme per Angline e asokohe, por prapeseprape ajo lloj muzike qe ka shume fame dhe pelqehet nga shumica, quhet muzike popullore dhe nuk arrin ne muzike intelektuale. Dakort nuk eshte muzike klasike apo per te cmendur, por prape nje cmim i tmerrshem.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 28-08-2012, 14:06:14

  • Postime: 267
the king
#3 ne: 01-09-2012, 21:35:58
E kisha degjuar te flitej pak per kete disc.
Nje koleksionist disqesh me pati then se The beatles kishin nxjerre nje disk me nje foto me gjak  (te tipit kasaper ) dhe censura e atyre viteve  e ndaloi shitjen , por disa kopje te ketij disku vinile  ishin te stampuara dhe per te eliminuar shpenzimet i ngjiten foton tjeter siper.
Aktualisht dikush mund ta kete kete disk pa e ditur qe ka nje vler te madhe.
Kete ma tha pasi e pyta se kush ishte disku me i kushtuar -rreth 20,000,00 euro me pati thene eshte vlera e ketij disku.
Me duket pak per nje cmim koleksionisti dhe shum per neve qe jemi punetor te thjesht.