×

Çmimet e “MTV”, Gaga pritet të dominojë

Çmimet e “MTV”, Gaga pritet të dominojë

· 3 · 641

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-11-2011, 16:21:53
Lady Gaga pritet që të dominojë çmimet e “MTV”, në një ceremoni që do të mbahet pasditen e së dielës në arenën “Odyssey”, në Belfast, Irlandë e Veriut.

Amerikania pritet të jetë protagonistja kryesore e shfaqes, përkrah emrave të tjerë të njohur si Katy Perry, Bruno Mars apo Justin Bieber.

25-vjeçarja është në garë për të fituar dy çmimet më tëmëdha, atë të “Këngës më e mirë” dhe “Videoklipit më të Mirë”, falë paraqitjes në albumin e ri “Born this Way”.

Në kategorinë e “Këngës më të Mirë”, Gaga përballet me “Rolling in the Deep” të Adele, “Firework” të Katy Parry, “On the Floor”, të Jennifer Lopez dhe “Grenade”, të Bruno Marsit.

Dy idhujt e adoleshentëve, Justin Bieber dhe e dashura e tij e famshme, Selena Gomez, gjithashtu do të jenë të pranishëm në shfaqjen ku do të mungojë këngëtarja Adele, e cila konkurron edhe në kategorinë “Këngëtarja më e Mirë Femër”.

Britanikja sapo i është nënshtruar një operacioni në kordat vokale dhe e ka të pamundur të lëvizë. /top channel

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 07-11-2011, 12:33:45
“MTV Awards Evrope” , një i panjohur nudo pushton skenën

Hyrja e një të panjohuri nudo tronditi skenën e ndarjes së cmimeve muzikore “MTV Awards Evrope”, Belfast. Ai ka lenë pa fjalë dhe të hutuar prezantuesen, Hayden Panettiere e cila kur e pa mbeti e shokuar pastaj gjithcka e kaloi me të qeshur, madje i mori edhe një intervistë. Djali bëri edhe një performacë duke vrapuar nudo në të gjithë skenën. Të gjithë kanë mbetur të habitur së si djaloshi arriti të kalonte të gjithe rojet e sigurisë dhe të hynte në skenë, në mes të shfaqjes. (e.c/BalkanWeb)

  • Postime: 116
  • Gjinia: Femer
SweetAntonia
#2 ne: 08-11-2011, 14:58:19
Sa kot si Gaga si ky i shemtuari ncnccn