Coolio - Muzika

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Coolio

 Coolio

· 3 · 833

  • Postime: 28630
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-08-2011, 00:54:55
Coolio: Jam 48 vjeç. Nuk kam më kohë për gjepura

Nga Jorida Pasku

“Unë jam Coolio. Si po ia çoni?”, e hap bisedën me median repisti amerikan në resortin “Te Stela “, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të. Coolio këndon sonte, ora 22.00, në këto ambiente një program me këngë që e mbajti vetëm për vete. Ora shënonte 12.00- pritej të ishte aty një orë më parë- dhe e përballonte të nxehtin me një kostum me kuadrata rozë dhe blu, me pantallona treçerkshe dhe xhaketë me krahë të gjata, kurse në këmbë mbante atlete. Ra në sy për pamjen e tij gjysmë prej djalli gjysmë prej engjëlli. Gërshetëzat e tij kësaj radhe dilnin sipër kapelës së bardhë, pingul sipër, një imazh që çon te krijesat mitologjike. Në qafë mbante një kryq të bardhë të zbukuruar me gur.
Këngëtari rikthehet në Shqipëri pas herës së parë në fillim të viteve 2000, kur asokohe në diskotekat shqiptare këndohej me forcë “Gangsta’s Paradise”. I pëlqejnë skitë (për këtë ka ndërmend të rikthehet si turist) dhe qysh tani e imagjinon veten duke zbritur malet me dëborë, duke kërcyer dhe duke ndjerë ftohtësinë e akullit, një ndjesi nga e cila nuk heq dorë qysh prej 17 vitesh.
“Gangsta’s Paradise” e realizuar në vitin 1995 (pas saj Coolio ka krijuar për 15 vjet) frymëzon pyetje për fëmijërinë e tij. Na çon te jeta në getot e njerëzve me ngjyrë, “te luginat e vdekjes, apo te Parajsa e Gangsterëve”, siç i quan ai vetë. Po a ka qenë fëmijëria e tij kaq e vështirë? A ka qenë një shkollar fodull? Si e ka zbutur inatin brenda vetes, sa gjatë ka duruar? A i jep liri tani fama, pushteti, paraja për ta shijuar jetën ashtu siç do donte? Është pyetja e parë së cilës Coolio i përgjigjet. Më tej vijon një bisedë e gjatë për jetën e një reperi, ku këngëtari duket se bën bilancet me gabimet dhe zgjedhjet e duhura, duke rrëzuar klishetë që pjell imagjinata për jetën e një këngëtari si Coolio.
Ai flet edhe natyrën njerëzore, për vdekjen.
Në krah i qendronte një vajzë e re dhe e hijshme, që nuk e prezantoi kush. Ndoshta kjo është kostoja e jetës krah një njeriu të njohur: “Je i rëndësishëm për njeriun që do, por i padukshëm për të tjerët”. Ja si e përshkruan ajo partnerin: “Është një njeri shumë inteligjent dhe i mirë. Nëse e ndalon Coolion në rrugë dhe i kërkon një foto, ai ndalon, realizon foton dhe ulet për të pirë me njeriun që ia kërkoi”.

Si ka qenë fëmijëria juaj?
Për një kohë të gjatë, kur njerëzit filluan të më bënin këtë pyetje, u përgjigjesha: “Ishte keq. Lagjet ishin të mbushura me njerëz të dehur, kishte ganstera, njerëzit vdisnin për hiçgjë. Por qysh në fillimet e karrierës sime, kur shprehesha kështu, kam udhëtuar në të gjithë botën dhe pashë që të tjerë kalonin situata më të vështira nga ç’më kishte rënë mua për pjesë. Kur hedh sytë pas në fëmijërinë time, mendoj që kam pasur probleme, por kam kuptuar se shumë nga ato edhe mund të shmangeshin. Pothuajse shpesh e kam futur veten në telashe. Mund të kishte qenë më e lehtë fëmijëria ime nëse do të vija në punë trurin.

Për ç’lloj problemesh e keni fjalën?
Pjesëmarrja nëpër banda, bërja e gjërave qesharake që nuk kisha përse t’i bëja. Duke mos qenë një njeri i zgjuar, ikja pas turmës: “Këta djem po bëjnë këtë gjë, edhe unë do ta bëj”. Ndoshta duhet të kisha thënë “E dini çfarë? Unë duhet të shkoj në shtëpi qysh tani”.

Si e jeton jetën një repist?

Ashtu siç e krijon ai. Jeta për këngëtarët, kushdo qofshin është argëtuese sepse janë në qendër të vëmendjes. Veçanërisht nga repistët priten disa gjëra. Të kenë shumë njerëz rreth e përqark tyre, të mbajnë bizhu, të dallohen që në mënyrën e të ecurit. Sot jam 48 vjeç, për 2 vjet bëhem 50. Unë nuk luaj me jetën më siç kam luajtur. Ndihem mirë duke qenë vetvetja.

Jeni një repist i veçantë. Bëni një jetë në familje, keni 6 fëmijë, gatuani shkëlqyeshëm….
Jam i divorcuar prej 10 vitesh. E kam takuar këtë grua që kam afër 9 vjet më parë. Këto dy vitet e fundit kam filluar të bëhem serioz. Tani vitet po ikin dhe kur kalojnë 50 vjetët, burrat fillojnë të bëhen më të ndjeshëm. Kur je i ri, nuk e çan kokën dhe beson se të gjitha vajzat janë të tuat. Më vonë i thua vetes: “Kam gjithë këto gjëra, por çfarë vlejnë? Cili është kuptimi i vërtetë i tyre, cili është thelbi i vërtetë i tyre? Çfarë bëjnë ato për ty? Fillon e seleksionon ato që ia vlejnë dhe në fund zgjedh dy: Njeriun që do dhe familjen. Ndoshta mendon edhe për paranë dhe pyet veten: A më çojnë dot te lumturia? Nëse po, do t’i përdor ato për të bërë të lumtur njerëzit që kam përreth dhe veten time po ashtu.

Keni talente të fshehura?

Jam shef kuzhine. Jam një aktor pornoje. Asnjeri nuk e di këtë gjë, por është diçka intime, që vetëm partnerja e di (sheh nga ajo).

Si është jeta në Amerikën e Barak Obamës?
Nuk është Amerika e Barak Obamës, por e Xhorxh Bushit. Problemet që kemi në Amerikën e sotme i kemi nga koha e Bushit. Obama po përpiqet t’i pastrojë ato tani. Ai po përpiqet të rregullojë rrëmujën që tjetri la pas. Ai ka nevojë për kohë. Ne nuk e dimë çfarë imazhi do të ketë Amerika e Obamës, sepse nuk është e tija ende.

Jeni i lumtur?
Kam jetuar në Kaliforni gjithë jetën time. Dhe këto dy vitet e fundit, po jetoj në Las Vegas. Po jam i lumtur, sepse jetoj në lugina. Nuk e di nëse do isha i lumtur po të vazhdoja jetën në Kaliforni.

Në një të përditshme amerikane jeni shprehur që njeriu është djallëzor nga natyra. Vazhdoni të mendoni kështu?
Fëmijët duken më djallëzorët tani. Janë të ashpër me njeri-tjetrin, e trajtojnë njeri-tjetrin shumë keq. Kur jemi fëmijë, nuk i kemi të rrënjosura në shpirt ende edhe ndjenjën e të mirës, apo të keqes. Prekemi nga gjërat rreth e rrotull nesh, përpiqemi të jemi të mirë, të padukshëm, por edhe egoistë e xhelozë. Të vetmet qënie sublime rreth e rrotull nesh në atë kohë janë familjarët, profesorët, fisi.
Kur lind, je pranë Zotit, aq sa je pranë Djallit. Nga natyra, jemi krijuar për të qenë djaj në fillim. Ndërtohemi ashtu, edhe po të rritemi me priftin te koka, se edhe shumë priftërinj janë djaj po ashtu. Mësojmë më shumë të keqen se të mirën. Kur rritesh, fillon të gjesh ndryshimin mes të dyjave.
Të paktën për mua, ka qenë më e lehtë për t’u bërë i mirë. Për të qenë i djallëzuar do shumë punë, merr kaq shumë nga energjitë e tua. Do energji edhe për të shtrënguar muskujt e ballit. Për të qeshur nuk është edhe aq e vështirë. Është natyrale.
Ky është koncepti im për jetën. Njerëzit zgjedhin në jetën e tyre. Disa kënaqen duke qenë të mirë, po aq sa ata të tjerët që luajnë rolin e djallit. Ka të bëjë me mënyrën e të menduarit, me mënyrën sesi janë rritur. Por mos prit nga të gjithë që të mendojnë. Disa nuk mendojnë normalisht.
Mendo sikur 50 përqind janë të mirë dhe 50 të tjerët janë të këqij. 50 përqind të pëlqejnë, të tjerët jo. Ata që nuk të pëlqejnë bëji të duken të padukshëm. Ata nuk ekzistojnë. Mba afër ata që të duan.
Nuk kam kohë. Jam 48 vjeç. Do jem fatlum nëse jetoj edhe 40 të tjera. Jeta ime është gjysmë e mbaruar. Nuk kam kohë për gjepura. Do ta shijoj jetën sa të mundem në këtë kohë. Jam një burrë. Dhe burri e ka kohën e limituar për ca gjëra… (Qesh)

Cilat janë ato gjëra pa të cilat nuk mund të jetosh?
Nuk mund të jetoj pa ushqim, ujë, ajër, pa muzikën, librat, fjalët. Nuk mund të jetoj pa e ditur që kam njeri që me do rreth e rrotull meje, të paktën një nga familja, shoqëria, që kam bindjen se më do, jo për paratë, për seksin, por më do për atë që jam. Ndryshe e kam të lehtë të shndërrohem në djall. Nuk mund të rri pa gatuar të paktën një herë në javë. Mjafton të hedh një vezë në pjatë dhe të ha diçka nga duart e mia. Nuk mund të rri pa ca aktivitete, sporte. Nëse nuk aktivizohem në sportet e ujit, apo në ski, më pëlqen të vrapoj. Dua të bëj diçka.

A keni frikë nga vdekja?
Nuk i them mirëseredhe vdekjes, por edhe nuk e kam frikë.

* * *
Muzika. Hidhini një sy muzikës tani. Kush e çan kokën për të?

Ndjeshmërinë për muzikën, Coolio e trashëgoi nga nëna, që luante çdo ditë, çfarëdolloj zhanri, rock, pop, R&B, soul. Njerku filloi me xhazin asokohe dhe fundjavave familja i ngjante një skuadre. Çdo të shtunë herët në mëngjes, kur njerku nuk punonte, të gjithë hanin mëngjesin dhe më pas përvishnin mëngët e pastronin shtëpinë. Në darkë dëgjonin xhaz. Në kohën kur Coolio i hyri seriozisht muzikës, nuk ishte zhvilluar as hip-hopi dhe as repi. Ushqehej me muzikën e “The Jackson 5″, nuk e arrinte dot Majkëllin dhe kështu zgjodhi të rrinte në rolin e Titos, që i shkonte më shumë për shtat për vokalin. Të tjerët pastaj ishin Marlon, Jermaine, Jackie dhe Randy.
Tekstet e këngëve që shkroi Coolio në Amerikën e viteve ’80, buronin nga jeta e tij, ngjarjet që ndodhnin në lagjen e tij, në qytetin e tij. Në fillim muzika e tij futej te hip-hopi. “Ky ishte realiteti im. Nuk po zmadhoja asgjë”, thotë këngëtari për të hedhur poshtë ata zëra që në fillim e klasifikuan muzikën e tij si rep. Mendohet që repi është një muzikë që godet, prek tema që shqetësojnë një shoqëri dhe Coolio nuk e kishte hedhur ende këtë hap.
Ai donte tjetër gjë. “Fillova të mendoja se kam goxha mundësi në dorë për t’i folur miliona njerëzve në mbarë botën. Duhet të llogarisja: Çfarë do t’u them atyre? Prandaj fillova të shkruaja një këngë si “Gangsta’s” Paradise, ” See when you get there” etj. Nuk ndihesha rehat po të mos kisha diçka për t’i thënë njerëzve, që t’u vlente në jetët e tyre. Ndoshta prandaj ka sot këngë vetëm me “La…La…La”, thotë Coolio dhe me këto fjalë kuptojmë vlerësimin që ai ka për muzikën e sotme. Do kishte dëshirë të dëgjonte atë lloj  muzike që bën epokë, që ndryshon jetën, mentalitetet dhe provokon zhvillime shoqërore.
Ja si e përforcon më tej ai idenë e tij:”Hidhini një sy muzikën në tani. Kush e çan kokën për të? A ju bën muzika që dëgjoni tani të bini në mendime për diçka? Në klabe ka vetëm “La La La” Nuk ka ndonjë muzikë që të bën të vrasësh mendjen. Ose të fillosh e të mendosh: “Po.. kjo ide është e drejtë”. Muzika nuk i shërben një qëllimi”. Kur jep këtë vlerësim, Coolio përjashton muzikën e Lupe Fiascos. Kush janë modelet e repistit? Çfarë e frymëzon? Gjithçka. Modelin e njeriut të mirë e sheh vetëm te 6 fëmijët e tij, nga martesa të ndryshme. Ata i thonë ç’duhet dhe ç’nuk duhet të bëjë. Edhe pse vetë nuk ka qenë edhe aq “njeri i mirë”, atyre u kërkon ta zgjojnë këtë ndjesi brenda vetes. Ai ka edhe një mesazh për kritikët e tij: “Unë jam kritiku më i madh i vetes, po ashtu edhe fëmijët e mi. Ata më kritikojnë shumë rëndë.”
Në projektin e radhës, Coolio pritet të krijojë një këngë ku përzihet hip-hopi me operën.

Jeta ime
Coolio, emri i vërtetë Artis Leon Ivey, ka lindur në vitin 1963 dhe është muzikant i njohur i repit, producent dhe aktor. Këngët më të njohura të tij mbeten “Fantastic Voyage” dhe “Gangsta’s Paradise”, po ashtu si edhe rolet në serialet televizive më të njohura ku ka qenë pjesëmarrës, te “Celebrity Big Brother 2009″ dhe “The Surreal Life”.
Ai regjistroi i vetëm dy këngë në fund të viteve ’80, “Whatcha Gonna Do” dhe “You Gonna Miss Me”. Singëllat nuk patën suksesin që pritej, kështu që Coolio hyri në kontakt lidhje me skenën e repit në Los Angeles dhe me grupin “WC and the Maad Circle” në vitin 1991. Ka disa pjesë në albumin “Ain’t a Damn Thang Changed” të këtij grupi.
Në vitin 1994, Coolio lidhi një kontratë me “Tommy Boy Records” dhe realizoi albumin e tij të parë, “It takes a Thief”, ku përfshiheshin edhe këngët e tij më të njohura, ndër to “Fantastic Voyage”. Erdhi koha që ai të bëhej një yll repi legjitim.
Një vit më vonë, u angazhua në realizimin e kolonës zanore të filmit “Dangerous Minds”. Bëhej fjalë për këngën “Gangsta’s Paradise”, që u bë kënga më e njohur e repit për kohën dhe ajo i dha çmimin “Best Rap Solo Performance” në “Grammy Awards”. Më vonë artisti realizoi një album me të njëjtin titull dhe ai përmbante dy hitet e tjera me titull “1, 2, 3, 4 (Sumpin’ New”) dhe “Too Hot”. Në vitin 1996 u shfaq te “Red Hot Organization’s dhe krijoi CD-në, “America is Dying Slowly” me shumë artistë të Hip-Hopit, një CD, që kërkonte të rriste kujdesin e njerëzve për epideminë e AIDS-it.
Albumi i tij i tretë u krijua në këtë klimë dhe u quajt thjesht “My Soul”, ku u përfshinë “C U When U get There” dhe nuk pati suksesin e albumeve të parë.
Kujtojmë që krijimtaria e Coolios përmban këto albume: “Coolio.com” i krijuar në vitin 2001, “El Cool Magnifico” (2003), “The Return of the Gangsta” (2006) dhe në vitin 2008 “Steal Hear”. Ka fituar disa çmime “American Music Awards”, “Grammy Awards” dhe “MTV Video Music Awards”

Te Stella Pool Club
Sonte do të habiteni nga ajo që do shihni. Do të ketë shumë energji. Është një vend shumë i bukur, ku mund të pi të gjitha birrat që dua. Unë jam një burrë! Do argëtohem me gratë tuaja të bukura të veshura me bikini, me diellin, birrat dhe mishin e përkryer. /shekulli

  • Postime: 28630
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-08-2011, 00:55:47
One-hit wonder ka qene ky  ^o)

Coolio- Gangster's Paradise

  • Postime: 28630
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-10-2022, 19:17:29
Miqtë e Coolio kanë reaguar së fundmi ndaj ndarjes nga jeta të reperit.

Miqtë janë shprehur për Tmz, se ata mendojnë se “astma “mund të ketë kontribuar në vdekjen e tij. Ata shtuan se reperi i i “Gangsta’s Paradise po”luftonte” me gjendjen e mushkërive për shumë vite dhe se hetuesit ishin informuar për këtë. Coolio vdiq më 28 shtator pasi u gjet pa ndjenja në  shtëpinë e një miku në Los Anxhelos. Ai ishte 59 vjeç. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, por raportet fillestare dyshonin se ai kishte pësuar arrest kardiak.

Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, Coolio u pa duke performuar disa herë  para vdekjes së tij për grupe që zgjatën rreth 30 deri në 40 minuta.Montell Jordan, i cili ishte në turne me të, gjithashtu i tha Page Six se ai kurrë nuk do e mendonte që vdekja e mikut të tij të vjetër ishte e afërt.
“Kam qenë me të për javë dhe muaj  dhe nuk i dija. Ende nuk i di  rrethanat pas vdekjes së tij, por nuk pashë ndonjë gjë që do të kishte dhënë një tregues se ai ishte i sëmurë ”, tha të enjten këngëtari.

Coolio ka lënë pas gjashtë fëmijët e tij me Josefa Salina. Ai u martua me Josefa  në vitin 1996. Ish-çifti u ndanë katër vjet më vonë./Lapsi.al
 

Temat e fundit