Eminem - mbreti i Hip Hop-it - Muzika

×
Hyrja
Profili

Eminem - mbreti i Hip Hop-it

Eminem - mbreti i Hip Hop-it

· 6 · 793

  • Postime: 26696
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-08-2011, 03:27:22
Eminem shpallet mbreti i Hip Hop-it
 


Magazina e njohur për shoubiz “Rolling Stone” deklaroi se Eminemi është definitivisht mbreti i muzikës Hip Hop.
Sipas shitjeve të albumeve dhe shkarkimeve të këngëve tij dhe shikueshmërisë në Youtube dhe ‘like’ në Facebook, tregojnë se është reperi më i popullarizuar ne botë.
Mbreti i muzikës Hip Hop la prapa vetës edhe reperin më shumë ndëgjueshmëri të lartë viteve të fundit, Lil Wayne gjithashtu dhe Drake që me Lil Wayne janë në të njejtin grup,”Youngmoney Cash Money”. Pas këtyre radhitet Kanye West Jay Z edhe këta të njejtit grup “Roc-A-Fella Records”, Rick Ross dhe Nicki Minaj. /standard.al
« Editimi i fundit: 17-01-2020, 14:26:44 nga M A X »

  • Postime: 26696
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-08-2011, 14:28:52
Jo me kot eshte mbreti ky. Asnjehere s'me merziten kenget e tij

Eminem - Sing For The Moment

  • Postime: 26696
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 17-01-2020, 14:24:43
Eminem prezanton papritur nje album te ri.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 17-01-2020, 15:26:55
Nga të gjithë reperat vetëm Kanye West nuk e duroj dot..

  • Postime: 26696
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 10-09-2020, 21:34:44
 

Ne prill të këtij viti mediat shkruanin se teksa Eminem ishte duke fjetur gjumë, një hajdut rreth orës 4 të mëngjesit vendos që të thyejë xhamin e kuzhinës dhe të futet në shtëpinë e tij në Detroit duke shmangur sigurimin.

Eminem është zgjuar nga alarmi i shtëpisë dhe e gjen veten ballë për ballë me hajdutin.
Reperi i shtangur ka bërtitur në mënyrë që ta dëgjonte sigurimi, por në atë moment hajduti është tërhequr.
Nuk ka vonuar policia në vendngjarje dhe hajduti u arrestua. Ai akuzohet për “ndërhyrje në shtëpi” dhe “shkatërrim dashakeq të një banese”.

Së fundmi, detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje pasi një ofer policie ka folur duke treguar të reja që nuk i dinim.

Ditën e djeshme është zhvilluar një seancë dëgjimore paraprake, prej nga ku oficeri i policisë, Adam Hackstock, ndau detajet e pretenduara në lidhje me qëllimet vdekjeprurëse të të pandehurit, Matthew David Hughes, raporton E!Online.
Ai ka thënë se “Kur Mathers u pyet nga Eminemi pse ai ishte atje, është përgjigjur se kishte ardhur për ta vrarë”, raporton Detroit Free Press.
Sidoqoftë, avokati i të riut 26-vjeçar e ka mohuar këtë: “Nuk jam i sigurt se nga erdhi deklarata e oficerit. Nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis të dyve në shtëpi.”
Sipas dëshmisë që Hackstock ka dhënë, kur Eminem u zgjua nga gjumi, pa një burrë që qëndronte pas tij. Fituesi i Grammy i tha oficerit që fillimisht mendoi se ai ishte nipi i tij.
Detroit Free Press raporton se Eminem nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të së mërkurës, teksa shton se seanca ku do merret vendimi për Hughes do mbahet në 28 shtator./lapsi.al

Temat e fundit