Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 19-11-2020, 19:05:14 »

Kantautori dhe instrumentisti Miron Kotani ka “ngacmuar” organizatorët e Festivalit të 59-të të Këngës në RadioTelevizionin publik shqiptar, pasi sipas tij shumë prej emrave të dëgjuar të muzikës shqiptare, nuk do të jenë pjesë e këtij festivali.
Juliana Pasha, Eranda Libohova, Elsa Lila, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Olta Boka, Elhaida Dani, Altin Goci, Elvana Gjata, Ledina Celo, Kejsi Tola, Adrian Trebicka, Jonida Maliqi, Eugent Bushtpepa, Hersiana Matmuja, Elton Deda, etj shkruan ai, nuk do të jenë pjesë e kompeticionit, madje
as fituesja e festivalit të fundit të këngës në RTSH nuk është pjesmarrëse në festivalin e ri.
“Edhe këtë vit, fituesi I një viti më parë “braktis” eventin ashtu sic kanë bërë gjithë fituesit interpret që nga epoka apo era “Eurosong” (një arsye e fortë kjo pse Eurosong shkatërroi traditën e festivalit të këngës shqipe” shkruan Miron Kotani.
Ai kritikon dhe faktin se janë vetëm 47 këngë që konkurrojnë në këtë festival deri tani, ndërkohë që në vitet e shkuara ka pasur më shumë se 300 konkurrime deri në përzgjedhjen nga juria se kush do të hynte në festival.
“Rregullorja e festivalit bëhet nul e ndryshohet totalisht nga i një viti më parë, por cka është më e keqja, nuk zbatohet as kjo duke sjellë kaos në organizim” shkruan Kotani. Një përgjigje i ka ardhur nga shefja për marrëdhëniet me publikun për këtë aktivitet në RTSH, Kozeta Kurti. Në replikën e saj me disa pika për kantautorin, Kurti shkruan vec të tjerash se “nuk fajesohet Festivali” për mungesat, por as nuk gjykohen vendimarrjet personale të cdo autori dhe interpretuesi për të ardhur ose jo në Festival.



“Autorët dhe intepretuesit e famshëm ankohen se Festivalin e prishi Eurosongu, ama nëse mësojnë se një emër i njohur vjen në Festival, tërhiqen gjithë të tjerët. Nuk e di pse, a se kanë frikë, a se secili prej tyre mendon se është më i mirë se tjetri” shkruan Kurti, sipas të cilës “autorët dhe interpretuesit që ankohen çdo ditë për rrugën nëpër të cilën po ecën muzika shqiptare, përpara se të gjykojnë dhe paragjykojnë ata që prodhojnë (mire ose keq, se ka subjektivizem ketu), përpara se të bëjnë këtë (gjykimin dhe paragjykimin), le te sjellin alternativë të re një herë, të mos “bëjnë paralele” tek ajo qe kane bere dikur, pastaj te ankohen se alternativa e tyre nuk po perqafohet (ne publik se pari, pastaj ne Festival, se ky një herë ne vit është)
Lapsi.al
Postuar nga: M A X
« ne: 19-11-2020, 19:04:15 »

Pas publikimit të listës së këngëtarëve pjesëmarrës, tashmë janë publikuar dhe këngët e konkurrentëve në Festivalin e 59-të të Këngës.

26 këngët e Festivalit janë këto:


Vendi im – Agim Poshka


Karma – Anxhela Peristeri


Peng – Devis Xherahu


Njësoj – Enxhi Nasufi


Zjarri im – Era Rusi


Jo – Erik Lloshi


Tjerr – Evi Reçi


Ty – Fatos Shabani


Kush je ti dashuri – Festina Mejzini


Vajzë – Florent Abrashi


E morën botën – Franc Koruni


E lirë – Gigliola Haveriku


Më jep jetë – Gjergj Kaçinari


Pendesë – Inis Neziri


Kujtimet s’kanë formë – Kamela Islamaj


Vallja e jetës – Kastro Zizo


Do t’ia dal – Klint Çollaku


Ora e jetës – Manjola Nallbani


Nëse vdes – Mirud


Valixhja e kujtimeve – Orgesa Zaimi


Vashëzo – Rosela Gjylbegu


Ka me t’ba me kajt – Sardi Strugaj


Meteor – Stefan Marena


Nënë – Viktor Tahiraj


 Vesi i shpirtit tim – Uendi Mancaku


Më mbron – Xhesika Polo
Postuar nga: M A X
« ne: 11-11-2020, 23:55:58 »

Stafi drejtues i Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përmes një takimi të organizuar në mjediset e RTSH-me të pranishëm autorët, interpretuesit dhe gazetarët e kulturës, njoftoi ndryshimet e këtij edicioni.
“Drejtori i Festivalit, Martin Leka, prezantoi stafin e këtij edicioni, i cili do të mbajë firmën e regjisorit Pali Kule, skenar të gazetarit Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi,” shkruhet në Instagramin zyrtar të Festivalit.

Ju kujtojmë se dje (5 nëntor) burime për revistën Who bënë me dije emrat që përfliteshin si prezantues: Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta. Siç duket, prezantuesit e vetëm janë Salaj dhe Vokshi.

“Në takim u shpalos platforma e Festivalit të 59-të i cili do të mbahet këtë vit në kushte të veçanta, për shkak të rrethanave të krijuara nga Covid-19, në mjedis të hapur, pranë sheshit Italia në kryeqytet. Interpretuesit kanë mundësi të përcjellin këngën e tyre artistikisht, nëpërmjet performancave që do të lejojnë jo më shumë se 7 persona në skenë, përfshirë interpretuesin, duke respektuar protokollin e masave anti-Covid të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.”
Festivali i Këngës do të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të pandemisë dhe motit./lapsi