Gashi - Rapper shqiptar ne Amerike - Muzika

×
Hyrja
Profili

Gashi - Rapper shqiptar ne Amerike

Gashi - Rapper shqiptar ne Amerike

· 5 · 1160

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-10-2019, 11:29:05
 

Labinot "Larry" Gashi ka prinder kosovare, eshte i lindur ne Libi (Afrike) dhe eshte rritur ne USA, ku dhe ka korrur sukses dhe bere me emer si Rapper. Personalisht stilin e tij e pelqej shume dhe mund te them se eshte nje nga rapperat e preferuar per momentin.

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-12-2019, 13:08:26

  • Postime: 21592

#2 ne: 24-06-2020, 23:42:36
Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, i ka prekur të gjithë me një postim të fundit në Instagram. Teksa po shijon suksese të njëpasnjëshme, Gashi ka treguar se i ka lënë pas dore prindërit e tij dhe se asnjë sukses, shumë parash nuk e zëvendëson kohën me ta. “Prindërit e mi fluturuan për të më vizituar në LA, ishin 2 javët më të mira të gjithë jetës sime. Asnjë sukses apo shumë parash nuk mund të zëvendësonin ndjenjën që përjetova me ta. Unë kam qenë aq i fokusuar në punë edhe gjatë pandemisë botërore. Isha shqetësuar për lançimin e albumit 1984 sepse ka kaq shumë gjëra që ndodhin në botë tani që është më rëndësishme se lansimi i këngëve të reja. Kam pasur kaq shumë sukses në vitet e fundit, kam fituar para, por kurrë në të vërtetë nuk kam kaluar pushime apo kohë në shtëpi, sepse gjithmonë jam mbyllur në studio … Por këto dy javë të fundit më bënë të shoh se sa e rëndësishme është familja ime”, shkruan reperi. Aktualisht ai po punon për të publikuar albumin e tij “1984”, teksa ka paralajmëruar dy bashkëpunime me artistë shqiptarë, njëri me Pinksweats dhe tjetri me Njomzën.

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 15-07-2020, 18:23:30

  • Postime: 26692
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 21-10-2020, 11:47:19
Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.
Gashi nuk ka nguruar që ta ndajë këtë lajm të madh me të gjithë fansat e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një foto nga ambientet e kompanisë shoqëruar me mbishkrimin: “Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”.

Pjesë e kësaj kompanie janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj. Gashi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe para pak ditësh ai publikoi bashkëpunimin me Ty$ Sign.
Ndërkohë reperi me origjinë shqiptare ka bërë publik edhe albumin “1984”. Gashi ka treguar se vendosi këtë emër për albumin e tij, sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80./lapsi

Temat e fundit