×

Gigi D’Alessio koncert në Tiranë

· 1 · 382

Gigi D’Alessio koncert në Tiranë

· 1 · 382

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-11-2011, 00:18:39
Gigi D’Alessio koncert në Tiranë


Lajme të mira vijnë sërish nga Italia. Pas lajmit të koncertit të Gianluca Grignanit një tjetër emër i madh i muzikës italiane do të vijë së shpejti për një koncert në Tiranë. Me sponsorizimin gjeneral të “Bonavita” së shpejti Gigi D’Alessio do të japë një koncert të madh për fansat e tij shqiptarë, të cilët nuk janë të paktë në numër.

Kantautori i njohur napolitan, u bë fort i njohur në Shqipëri pasi publikoi hitin “Dove sei”. Lajmi është publikuar sot në suplementin "Bluetooth" të Gazetës Shqiptare.

D’Alessio arriti famë ndërkombëtarë veçanërisht pas publikimit të hitit “Un cuore malato”, një duet me Lara Fabian. Gigi D’Alessio është bërë i njohur edhe për historinë e tij të dashurisë me këngëtaren Ana Tatangelo, e cila është të paktën 20 vjet më e re se ai. Për Tatangelon ai ka shkruar këngë mjaft të njohura si “Quando due si lasciano”, “La ragazza di periferia” etj.
(ma.ar/BalkanWeb)

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super