×

Grammy 2012

· 4 · 466

Grammy 2012

· 4 · 466

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-02-2012, 14:23:04
 Këngëtarja britanike Adele triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Los Anxhelos. Adele triumfoi në të gjashtë kategoritë që ishte kandiduar.

Albumi i saj “21” fitoi si albumi i vitit dhe albumi më i mirë pop. Kënga e “Rolling in the Deep” u zgjodh incizimi i vitit, kënga e vitit dhe videoja e shkurtër muzikore më e mirë. Adele fitoi gjithashtu si këngëtarja më mirë solo me këngën “Someone Like You”.
Disa artistë ishin veshur me të zeza, ashtu si Lady Gaga, e veshur me një fustan të zi dhe fytyrën të mbuluar nga një vello.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy u fokusua në një pjesë të madhe të saj në vdekjen e yllit amerikan Whitney Houston e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e së shtunës në hotelin Beverly Hilton.

Këngëtarja Jennifer Hudson këngoi hitin “I Will Always Love You” për të nderuar kujtimin e Whitney Houston. Këngëtarët e Rep-it Jay Z dhe Kanye West morën çmimin “Grammy” për interpretimin e tyre Otis.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 13-02-2012, 14:34:06
Ndarja e çmimeve Grammy në Staples Center të Los Angeles filloi me një homazh për Whitney Houston, këngëtaren 48-vjeçare që u gjet e vdekur të premten në një hotel të Beverly Hills.

Adele ishte këngëtarja që triumfoi në mbrëmje duke fituar 6 çmime Grammy, mes të cilëve atë për këngën, singëllin dhe albumin e vitit me ‘Rolling in the Deep’, këngë që është pjesë e albumit ‘21’.

Këngëtarja britanike ka falenderuar mjekët që e operuan në kordat vokale duke i bërë të mundur ngjitjen sërish në skenë. Mbrëmjen e djeshme u pa qartë se mjekët kanë bërë një punë të shkëlqyer: zëri i Adele është rikthyer.

Në kategorinë “rock” dominon grupi Foo Fighters që me këngën e tyre ‘Walk’ marrin pesë çmime. 

Fitues të tjerë (mbi 75 kategori për të cilët u ndanë çmime) ishin edhe Kanye West dhe Jay-Z në kategorinë “rap”; Lady Antebellum për albumin më të mirë “country” me ‘Own the Night’; Taylor Swift për këngën e saj ‘Mean’; Bon Iver si artisti i ri më i mirë.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Grammy u pasurua edhe nga performancat e artistëve si Paul McCartney, Rihanna, Chris Brown dhe Kelly Clarkson.

Homazh për Whitney-n

Jeta dhe karriera e Whitney Houston-it u përkujtua në ceremoninë e çmimeve Grammy në Los Angeles, ku artistes së madhe, të shuar në moshen 48-vjeçare, iu rezervua një vend i veçantë.

Homazhet per ikonen e trishte te pop-it, sic e quajne disa media, perfshine edhe nje performance te dedikuar asaj nga Jennifer Hudson. "I will always love you", kenges-hit qe shenoi rekordin e vitin ne 1994-ten ne ndarjen e atehershme te çmimeve Grammy, Hudson i beri nje ndryshim te vogel dhe e kendoi: "Whitney, we will always love you".

Legjenda e muzikes u gjend e vdekur ne dhomen e hotelit ku po qendronte ne Los Angeles, nje dite perpara ceremonise prestigjoze. Ekzaminimi post-mortum nuk tregon shenja traume ne trupin e kengetares. Sipas site-t TMZ, i pari qe dha lajmin e vdekjes, Houston mund te jete mbytur ne vaske teksa bente banje.

Deshmitare te shumte rrefejne se nje nate perpara, ajo kishte pire deri vone, dhe nga ana tjeter kishte nje varesi te hershme nga mjekimet kunder depresionit, qe te kombinuara me alkool, mund te japin nje gjendje gjumi te renduar e mungese te vetedijes.

Por nuk kishte mbetur shume nga gruaja me zerin e mrekullueshem qe dominoi skenen muzikore te viteve 80-90, diva te cilen Oprah Winfrey e mbiquajti "The Voice", per fuqine e zerit te saj e qe bashke me Michael Jackson mbante vendin e pare ne klasifikimin e artisteve me ngjyre me te suksesshem. Dy dite perpara se te nderronte jete, paparacet shkrepen ca foto aspak te hijshme te saj. Ylli i pop-soul-it ishte duke dale nga nje klub nate e mbytur ne djerse, e dehur, e corientuar, nje figure shume larg asaj qe dikur pushtonte skenen e zemrat e publikut. Ishte pamja e nje gruaje qe pavaresisht tre perpjekjeve pergjate 8 vjetesh neper qendra rehabilitimi, nuk kishte mundur t`i shpetonte droges. Perse askush nuk mund ta shpetonte Whitney-n, pyesin disa. Sepse ne te vertete, pasi kishte kaluar dy dekada duke shkaterruar veten, nuk kishte mbetur shume per te shpetuar. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 13-02-2012, 17:39:00
Adele i meritonte..eshte amazing
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super