Hite te kenges shqipe te huazuara (vjedhura) nga muzika e huaj ! - Muzika

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hite te kenges shqipe te huazuara (vjedhura) nga muzika e huaj !

Hite te kenges shqipe te huazuara (vjedhura) nga muzika e huaj !

· 155 · 45455

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-04-2006, 02:52:36
Përshëndetje te nderuar anetare dhe vizitore te këtij forumi.

Shumë këngëtare te estrades sone muzikore, e kanë zgjedhur mënyrën me te lehtë për ti bërë këngët e tyre hite. Ata i kopjojne (huzaojne) , melodite e kengeve te njohura te huaja, dhe ato i pershtatin ne gjuhën shqipe dhe menjehere i bëjnë hite. Ne këtë rubrike ju ftoj ti identifikojm këto këngë dhe këngëtare.

Ja për fillim po i identifikoj unë disa raste:

Edona Llalloshi-Pike ne zemër (kënga është e huazuar nga një film indus)
Genta Ismalji- Kthehu (Kënga është e huazuar nga një këngëtare bugare)
Rovena Stefa- Dasma (Kënga e huazuar nga një këngëtare turke)
Ramadan Krasniqi-Dani- Fjalët qe na ndan (Kënga e huazuar nga një këngëtare grek)
Nora Istrefi- The One (Kënga e kopjuar nga Elena Paprizou-My numer One)
Adrian Gaxha -Thuaj mamit (Kënga e kopjuar nga Justin Timerlike)
Soni Malaj- Të me kerkosh (Kënga e kopjuar nga muzika greke)
Miranda Hashani- Mos me lini vete (Kënga e huazuar nga këngëtari boshnjak Dino Merlin)
Mariza Ikonomi -Për ty ( Melodia e kenges e kopjuar nga Puf Dady)


Ka edhe qindra raste te tjera, adnaj identifikoni edhe ju ndonjë rast tjetër...

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 10-04-2006, 06:16:32
Anxhela Peristeri - 1001 djem ( E huazuar nga nje kengetare bullgare - por njekohesisht e kenduar edhe nga nje kengetare maqedonase Tamara Todevska - 1003 ( Iljada i tri )
Sinan Hoxha dhe Soni - Shukarije ( E huazuar nga kengetarja rrome Esma Rexhepova )
Bleona Qereti - Boom boom ( Huazuar nga Oye El Boom )
Shpat Kasapi - Valle Kosovare ( Muzika me duket eshte e huazuar nga nje kenge Maqedonase )
Jehona Sopi - Thuaje ( Huazuar nga nje kenge Maqedonase )
Leonora Jakupi - Ti per mua nuk ekziston ( Huazuar nga nje kenge Maqedonase

P.S. Jehona Sopi dhe Leonora Jakupi kan deklaruar se e kan ble te drejten e autorit dmth e kan ble kenget ne menyre ligjore  :)
Edhe Edona Llalloshi ne albumin e saj e ka cekur se kenga eshte e huazuar nge nje film indus

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-04-2006, 06:48:51
Adelina  edhe zavina a paskan more naj huazim qe ja kan kput kryet ceces se arkanit

qyre qka flet bleta  e  mshef ato * te adelines  edhe t zfines qe jan krejt fallso ..Te kojshikef
Adelina ka shum kang te marruranga shkinat e serrbis, gjithsesi ka tye kopjuar edhe fazcen ashtu sikur ajo kirurgji - psun tekstet i ka shum te shtilit serb, fotot seksi deri ne ato lakuriq,dy gisht fistan ose gjysmen e trupit lakuriq e ghusmen  mbull deri ne fyt.
grimi -
gjithashtu kopje e shkinav se shqiptarkan ne kosov skan dit me ba grim para shkina e adelina esht kopje e par e shkinev e dhe sod mbetet yll per njerzit modern te pa avancuar dhe te detyruar per shkatrrimin e kultures ton mij vjeqare .

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 10-04-2006, 07:17:48
Është interesant te thuhet se disa këngëtare tonë perveç qe i kopjojne këngët e huaja ata i kopjojne edhe stilet dhe paraqitjen skenike te kengetareve botërore .
Ja disa shembuj:
Adelina Ismajli ne albumin e dytë një foto (dukja ne fotografi) eshte e kopjuar nga Jenifer Lopez
Eliza Hoxha- titullin e albumit te fundit 100 % Eliza e ka kopjuar nga Monica Beluci, 100% Monica Beluci,
Malsori titullin dhe permbajtjen e kenges Kthehuni e ka kopjuar nga Ceca-Vratite se u moj Beograd
Edhe Nora Istrefi me dukjen e saj mundohet ta kopjoj Jenifer Lopezin, e shumë raste te tjera...
« Editimi i fundit: 10-04-2006, 08:28:46 nga natyralisti »

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 10-04-2006, 07:40:42
Ja edhe disa kenge te tjera hite te estrades muzikore shqiptare te kopjuara nga muzika e huaj:

Minatori- Ne duart tua do te vdes ( e kopjuar nga muzika angleze)
Elita 5 - E urrej shiun ( e kopjuar nga nje hit i muzikes rumune)
Eli Fara- I dashuruar ( e kopjuar nga muzika greke)
Big Mama- Zbritje sezonale ( e kopjuar nga Lepa Brena)
Greta Koçi-Kam mall ( e kopjuar nga muzika greke)
Arta Bajrami - Funky ( pjese te kopjuar nga Music-Madona)
Gili- Ti harrove ( e kopjuar nga muzika greke)
Mr. Elvis- Per vjazat shqiptare ( e kopjuar nga nje rep grup i huaj)


 

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 10-04-2006, 08:05:44
Ja një postim qe ndoshta do ti kontribonte kësaj teme i bërë me heret ne këtë forum nga Pejoni:
(Pejoni shpresoj qe nuk do të hidherohesh qe po e perdor postimin tënde për këtë teme)
___________________ ___________________ ___________________ ___________________ ______

Kush mund ta mendoj qe edhe "Ramadan Krasini" "DANI"bie ne Grack te Kompozitorve "Hajna" apo me mir ti gjuaj Kompozitor qe skan ide për keng.

Kënga e Ramadan Krasniqit - çka Na Mbet Nga Dashuria (kënga e fundit me e reja),
është e vjedhur nga një Kengetar Grek "Giorgos Mazonakis - Savvato" mund te ju doket e pa munder po unë i kam siguru 2 këngët tash po i vendos edhe shkakroni ju edhe besoni?


CODE:
Ramadan Karasniqi "DANI" - çka Na Mbet Nga Dashuria

http://www.megaupload.com/?d=JNB6800P


CODE:
Giorgos Mazonakis - Savvato
http://www.megaupload.com/?d=E99T679V

  • Postime: 183
  • Karma: +3/-6
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 10-04-2006, 08:23:50
Adelina  edhe zavina a paskan more naj huazim qe ja kan kput kryet ceces se arkanit

qyre çka flet bleta  e  mshef ato q* te adelines  edhe t zfines qe jan krejt fallso ..Të kojshikef
Adelina ka shum kang te marruranga shkinat e serrbis, gjithsesi ka tye kopjuar edhe fazcen ashtu sikur ajo kirurgji - psun tekstet i ka shum te shtilit serb, fotot seksi deri ne ato lakuriq,dy gisht fistan ose gjysmen e trupit lakuriq e ghusmen  mbull deri ne fyt.
grimi -
gjithashtu kopje e shkinav se shqiptarkan ne kosov skan dit me ba grim para shkina e adelina esht kopje e par e shkinev e dhe sot mbetet yll për njerzit modern te pa avancuar dhe te detyruar për shkatrrimin e kulturës ton mij vjeqare .
Po Arbias qe Zanfina me kengen Gajdegjiu qe edhe u popullarizua eshte kenge ne Anglishte dhe ka qen hit diku i viteve 80 mirepo nuk e mbaj mend kengetarin se ateher kam qen femije.
Ndersa Adelina e ka kengen e Ceces.
Kjo eshte veq sa per fillim cka pom kujtohen se ka edhe shum tjera.

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 10-04-2006, 10:01:50
Nora Istrefi & Geti - Dua ( Huazuar nga Britney Spears )
Rovena Stefa - Embelsira ( Huazuar nga kenge greke )

  • Postime: 1533
  • Karma: +6/-0

#8 ne: 10-04-2006, 10:12:48
Te huazosh dicka eshte marrje, me vetedijen e dhenesit dhe me qellim kthimi!

Kur merr dicka, pa dijen e atij prej te cilit po e merr dhe pa qellim kompenzimi per te, atehere kjo quhet vjedhje!

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 10-04-2006, 13:16:58
Rovena Stefa-Ëmbëlsirë( është e marr nga kengetarja turke Gulben Ergen)
Rovena Stefa-Dasma gjithashtu(e marr nga e njejta kengtare turke)
Leonora Jakupi-Ti nuk e ekziston(e huazuar nga nje grup turk)
Valentina Rama-Katil(E marr nga këngëtari boshnjak-Dino Merllin)

  • Postime: 445
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 11-04-2006, 02:12:38
Eliza Hoxha- titullin e albumit te fundit 100 % Eliza e ka kopjuar nga Monica Beluci, 100% Monica Beluci

Natyralisti, po me vjen keq qe me duhet te te kundershtoj por Eliza Hoxha eshte nje nder kengetaret qe nuk e vjedh kurr muziken, te pakten keshtu mendoj une. E sa per titullin nuk dmth pse Monica Beluci e ka nje album qe e ka titulluar 100% atehere Eliza ja ka vjedhe. Nese eshte ashtu, te gjithe kengetaret qe kane albume te quajtuara psh. "The greatest hits" te nje kengetari atehere sipas teje nese nje kengetar tjeter ka nje album me titullin e njejte e paska vjedh prej tjetrit.

tweety  

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 11-04-2006, 02:40:13
Natyralisti, po më vjen keq qe më duhet te te kundershtoj por Eliza Hoxha është një nder kengetaret qe nuk e vjedh kurr muziken, te paktën kështu mendoj unë. E sa për titullin nuk d.m.th. pse Monica Beluci e ka një album qe e ka titulluar 100% atëherë Eliza ja ka vjedhe. Nëse është ashtu, te gjithë kengetaret qe kanë albume te quajtuara p.sh.. "The greatest hits" te një këngëtari atëherë sipas teje nëse një këngëtar tjetër ka një album me titullin e njëjtë e paska vjedh prej tjetrit.

tweety  
Edhe pse ne këtë rast kur kam folur për Elizen kam thënë se ajo ka kopjuar titullin e albumit nga Monica Bellucci, megjithatë edhe Eliza ka këngë te vjedhura... nëse te kujtohet hiti i parë i Elizes - Me ritem do të vallezoj, është i vjedhur nga një këngëtare sllovene e cila quhet Lana (nuk jam i sigurt për emrin e kegetares)

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 11-04-2006, 03:43:20
marre nga www.albanur.net
---------------------------------------
MUZIKA DHE DOMINIMI I KICIT
 
çALGA, SINTAKI DHE TURBOFOLKU ME FJALË SHQIPE

Adi Krasta:" Për këngët origjinale serbe, maqedonase, turke e italiane bëhet pompë si të ishin prodhime të mirëfillta shqiptare dhe ç'është më e çuditëshme këngëtarët nuk e fshehin burimin e këtyre krijimeve muzikore".

Deformimi dhe ndryshimi i tërësishëm i këngëve dhe "transformimi" i tyre nga gjuhë të ndryshme në gjuhën shqipe, po kalon si diçka e pavërejtur si nga qytetarët ashtu edhe nga kritikët muzikorë. Vlerat e mirëfillta artistike mund të vërehen vetëm te një numër i vogël këngëtarësh të cilët, çuditërisht, kanë vendosur të mos lundrojnë nëpër ujërat e komercializmit.

Publiku e ka të vështirë të dallojë këngën origjinale nga ajo që është e huazuar. Nëpër radiot dhe televizionet shqiptare, çdo ditë e më tepër, po dëgjojmë këngë që janë të huazuara në mënyrë komplete nga serbishtja, turqishtja, bullgarishtja apo rumunishtja, me ç'rast bëhet vetëm përkthimi i tekstit.

"Huazimi i këngëve të huaja bëhet nga mosdija dhe mungesa e shkollimit të këngëtarëve, mungesa e kompozitorëve dhe dëshira e madhe për t'u bërë të gjithë këngëtarë; mungesa e kontrollit të institucioneve përkatëse (produkcioneve), pasi që në këto treva secili mund të inçizojë dhe të bëhet këngëtar"-thotë dirigjenti shqiptarë, Arifikmet Xhemaili.

Për t'iu larguar huazimeve nga gjuhët e huaja, Arifikmet Xhemaili, mendon se duhet që të shkollohen gjeneratat e reja të cilat do të dinë të vlerësojnë, të bëjnë një zgjedhje, edhe për dëgjim edhe për kompozim.

"Kështu mesiguri do të mbështeten në vlerat që ne i quajmë artistike dhe do t'u ikim huazimeve të plota të këngëve dhe teksteve", thotë Xhemaili.

Fatëkeqësisht, këto këngë, jo vetëm se po punohen nga emra të njohur të estradës (Anxhela Peristeri, Rovena Stefa, Genta, Leonora Jakupi, etj.), por edhe dëgjohen në masë të madhe, madje janë hite që dëgjohen kudo.

Përsa i përket këtij fenomeni prononcohet edhe shoumeni i njohur shqiptar Adi Krasta, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zbulimin e telentëve të rinj nëpërmjet "Etheve".

"Jetojmë në një periudhë të vështirë të biznesit muzikor. Është e vështirë me sa duket të bësh produksione këngësh origjinale. Po t'i dëgjosh me vëmëndje, tekstet e përshtatura janë të një niveli të ulët, shpesh banal, nuk i përgjigjen nivelit mesatar të popullsisë. Por kasetat shiten dhe "albumet" dëgjohen. Për këngët origjinale serbe, maqedonase, turke e italiane bëhet pompë si të ishin prodhime të mirëfillta shqiptare dhe ç'është më e çuditëshme këngëtarët nuk e fshehin burimin e këtyre krijimeve muzikore. Nuk është e ndershme mbase, në kuptimin etik të fjalës por thuhet se në biznes nuk ka turp. Për të fituar para, një njeri jo domosdoshmërisht duhet të ketë shumë skrupuj"-thotë për "Lajm" showmeni më i mirë shqipëtar, Adi Krasta.

"Nuk na mbetet gjë veçse të mos i blejmë kasetat e albumet nëse nuk jemi dakord me faktin sa janë marrë nga vende të tjera. Por dyshoj shumë se tek njerëzit e zakonshëm funksionon ky mekanizëm analitik"- thotë Adi Krasta.

Në mesin e kompozitorëve ka mendime se ky invazion i kiçit mund të parandalohet nëse do të kishte një ligj për të drejtat autoriale, ashtu siç ekziston kudo në botë. Në të kundërtën, thonë ata, vetëm do të flasim dhe shkruajmë, por s'do të ketë kurfarë efekti.
 

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 11-04-2006, 03:53:21
marre nga www.albanur.net
---------------------------------
Muzika TALLAVA, melos Shqiptar, Rom, Turk apo Arab

SULME TË RREZIKËSHME NDAJ MELOSIT SHQIPTARE

Kombi Shqiptarë kishte një Melos shumë të bukur Shqiptarë, këngë dhe melodi qytetare, dhe burimore të kombitë tonë, ishte krenari e madhe kur këngët e Qamilit të Vogël, Nexhmije Pagarusha, Shkurte Fejza, Shyrete Behluli etj jehonin në të gjitha Lokalet shtëpit shqiptare, por kohëve të fundit është duke u zhvilluar një luftë e madhe dhe e rrezikëshme ndaj këngës së mirfilltë shqipe po ashtu edhe ndaj Melosit Shqiptar.

Është për tu tmerruar ku disa këngëtar të vetquajtur nuk skuqen që e bastardojnë këngën dhe melosin shqiptar, athua këta në krahë të kulturës mendojnë të pasurohen pa menduar se trashëgimtarët e vetë do të gjinden në grop të thellë të asimilimit.

Kohëve të fundit, sidomos në diasporë muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%, por në lokalet Shqiptare ku tingëllonë muzika, aty këndohet dhe vallëzohet me këngë Rome, Turke, Arabe e quajtur Tallava, e shumë pakë Shqipe.

Këngëtarët nuk skuqen kur ti pyesish se pse e këndoni këtë Melos, por ata përgjigjen se populli po e donë dhe ne duhet ti servojmë, athua për ta ndaluar këtë tragjedi duhet të marrë masa populli apo muzicientët, edhe pse populli kërkonë muzicienti duhet të servojë këngë nga populli dhe melosi i tijë shqiptar.

Është edhe për tu habitur se edhe disa këngëtarë të Estradës Shqiptare kur të vijnë në Diasporë, këndojnë këngë të quajtur Tallava e cila në të vërtet është Melos Rom, dhe kur të kthehen në Kosovë e kritikojnë po këtë Melos, sot nuk këndohet për qejf apo për ti c`mallur gurbetqarët, por e gjitha është komercialitet.

Vecojmë një rast ku këngëtarja e Estradës Teuta Selimi në një lokalë në Zvicër, ku një i ri ia kërkoi këngën › Në Muzeun Historik › ajo u përgjegjë se unë nuk e këndoj këtë këngë, është turp i madhë për këtë soliste ku në Prishtinë mbahet soliste e Estradës, kurse në Diasporë nuk këndonë këngë Shqipe por Rome dhe Turke.

Po ashtu këngëtarët më së shumti që janë duke e shpërnda Shundin dhe Kiçin dhe Melosin Rom dhe qe këndojnë në çdo lokal këngë Tallava janë, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi, Meda, Mimoza Shkodra, Lumja, Valton Krasniqin, Duli, Xhemil Saliu dhe disa këngëtar të Estradës Shqiptare. A thua këta solist cka mendojnë për veten ose c`kombësie janë: Shqiptar, Rom, Turk apo dic tjetër. A mendojnë këta se një ditë vetë ndërgjegjëja e tyre do ti shkatërrojë.

Muzikën Rome këta janë duke e zhvilluar në mënyrë të madhe. Një numer të madhë të rinisë e kanë helmuar me këtë melos. Është turp i madhë cka bëjnë këta këngëtarë që po mundohen ta shkatërrojnë Melosin Shqiptar, por po të kishinë ekzistuar Organet Shtetërore për Mbrojtje Autoriale dhe keqpërdorim të këngës atëher nuk kishin mundur këtä këngëtar të vetëquajtur ta keqpërdorin këngën tonë Shqipe, por besoj dhe jamë i bindur se një ditë koha do ti gjykojë këta.
 

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 11-04-2006, 03:55:58
marre nga www.albanur.net
___________________ ___________________ ___________

NE TELEVIZION ZBAVITES - NE PERENDIM TALLAVA
 
Këngëtarët shqipëtarë me repertoar të pasur zbavitëso-popullor

Sunaj Rahimi: "Vetë fakti se këngëtarët herë hidhen si këngëtarë popullorë e herë si zbavitës, tregon për një joprofesionalizëm dhe jolojalitet ndaj muzikës për të cilën këngëtari është përcaktuar në fillim. Kjo gjë shkaktohet si tendencë e kohës më të re që të komercializohet arti."

Është fakt se estrada shqiptare, sidomos ajo zbavitëse, dita ditës po pasurohet me këngëtarë të cilët mundohen ta gjejnë vendin e tyre si "yje" në qiellin e madh muzikor. Shumica e këngëtarëve po prezentohen me videoklipa zbavitës të cilat më  tepër dëgjohen nga rinia dhe aspak nuk vlerësohen nga kritikët muzikorë. Nga njëra anë ata paraqiten si këngëtarë të muzikës zbavitëse me shumë videoklipe profesionalisht të punuara, ndërsa nga ana tjetër mund ti ndëgjojmë nëpër kafenetë anembanë botës me repertoarin e tyre të pasur të muzikës  popullore. Kur flasim për këta "këngëtarë\ re", flasim për emra që janë tani më kanë bërë emër kudo edhe pse janë të papërcaktuar në sferën muzikore. Lori, Mihrije Braha, Leonora Jakupi, Odeta etj. Janë vetëm disa nga emrat që tani më disa vite funksionojnë me të njëjtin ritëm.

"Ata të cilët pak hidhen si këngëtarë popullorë e pak si zbavitës, vetë ky fakt tregon për një joprofesionalizëm dhe jolojalitet ndaj muzikës për të cilën këngëtari është përcaktuar në fillim. Kjo gjë shkaktohet si tendencë e kohës më të re që të komercializohet arti."- thotë kantautori, Sunaj Rahimi.

Simbas tij muzika në trojet e Ballkanit  nuk sjell ndonjë profit të konsiderueshëm, prandaj alternativa për përmirësim të disa këngëtarëve është kjo, ku përmes spoteve të muzikës zbavitëse mundohen të dalin nga anonimiteti.

"Është fakt se muzika zbavitëse më tepër dëgjohet nga të rinjët. Muzika në përgjithësi më tepër prezentohet nëpër kafene dhe restorante ku ka tarife dhe bakshishe të majme. Në kafenetë tona është një fenomen bizar i muzikës, ku muzika më tepër shikohet se sa të dëgjohet."- thotë Rahimi.

Këngëtari Orhan Ibrahimi i cili është njëri nga të rallët këngëtarë në Maqedini dhe më gjërë që nuk e përkrah muzikën komerciale, thotë se problemi qëndron tek popullata që akoma nuk ka arritur të bëjë dallimin mes muzikës popullore, turbofolkut dhe asaj zbavitëse.

"Populli jonë nuk ka edukatë të mjaftueshme muzikore dhe preandaj nuk di të bëjë dallimin mes turbofolkut dhe muzikës zbavitëse. Këngëtarët këtë gjë e shfrytëzojnë dhe deklarojnë se gjoja këndojnë këngë zbavitëse. Këngëtaret si Gili, Adelina Ismaili, Soni etj. nuk këndojnë këngë zbavitëse. Ato këngë nuk janë as popullore por janë një turbofolk i vërtetë." - thotë rokeri, Orhan Ibrahimi.  

Ai gjithashtu tha se këngëtarë shqipëtarë që këndojnë këngë zbavitëse të pastra janë shumë të rallë dhe mund të numërohen në gishta.

Sipas vokalit të shkëlqyer shqipëtar, Mustafa Ymerit, shumica e këngëtarëve mendojnë se mund ti këndojnë të gjitha zhanret muzikore.

"Dikush për shkak të mjeteve financiare fillojnë të përziejnë apo të këndojnë në një zhanr tjetër që asnjëherë më parë nuk e kanë kënduar. Në të shumtën e rasteve ato variante janë me kohëzgjatje të shkurtër dhe mbarojnë me një dështim të këngëtarit të tillë."-thotë Tafa
 

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 12-04-2006, 05:17:54
Te nderuar forumist, cili eshte mendimi i juaj per Top 5 e kengetareve qe kane te vjedhura kenge nga muzika e huaj...Per mendimin tim kjo top list do te dukej keshtu:

1.Rovena Stefa
2.Soni Malaj
3.Gentiana Ismajli
4.Nora Istrefi
5.Bleona Qerreti


Urdheroni shprehni edhe ju mendimin tuaj per kete...

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 12-04-2006, 06:49:38
1.Rovena Stefa
2.Soni Malaj
3.Gentiana Ismajli
4.Bleona Qerreti



Per mua Nora Istrefi nuk duhet te jet ne liste mbase Nora ka vetem nje album.. ;) dhe ka huazuar vetem 1 ose 2 kenge.. :)
Ne liste duhet te jen keto kengetaret tjera qe kane me shume se 1 album dhe me shume se 10-15 kenge... :) ;) ku shumicen e kane te huazuar.. :D

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 12-04-2006, 06:58:14
-Ju lutem shkruani shqip!-

Ndryshuar nga Aida!
« Editimi i fundit: 12-04-2006, 07:04:13 nga Aida »

  • Postime: 93
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 12-04-2006, 14:47:02
po edhe ajo kenga e ADX qe eshte per drogen a nuk e di se perse, edhe ajo e kopjuar qe se e degjova nje dite diku ne nje film ate motivin.

  • Postime: 182
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 14-04-2006, 07:40:37
Ja edhe disa kengetare dhe Grupe muzikore qe kenget e tyre hite i kane vjedhur nga muzika e huaj:

Elita 5 - Me zuri policia ( e kopjuar nga muzika sllave)
Minatori- Mihane         ( e kopjuar nga muzika angleze- hiti Suzana)
Lumturije Kastrati- Tmirat i harrove ( e kopjuar nga muzika greke)
Elda - Diskoteka ( e kopjuar nga hiti rumun me te njejtin titull)

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 27-04-2006, 13:23:36
Dje ne rtk erleta hoti,raporton ndryshimet dhe fallsifikimet e kengeve te kenduara nag shqiptart/et
Keshtu ajo filloj me Rovena stefen ..turqisht shqip..Leonora jakupi;serbisht -shqip...adelina ismaili...serbisht -shqip...vertet ishte turp ta ndegjosh shysm muzike shqip gjysm serbisht... :( :-[

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 27-04-2006, 13:33:48
adelina ismaili...serbisht -shqip...vërtetë ishte turp ta ndegjosh shysm muzikë shqip gjysm serbisht... :( :-[

Me vjen keq për këngën e Adelines sepse nuk e kan thënë qe kjo këngë është e kopjuar nga këngëtarja bullgare .

Kënga ,, Qe 1 vjet e 7 ditë ,, është këngën origjinale e Adelina Ismajlit
Teksti - Adelina Ismajli ,
Muzika - Wirusi ,
Orkestrimi - Wirusi .


Këngëtarja bullgare e ka huazuar këtë këngë nga Adelina Ismajli dhe mbase dihen kushtet dhe rrethanat ne te cilët gjindet ligji për mbrojtjen e te drejtes se autorit nuk rrespektohet dhe Adelina nuk ka pasur ku te akohet për këtë gjë dhe e ka len siç është .
Një gjë dihet se kënga origjinale është e Adelina Ismajlit .

Jemi mësuar të themi se vetëm kengetaret tona huazojne nga gjuhët e huaja por nuk dim te tregojme se kush nga kangetaret e huaja huazojne nga gjuha shqipe . :)

Dihet edhe shumë mirë qe RTK-ja qe moti mundohet tja prish imixhin Adelines , duke e bojkotuar dhe duke e cenzuruar por nuk do tja arrij asnjëherë .

Për këtë gjë do të shihet edhe reagimi i Adelines ndaj kësaj .
Ndoshta do të këtë edhe ndonjë padi për thashetheme dhe te paverteta  ;)

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 27-04-2006, 13:56:41
Blet :)

Un nuk e di si shkojn gjanat ne muziken e sodit,por  ket e pash me syt  e mi dhe ne RTK;
Mue me m' ngu rtkja jav kisha cenzuru edhe kenget edhe videoklipet disave..?
Po meqe sjam ne rtk le t bajn qfar po bojn se vertet do kangatar/re se meritojn me u pa ne rtk-tv.
Un nuk e di a e ka  kendu adelina  apo ajo bugarka kangen e para por ,per ket duhet te pytet adelina edhe jo gazetaret udhheqse te politizojn kanget, e kengtarve ket te drejt  e ka gjdo kangtar ta mbron kangen e saj/tij se paku ne radiotelevizionet shqiptare,adelina le ta merr nje avokat..?nese ju esht ber e pa drejt ne rtk,e sa per bugarken qe e ka kendu kangen?ketu ikan fajet edhe disa shqiptar qe perkthejn kang bugare ne shqip greke ne shqip,turqe ne shqip,Keshtu esht kur  ska ligje ne Ministrin e Kultures dhe lun dhe keqpedor gjdo kush qka te doj dhe te fitoj nga biznesi serb ne kosov etj.

  • Postime: 25
  • Karma: +0/-0

#23 ne: 27-04-2006, 15:21:25
Oj blete punetore nuk eshte e vertet qfare thua aspak, se kjo eshte e vjedhur nga kengetarja bullgare origjinal, mirepo ka edhe kenge qe ata na i kane vjedh neve, tung

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 27-04-2006, 17:07:27
Une e thash te verteten ndersa ju mendoni qka te doni , keni me pa edhe rreagimin  ;)
Kurse sa i perket cenzurimeve ajo shihet qarte .
RTK-ja nuk e cenzuron vetem Adelinen dhe Zanfine por edhe shume e shume te tjere . ;)

dr.shprici une ate qe kam thene edhe e vertet edhe ate 100% , po nuk jan vetem kengetaret tona qe vjedhin , vjedhin edhe te huajat . Pse mendon qe ato bullgaret jan shume te talentuara se shqipetaret ? hmmmmm: hmmmmm:

Temat e fundit