×

Justin Bieber artisti i vitit ne “American Music Awards”

· 6 · 805

Justin Bieber artisti i vitit ne “American Music Awards”

· 6 · 805

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-11-2010, 10:25:57
Justin Bieber ishte protagonisti në “American Music Awards” duke fituar katër çmimet për të cilat aspironte, duke përfshirë këtu edhe “Artisti i Vitit”.



Kanadezi 16-vjeçar mori gjithashtu çmimin për albumin më të mirë të vitit (“My World”), për artistin mashkull më të mirë dhe për artistin e ri më të mirë.

“Kjo është e mrekullueshme, nuk mund të ndaloj buzëqeshjen. Nuk e di si është e mundur të fitoj këto çmime sepse kur isha tre vjeç këndoja këngë të Eminem dhe tani po marr çmime duke “e mundur” si rival”, u shpreh Bieber.

Usher mori çmimin si artisti më i mirë R&B dhe një çmim tjetër për albumin më të mirë soul/R&B (Raymond vs Raymond).

“Black Eyed Peas” u votuan si grupi më i mirë, Taylor Swift dhe Brad Paisley morën çmimin si artistët më të mirë të muzikës country, Rihanna si artistja më e mirë soul/R&B dhe së fundi “Muse” u cilësuan si grupi më i mirë rock/alternative. TCH
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 31-12-2010, 14:33:25
Kesaj i thone te te mbertheje fati per flokesh. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 05-01-2011, 12:13:05
Ket vit paskemi "Fatin" :D te shohim kete tipin edhe duke aktruar. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 17-11-2011, 15:06:25
Tërhiqet pretendimi për atësinë e Bieber

Dy javë pasi pretendoi se fëmija i saj është ngjizur me këngëtarin Justin Bieber, 20-vjeçarja Mariah Yeater tërhoqi të gjitha akuzat dhe kërcënimin për të dërguar çështjen në gjykatë.

Dy avokatët që përfaqësonin adoleshenten, kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje. Tërheqja vjen disa ditë pasi Bieber deklaroi se jo vetëm që është i gatshëm që t’i nënshtrohet testit të ADN-së, por edhe që do të padisë të renë për mashtrim dhe dëmtim të imazhit, nëse fëmija nuk do të rezultojë i tiji.

Yeater shokoi fansat e Bieber dhe të së dashurës së tij Selena Gomez, kur pretendoi se kishte ngelur lindur fëmijën e 17-vjeçarit, pas një kontakti seksual të ndodhur pas përfundimit të një koncerti në muajin tetor.

Në një intervistë në një program televiziv amerikan një javë më parë, 20-vjeçarja pati deklaruar: “Me sa duket, ai pati një pëlqim me shikim të parë ndaj meje dhe sapo u afrova, më pyeti nëse do ta kisha problem të shkonim diku ku mund të qëndronim vetëm”. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#4 ne: 17-11-2011, 22:22:01
So...shume zhurme per asgje..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#5 ne: 18-11-2011, 08:24:36
WTF...he sucks.....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super