×

Kënga më e dëgjuar në botë

· 3 · 657

Kënga më e dëgjuar në botë

· 3 · 657

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-01-2012, 14:34:26
Një ekip akademikësh, i drejtuar nga psikologu Daniel Mullensiefen i universitetit Goldsmiths të Londrës, ka dalë në përfundimin se kënga “We Are The Champions” e kënduar nga grupi Queen është më e dëgjuara e të gjitha kohërave.

Studiuesit i kanë dhënë vullnetarëve mijëra këngë duke vëzhguar më pas reagimet e tyre dhe duke bërë një listë me 100 këngët që ngjallin më shumë emocion tek dëgjuesit.

Për doktor Mullenfeisen, muzika është “matematikë, shkencë e teknologji” dhe që një këngë të ketë sukses janë të nevojshëm faktorë si ritmi dhe zëri mashkullor.

Ja 10 këngët më të dëgjueshme në botë:

1- We are the Champions, Queen (1977)
2 – Y.M.C.A, The Village People (1978)
3 – Fat Lip, Sum 41 (2001)
4 – The Final Countdown, Europe (1986)
5 – Monster, The Automatic (2006)
6 – Ruby, The Kaiser Chiefs (2007)
7 – I’m Always Here, Jimi Jamison (1996)
8 – Brown Eyed Girl, Van Morrison (1967)
9 – Teenage Dirtbag, Wheatus (2000)
10 – Livin’ on a Prayer, Bon Jovi (1986).

(d.b/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 11-01-2012, 14:52:14
Nga Queen, mendoja qe me e degjuara eshte "Bohemian Rhapsody".


Y.M.C.A, The Village People dhe Teenage Dirtbag, Wheatus me duken shume annoying. :-[ :D


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#2 ne: 09-02-2012, 18:23:01
Nga ato 10 vetem ajo e Bon jovi me pelqen.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super