×

Këngëtarët eksperimentalë

· 1 · 431

Këngëtarët eksperimentalë

· 1 · 431

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-10-2011, 10:19:31
Tendencat e fundit muzikore dhe këngëtarët “eksperimentalë” që pushtojnë ekranet e televizioneve muzikore në Shqipëri, u vendosën në qendër të vëmendjes së emisionit të Pasdites, në një studio ku ishin të ftuar vokalisti i grupit “Burn”, Renis Gjoka, personazhi i “Big Brother 3”, Bertina Mehmeti dhe Aulona Musta, kryeredaktore e gazetës “rozë”, "Paloma" Aulona Musta.

Pasi dëgjuan një videoklip të një këngëtari relativisht të panjohur si “Mentor D.”, Gjoka u shpreh se “nuk është faji i tij, pasi çdo njeri duhet ta ketë të drejtën të dalë dhe të provojë talentin e tij në çdo fushë të jetës. Ajo që dua të them, është që faji këtu është i producentëve, i televizioneve muzikore, i shkruesve të teksteve, i atyre që bëjnë klipet dhe të gjithë të tjerëve, të cilët bëjnë këta njerëz të mendojnë se janë këngëtarë. Personalisht, s’kam asgjë ndaj këtij këngëtari, madje më duket një djalë i mirë, i mashtruar nga të tjerët”.

Nga ana e saj, kryeredaktorja e gazetës “Paloma”, u shpreh e “irrituar” që dëgjon këngë të këtij niveli, ndërsa ironizoi duke thënë se në ditët e sotme, “kushdo me para mund të bëhet këngëtare”. Ajo risolli në vëmendje një editorial të botuar në gazetën e saj, në të cilin ironizonte me atë që ndodh në muzikën shqiptare.

Intervista e Mentor D.: Nuk kam patur ndonjë lidhje me shkollën

Top Channel – Si ka qenë pritja që publiku i ka rezervuar hitit tuaj, “Hot summer”?
Mentor D. – Pritja nuk ka qenë edhe aq e mirë, kënga nuk është bërë aq popullore sa prisja, mbase edhe për shkak të tekstit.
Top Channel – Nga iu erdhi frymëzimi për këtë tekst?
Mentor D. – Thjesht duke menduar, sepse kam bërë tekste për të tjerë dhe për vete, doja të bëja diçka të veçantë.
Top Channel – Na trego pak për element të tjerë artistikë që e sjellin klipin në duart e publikut. Elementi femëror, është shumë i pranishëm në veprën tënde.
Mentor D. – Vajzat, dmth, në verë në plazhe gjithmonë ka femra. Dhe në pishina ka gjithashtu. Kur flasim për një “hot summer”, flasim për gjithçka hot, çdo gjë të nxehtë.
Top Channel – Çfarë nënkupton ti me këtë nxehtësi, me këtë “hot look” që përmendni?
Mentor D. – Asgjë të veçantë.
Top Channel – Me kë ke bashkëpunuar për klipin, drejtor fotografie, koreografi, skenografi dhe të gjithë të tjerat?
Mentor D. – Tani, kam bashkëpunuar me Loshin, emrin e vërtetë nuk e di a duhet t’ia përmendim.
Top Channel – Përse keni zgjedhur ju për emër arti të quheni Mentor D.?
Mentor D. – Ishte thjeshtë ideja e producentëve të videos.
Top Channel – Po përsa i përket formimit tuaj muzikor?
Mentor D. – Deri tani, nuk është se kam patur ndonjë lidhje me shkollën.
Top Channel – Preferon të fusësh në këngët e tua fallset dhe teknika të tjera të rafinuara të këndimit?
Mentor D. – Po, patjetër. Sa herë të jetë vendi, përpiqem t’i fus. Çdo notë muzikore, në qoftë se është në harmoni, për mua pranohet.
Top Channel - Lady Gaga i quan fansat e saj monstra të vegjël. Ti si do t’i quaje?
Mentor D. – Absolutisht si miqtë e mi më të mirë.
Top Channel – Kënga jote e prefuar, cila është?
Mentor D. – Eminem, “I am not afraid”.
Top Channel – Cilës rrymë mund të themi që i përket muzika jote?
Mentor D. – Nuk e di, mbase “house”, pak tallava, pak popullore. /top channel

Pasdite në TCH, këngëtarët eksperimentalë - Top Channel Albania - News - Lajme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super