×

KKRT ndalon transmetimin e këngës “High” të Baba Stars

KKRT ndalon transmetimin e këngës “High” të Baba Stars

· 2 · 482

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-02-2012, 00:12:52
 Vetëm dy javë pasi suplementi “Bluetooth” publikoi një lajm mbi videon “High” të Baba Stars, duket se lajmi nuk ra në vesh të shurdhët. I menjëhershëm ka qenë reagimi i KKRT-së që sipas një njoftimi për shtyp bën të ditur ndalimin e transmetimit të këtij klipi nga televizionet muzikore shqiptare.

Sipas Drejtorisë së Programeve në KKRT, arsyeja e ndalimit të transmetimit të klipit ka të bëjë kryesisht me mesazhin keqedukues që përcjell.

“Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij videoklipi cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja. Në videoklip paraqiten të mbjella me lëndë narkotike ku bëhet thirrje për konsumimin e saj. Teksti i këngës bën thirrje për, konsumimin e “hashashit”, dhe e paraqet një veprim të tillë, si një gjest për t’u marrë shembull”-shkruhet në njoftimin për shtyp.

Sipas KKRT-së, transmetimi i kësaj videoje ka shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive. I parashikuar nga Neni 36, i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, ku përcaktohet se: “Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, ...të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve...”. Në fakt, mesazhi i klipit të djemve të Baba Stars, është një promovim i hapur i konsumimit të hashashit, për të mos thënë që teksti i këngës i ngjan një himni dedikuar një lënde narkotike që deri më sot ligjërisht në Shqipëri është i ndaluar të konsumohet. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit në Kosovë, të cilët kanë dalë gjithashtu në një deklaratë për shtyp kundër transmetimit të kësaj videoje.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 06-02-2012, 00:15:51