×

Kujdes me muzikën e lartë, humbni dëgjimin

Kujdes me muzikën e lartë, humbni dëgjimin

· 2 · 576

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-12-2011, 16:40:15
Të dëgjosh muzikë me Mp3, mund të jetë më e dëmshme nga sa mendohet. Pas alarmit të publikuar në vitin 2006 nga mjekët amerikanë, një studim i fundit i përbashkët nga Universiteti i Miçiganit dhe Kalifornisë, konfirmuan frikën e ekspertëve.

Studimi tregoi se dëgjimi i muzikës me tone të larta nga të rejat dhë të rinjtë, jo vetëm ka tendencë t’i dobësojë dëgjimin, por përbën rrezik për humbjen e tij. Me kalimin e kohës, zhurma mund të dëmtojë qelizat e veshit të brendshëm që të transformon valët e sinjalet elektrike në tru.

Për të demostruar testet e tyre, shkencëtarët amerikanë kanë testuar dëgjimin e 4,500 njujorkezëve, përdorues të rregullt të transportit publik, duke zbuluar – jo çuditërisht – që 10% e kampionit kishte përjetuar nivele të larta të shqetësimit të shkaktuara nga autobusi dhe zhurmës së rrugëve në përgjithësi.

Por jo më pak u zbulua se burimi kryesor i shqetësimit të tyre, ishte nga muzika e luajtur nga Mp3. /shekulli

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 27-12-2011, 13:55:16
Më keq rock-u për dëgjimin se zhurma e fabrikës

Test mbi 4500 persona në New York, volumi i lartë i kufjeve prodhon stress, humbje të gjumit dhe sëmundje të zemrës

Lexuesit mp3 të muzikës, janë më të dëmshëm për veshët tanë se zhurmat që dëgjohen në rrugë ose në vendet e punës.

Një studim i Universitetit të Michigan konfirmojnë dyshimet e ekspertëve, muzika me volum të lartë, është një rrezik i madh për dëgjimin, me një përqindje rreziku më të lartë se nga ajo e shkaktuar nga zhurma e trafikut ose e vendit të punës.

Studimi ka krahasuar dëmet e shkaktuara nga dëgjimi i iPod me zhurmën e një jet-i në ngritje.

(ar.si/BalkanWeb)