×

Luan Zhegu - Do i rikthej Tiranës këngën...

· 2 · 478

Luan Zhegu - Do i rikthej Tiranës këngën...

· 2 · 478

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-12-2011, 15:06:37
Luan Zhegu/Do i rikthej Tiranës këngën dhe humorin tradicional...

Nga Agron SEJAMINI

Ka ngjallur reagim, këto ditët e fundit, komandimi i Luan Zhegut si drejtor i Qendrës Kulturoro-Artistike të kryeqytetit. Dikush këtë gjest dinjitoz të kryebashkiakut Basha e paragjykoi. Thonë se këtë gjë e bëri për të fituar pikë (?!). E çuditshme kjo logjikë, kur tashmë Lulzim Basha nuk ka nevojë për pikë, pasi ka fituar gjithçka. Kur duhet të pohojnë të vërtetën, se edhe ky rast i bashkëngjitet angazhimit të tij të madh, për të sjellë ndryshimin e dëshiruar dhe të gjithanshëm për qytetarët e Tiranës. Një zgjidhje më se ideale për të bërë realitet edhe në këtë fushë, programin elektoral të kryebashkiakut. Luan Zhegu jo vetëm që është një artist i madh, por mbi të gjitha është një qytetar fisnik dhe i respektuar tiranas. Është në nderin e Tiranës që në krye të artit dhe të kulturës të jetë ky bir i dalë nga një familje autoktone. Për më tepër, një artist i tejpëlqyer nga artdashësit shqiptarë. Si për të mbyllur gojët e liga, jo pak dëshmon dhe e ndihmon edhe përvoja pozitive e arritur në ato gjashtë vjet që drejtoi minibashkinë 9. Qytetarët e zonës së tij, nuk i thërrasin në emër, por vazhdojnë ta përshëndesin me shqiptimin mirënjohës: "Kryetar". Mbase nuk ua zgjidhi të gjitha shqetësimet dhe problemet që ata patën, por ama i dëgjoi dhe respektoi. Që në ditët e para të detyrës si kryetar, sakrifikoi një dhomë të zyrave të minibashkisë. Vendosi aty sistem ngrohjeje dhe freskimi, stola dhe karrige për t'u ulur qytetarët. Ndërkohë që urdhëroi punonjësit e tij, për t'u dhënë përgjigje qytetarëve brenda tre-katër minutave. Nuk rreshti së prituri në zyrën e tij dhjetëra bashkëqytetarë, pa bërë asnjë dallim, sepse halli nuk ka ngjyrim partiak. Edhe natë pa gjumë ka kaluar mes tyre në ato ditë kur riparoheshin gjeneratorët e djegur. Nëse në skenë merrte duartrokitjet, këtu synonte falënderimet. Edhe tani e ndalojnë në rrugë qytetarë që nuk i njeh duke i thënë: "- Të jam mirënjohës për nderin që më ke bërë...". Dhe as vetë nuk kujtohet se çfarë ndihme i ka ofruar atij qytetari. Prandaj dhe aq herë sa kandidoi, fitoi!
Tashmë, ndjehet edhe më i emocionuar dhe i obliguar. Nuk do i shërbejë një lagjeje, por një kryeqyteti. Ndjehet me fat që do të drejtojë institucionin, ku siguroi suksesin e karrierës së tij artistike, por... edhe më shumë i kërkohet të bëjë tani. Një institucion që edhe në emërtim nuk ka funksionuar ashtu si duhej të ishte. Është njohur me teatrin "Metropol", kur ky është vetëm një nga sektorët përbërës të këtij institucioni. Duke lënë në hije dy sektorët e tjerë, Cirkun Kombëtar dhe Teatrin e Fëmijëve. Për të dalë pastaj te motivi kryesor. Do që në një kohë sa më të shkurtër t'i kthejë kësaj themelie të qeshurën dhe këngën që ka buruar ndër vite. Vizioni i tij mbetet gjallërimi i varietesë shou. Mezi pret të shijojë dyndjen e artdashësve në këto ambiente. Dhe ia kanë nisur punës... Janë duke përgatitur një koncert me humor, këngë dhe numra cirku që do të shfaqet para Vitit të Ri. Ndërkohë, në janar do të jepet premiera e parë variete. Si dikur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 21-12-2011, 09:29:03
Me ata kengetar qe keni............... ...........good luck :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super