×

Mbyll sytë Pavlina Nikaj, pionierja e këngës së lehtë

· 1 · 456

Mbyll sytë Pavlina Nikaj, pionierja e këngës së lehtë

· 1 · 456

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-10-2011, 00:07:17
Mbyll sytë Pavlina Nikaj, pionierja e këngës së lehtë

Mbyll sytë këngëtarja e ish-Estradës së Tiranës, Pavlina Nikaj. E cilësuar si një nga ikonat e artit shqiptar, dhe “pioniere” e interpretimit të muzikës së lehtë shqiptare, Pavlina Nikaj u nda sot nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Me një zë altoje, të qartë, të purpurt, të fuqishëm dhe shumë emocional, Nikaj interpretoi me shumë sukses këngë të lehta të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, madje shumë kompozitorë i shkruajtën këngë të reja posaqërisht zërit të saj.

Pavlina Nikaj lindi në qytetin e Korçës në 15 maj të vitit 1931. Për herë të parë, ka kënduar në vitin 1945 në korin e sindikatave në Korçë, më vonë në Radio Korça. Në vitin 1950 u caktua këngëtare profesioniste pranë Ansamblit të Ushtrisë, ndërsa në vitin 1957 kaloi këngëtare profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës ku këndoi afro 20 vjet. Ne repertorin e saj, shënohen këngë që kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare si: “Udhët e lumturisë”, “S’të harroj”, “Kënga ime të kushtohet ty”, “Një lule”, “Kujtim i shtrenjtë”, “Çpo dremit liqeni i kaltër”, “Midis gushës ke një pikë”, “Autobusi”, “Kujtimet e studentit”, “Shtëpia e pushimit”, “La Paloma”, “Me duar të arta”, “Gaz zemra ime”, “Trëndafil mos u zemëro”, etj.

Dalja e saj e fundit në skenë është recitali i saj në vitin 1986 në ish-Estradën e Tiranës, me regjisor Kosta Kamberin. Pavlina Nikaj është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë me urdhrin “Naim Frashëri” i argjendtë në vitin 2005, ndërsa në vitin 2005 u nderua me titullin “Qytetare Nderi”. Këngëtarja Pavlina Nikaj, së bashku me Anita Taken dhe Pjetër Gjergjin, mund të konsiderohen si “pionierët” e interpretimit të muzikës së lehtë shqiptare. Homazhet në nder të këngëtares Pavlina Nikaj do të zhvillohen në ditën e premte, ora 10:00-12:00, në Teatrin e Metropolit.
(s.g/balkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super